
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
Titulli: Fundi i varfërisë, Mundësitë ekonomike të kohës sonë
Origjinali: The end of poverty: Economic possibilities for our time
Gjinia: Ekonomi
Autori: Jeffrey D. Sachs
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2010
Fq. 430
Pesha: 0.72 kg
ISBN: 978-999-56-808-4-8
Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash. Ai ka këshilluar një pafundësi udhëheqësish botërorë dhe institucione ndërkombëtare mbi sfidat që krijojnë hiperinflacioni, epidemitë, tranzicioni postkomunist dhe varfëria ekstreme. Tani, më në fund, ai përshkroi gjithçka që ka mësuar nga njëzet e pesë vite punë për të na dhënë një vizion unik për nga informacioni, mbi sekretet e suksesit ekonomik në botën e sotme dhe hapat që duhet të ndërmerren për të krijuar mirëqënie për të gjithë.
Duke kombinuar tregimin plot gjallëri dhe pasion me një analizë të thellë dhe të fortë, Jeffrey Sachs paraqet fillimisht te Fundi i varfërisë një hartë të qartë konceptuale të ekonomisë botërore. Ai shpjegon se pse, gjatë dyqind viteve të fundit, pasuria është ndarë nëpër planet dhe pse vendet e varfëra kanë dështuar në përmirësimin e pjesës së tyre.
Ai shpjegon se si mund të arrihet në një diagnozë të thelluar të sfidave ekonomike të një vendi dhe mundësitë mes të cilave ky vend duhet të zgjedhë. Ai i udhëheq lexuesit përmes të njëjtit shteg mësimor që ai ka përshkuar vetë, duke na treguar ngjarjet e punës së tij në Bolivi, Poloni, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë si një mënyrë për t'i marrë lexuesit me vete te kuptimi i thelluar i sfidave me të cilat u përballën vendet në zhvillim në anë të ndryshme të botës.
Në fund, ai ofron një grup të integruar zgjidhjesh për problemet e ndërthurura politike, ekonomike, mjedisore dhe shoqërore, të cilat sfidojnë shoqëritë më të varfëra të botës dhe në të vërtetë pengojnë të gjithë botën. Më në fund, Fundi i Varfërisë u jep mundësi lexuesve jo vetëm të kuptojnë se sa i rëndë është problemi i varfërisë, por edhe se sa i zgjidhshëm - si dhe shpjegon se pse kryerja e të gjitha përpjekjeve për këtë qëllim është sa detyrim moral, aq edhe interes strategjik për vetë vendet e pasura. Një vepër me vizion mahnitës intelektual, rezultat i një eksperience të paprecedent mbi botën reale, Fundi i Varfërisë është një udhërrëfyes për një botë më të sigurt dhe më të lumtur për të gjithë ne.
Jeffrey D. Sachs është Drejtor i Institutit të Tokës në Universitetin e Kolumbias dhe Këshilltar i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Ai është i mirënjohur në të gjithë botën për punën e tij si këshilltar ekonomik për qeveritë në të katër anët e planetit.
"Jeffrey Sachs është një fenomen i rrallë: ekonomist akademik, i famshëm për teoritë e tij mbi arsyet pse disa vende janë të varfra dhe disa të pasura, por gjithashtu i famshëm për punën e tij praktike të suksesshme për të ndihmuar që vendet e varfra të bëhen më të pasura. Në këtë libër të pritur me padurim, mahnitës, të shkruar qartë dhe me pasion, ai shfrytëzon përvojën e tij për të propozuar përgjigje për vendimet e vështira që bota ka përpara."
Jared Diamond, autor fitues i Çmimit Pulitzer për librin Armët, Mikrobet, dhe Çeliku e Rënia
"Po, Jeff Sachs është ëndërrimtar, por ëndrrat e tij burojnë jo vetëm nga idealizmi por edhe nga analiza e mirë dhe përvoja mbresëlënëse. Nëse interesoheni për zhvillimin ekonomik dhe për të varfërit në botën në zhvillim, atëhere ky libër është i detyrueshëm."
Ernesto Zedillo, ish-President i Meksikës
"Profesor Sachs na ka dhënë një vizion të fuqishëm dhe nxitës për zhdukjen e varfërisë në botë deri në vitin 2025. Analiza dhe përfundimet e Sachs-it janë të mbushura me gjithë përvojën praktike të 20 viteve në terren - duke punuar në dhjetra vende në të gjithë rruzullin për t'i hapur rrugë zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies."
George Soros, financier dhe filantropist
"Jeffrey Sachs trajton sfidat thelbësore për të gjithë ne: Ai u flet mendjeve dhe zemrave tona - nga përvoja e tij e gjerë e një botë të gërshetuar. Nga zëri i tij bindës burojnë arsyeja dhe premtimi."
Gro Harlem Brundtland, ish-Kryeministre e Norvegjisë dhe Drejtore e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
"Zhvillimet e kohëve të fundit të shkencës moderne dhe teknologjisë na kanë mbushur me shpresë se varfëria kronike nuk ka pse të jetë fati i pashmangshëm i pjesës më të madhe të racës njerëzore. Libri i Profesor Sachs-it na jep një pamje të qartë të suksesit të arritur në këtë drejtim në shumë vende në zhvillim dhe pajis me mësime të dobishme të gjithë zbatuesit e politikave për çrrënjosjen e varfërisë dhe zhvillimin ekonomik."
Manmohan Singh, Kryeministër i Indisë
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU001117
Botuesi: Botimet Dudaj
Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.
Referenca: SKU001570
Botuesi: Botimet Dudaj
"Epoka e trazirave" është përballja e pakrahasueshme e Alan Greenspan-it me botën e sotme financiare, çka lidhet ngushtë me përvojën vetjake dhe punën për drejtimin e ekonomisë globale për një kohë më të gjatë dhe me më shumë efektivitet se çdo figurë tjetër e gjallë.
Referenca: SKU001705
Botuesi: OMBRA GVG
Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".
Referenca: 2485
Botuesi: IDK
Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet vazhdimisht në shenjë. Përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme... por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
Reference: SKU001157
Brand: UET Press
Title: Kriza financiare apo globale?Category: EconomicsAuthor: Adrian CiviciPublisher: UET PressYear: 2010Pgs. 307Weight: 0.45 kgISBN: 978-99956-39-25-9
Reference: SKU001977
Brand: IDK
Title: Historia e ekonomisëOriginal: Economics in perspektiveCategory: EconomicsAuthor: John Kenneth GalbraithAlbanian translator: Gramoz PashkoPublisher: IDKYear: 2005Pgs. 380Weight: 0.471 kgISBN: 978-99943-641-4-6
Reference: SKU000776
Brand: Te tjere
Title: Pasuria e KombeveOriginal: Wealth of nationsCategory: EconomicsAuthor: Adam SmithAlbanian translator: Gjergj PeçiPublisher: IPLS&DITA 2000Pgs. 288Weight: 0.35 kg
Reference: SKU001469
Brand: UET Press
Title: Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut"Original: Miti mbi krizat dhe "fundin e tregut"Category: EconomicsAuthor: Selami XhepaPublisher: UET PressYear: 2010Pgs. 90Weight: 0.14 kgISBN: 978-99956-39-31-0
Brand: IDK
Title: Triumfi i parasë, një histori financiare e botësOriginal: The Ascent of Money, a financial history of the worldCategory: Finance, historyAuthor: Niall FergusonAlbanian translator: Krenar HadëriPublisher: IDKYear: 2013Pgs. 424Weight: 0.491 kgISBN: 978-9928-136-9
Clason i rikthehet Babilonisë, ku nënvizon se janë ndërtuar themelet e sistemeve tona dhe besimet monetare.
Reference: SKU002010
Brand: Helga's Secrets
Title: Ese mbi parimin e popullsisëOriginal: An essay on the Principle of PopulationCategory: EconomyAuthor: Thomas MaltusAlbanian translator: Alfred CakoPublisher: Helga's SecretsYear: 2010Pgs. 176Weight: 0.225 kgISBN: 978-99956-816-0-9
Reference: SKU001171
Title: 7 zakonet e njerëzve të suksesshëmOriginal: Seven Habits of Highly Effective PeopleCategory: BusinessAuthor: Stephen R. CoveryAlbanian translator: Xhadi GjanaPublisher: Elta BSYear: 2007Pgs. 424Weight: 0.501 kgISBN: 978-9951-8688-2-2
Reference: 2827
Brand: UET Press
Title: Economicus, Tregjet financiare, nr. 5Original: Economicus, Tregjet financiare, nr. 5Category: Scientific paperEditor: Adrian CiviciPublisher: UET PressYear: 2009Pgs. 264Weight: 0.409 kg
Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.