• Ka mbaruar
Epoka e trazirave - Aventura ne nje bote te re, Alan Greenspan
  • Epoka e trazirave - Aventura ne nje bote te re, Alan Greenspan

Epoka e trazirave, aventura në një bote të re, Alan Greenspan

SKU001570
Botimet Dudaj

"Epoka e trazirave" është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.

19,82 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Epoka e trazirave, aventura në një bote të re
Origjinali: The Age of Turbulence
Gjinia: Ekonomi
Autori: Alan Greenspan
Shqipëroi: Aristotel Pano
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 612
Pesha: 0.881 kg
ISBN: 978-99943-0-183-6

Mbi librin

"Epoka e trazirave" është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.

Duke ndjekur harkun e jashtëzakonshëm të udhëtimit të jetës së tij për më shumë se 18 vjet si kryetar i bordit të Rezervës Federale, në pjesën e dytë të librit "Epoka e trazirave", dr. Greenspan-i ndërmerr një udhëtim të shkëlqyer në horizontin e ekonomisë globale. Mishërim i thelbit të një jete plot urtësi dhe mprehtësi, si dhe i shprehjes elegante të një botëkuptimi koherent, "Epoka e trazirave" do të mbetet një trashëgimi vetjake dhe intelektuale e Alan Greenspan-it.

Komente mbi librin

"Kujtimet më të mahnitshme të një njeriu të brendshëm të Uashingtonit, që nga kujtimet e Katharine Grahamit para një dekade...Joshja e librit të Greenspan-it lidhet pikërisht me autoportretin e tij...Ai është një nga personalitetet më interesantë në historinë e demokracisë sonë."

Michel Kinsley, The New York Times Book Review

"Zbavitës dhe mendjemprehtë... Greenspan-i është një orakull mjaft i zgjuar për ta pranuar atë që nuk e di...Një përulësi e tillë, që vjen nga një njeri aq i fuqishëm sa Greenspan-i, të çarmatos me çiltërsinë e saj, sikurse edhe ky libër interesant dhe mësimdhënës."

Chuck Leddy, The Boston Globe

"Lexuesit do të kuptojnë se përsiatjet e dokumentuara të Greenspan-it të vënë shumë më tepër mendime se kujtimet e rëndomta të Uashingtonit."

Michael Mandel, Businessweek

Detajet e librit
SKU001570

Referencat specifike

isbn
9789994301836
ean13
9789994301836
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001977

Botuesi: IDK

Historia e ekonomise, John Kenneth Galbraith

John Kenneth Galbraith, ish profesor në Universitetin e Harvardit dhe drejtor i Akademisë Amerikane të Arteve e Letrave dhe Shoqatës Amerikane të Ekonomisë, është autori i 31 librave gjatë pesë dekadave të fundit, dhe ka marrë grada honorifike mes të tjerash nga Universiteti i Harvardit, Oksfordit, Parisit, Torontos dhe ai i Moskës.
8,92 CHF
More

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
4,95 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
19,82 CHF
More

Referenca: 2485

Botuesi: IDK

E nxehte, e rrafshet dhe e mbipopulluar, Thomas Friedman

Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet vazhdimisht në shenjë. Përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme... por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
9,91 CHF
More

Botuesi: UET Press

Anatomia e një krize financiare 2008-2018, Adrian Civici

Cili është fajtori? Përse është pothuajse e pamundur të parashikohet një krizë financiare? Janë të paaftë ekonomistët, financierët apo politikanët? Është faji i kapitalizmit liberal dhe politikave derregulluese? Çfarë interesash e lobesh fshihen mbrapa krizave financiare?
14,86 CHF
More

Botuesi: UET Press

Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus

Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe:...
7,43 CHF
More

Botuesi: Minerva

Irracionalitet i parashikueshëm, Dan Ariely

Ekonomisti i sjelljes në MIT, Dan Ariely, përmes një serie eksperimentesh informuese dhe shpeshherë surprizuese, e hedh poshtë supozimin e zakonshëm se ne sillemi në mënyra krejtësisht racionale. Ariely, i cili ndërthur përvojën e përditshme me kërkimet novatore, na shpjegon se si pritshmëritë, emocionet, normat sociale dhe forca të tjera të padukshme dhe...
14,86 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner

Në këndvështrimin e Levitt – it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan kaq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë?
11,89 CHF
More

Botuesi: UET Press

Kombi që u lind, Dan Senor, Saul Singer

Libri "Kombi që u lind" me autorë Dan Senor dhe Saul Singer është një dritare e mrekullueshme për të parë në brendësi, dhe kuptuar në thelbin e saj, pikërisht këtë mrekulli ekonomike, që i ka rrënjët tek inovacioni, teknologjitë e reja dhe start – up, këtë karakteristikë specifike speciale të një populli mjaft inovativ e largpamës në modelin dhe...
8,92 CHF
More

Botuesi: CUNEOS

Kushtetuta e lirisë, F. A. Hayek

Një nga filozofët më të rëndësishëm të ekonomisë, me këtë libër kontribuoi në valën e madhe të liberalizmit ekonomik të njohur si epoka Thatcher-Reagan dhe që duket se përfundoi me kolapsin financiar të vitit 2008. 
12,88 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001469

Botuesi: UET Press

Miti mbi krizat dhe fundin e tregut, Selami Xhepa

Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU001705

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".
14,86 CHF
More

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.
7,93 CHF
More