• Banner

  • Ka mbaruar
Kriza financiare apo globale, Adrian Civici
  • Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare që tronditi botën, por edhe ndikimin që ajo pati në Shqipëri.

9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kriza financiare apo globale?
Gjinia: Ekonomi
Autori: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 307
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-99956-39-25-9

Mbi librin

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare që tronditi botën, por edhe ndikimin që ajo pati në Shqipëri.

Kështu lexuesi do të njihet me këndvështrimin personal të autorit sesi është përcjellë kriza në Shqipëri, se si është reaguar ose nuk është vepruar në përputhje me sinjalet e saj, se çfarë mund të bëhej duke parë eksperiencat dhe rekomandimet që jepeshin çdo ditë nga institucionet e specializuara, sesi në mjaft raste politika dhe politikanët kërkonin më shumë të përfitonin nga kriza sesa të përfshiheshin seriozisht në gjetjen e zgjedhjeve optimale.

Analizat dhe refleksionet e këtij libri, vec të tjerash, kanë meritën se na sjellin edhe atmosferën mbizotëruese ekonomike-financiare së bashku me qëndrimet që mbajtën ndaj krizës organizmat ndërkombëtarë, analistët e ekspertët, qeveritarë e politikanë, duke e bërë më të plotë kuadrin e analizës.

Libri është i organizuar në 10 kapituj dhe në disa prej tyre synohet t'i jepet përgjigje një pyetjeje konkrete si psh: "Euro apo dollari, cfarë fati i pret?"; "Ekonomistët të shqetësuar :përgjegjës apo shpëtimtarë të krizës?"; "A po shkohet drejt një qeverisjeje globale";"A na duhet përsëri FMN-ja?", ndërsa në disa të tjera reflektimet kanë ardhur në formën e konstatimeve si psh : "Kapitalizmi shqiptar- drejt fundit të modelit ekonomik të tranzicionit", "Roli i bankave qëndrore në menaxhimin e krizave", "Kapitalizmi në pikëpyetje", "Kriza dhe gjeopolitika e naftës", etj.

 

Detajet e librit
UET Press
SKU001157

Referencat specifike

isbn
9789995639259
ean13
9789995639259
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.

Çmimi 7,93 CHF
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Koliqi

7 strategji për pasuri dhe lumturi, Jim Rohn

Parimet që ai na ka mësuar nuk janë vetëm të atilla që të ndryshojnë jetën, por janë vërtet të përjetshme. Me këtë nënkuptoj që funksionojnë vërtet. Një ndër gjërat që unë mendoj për të vërtetat e mëdha është se ato vlejnë përtej kohës dhe i rezistojnë asaj.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Çdo shtet për vete, Ian Bremmer

Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rruga dhe ëndrra, Wang Shi

Libri "Rruga dhe ëndrra" na jep ide të pakrahasueshme në lidhje me udhëheqjen e një kompanie drejt suksesit në rrethanat më sfiduese. Wang Shi themeloi atë çka do të bëhej një prej kompanive më të suksesshme të botës të pasurive të patundshme – dhe ai e bëri këtë gjë gjatë foshnjërisë së kapitalizmit kinez e cila, sipas çfarëdo standardi, ka qenë një kohë...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Bursa dhe tregu i letrave me vlerë në Shqipëri, Elvin Meka

Pjesa dërrmuese e materialeve, eseve dhe analizave që janë pasqyruar në këtë libër bazohen në fakte, probleme e situata konkrete në Bursën e Tiranës, banka tregtare, vendime të qeverisë shqiptare, zhvillime menaxheriale e strategjike në korporata të ndryshme, segmente e institucione të tregjeve financiare e monetare etj.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjenikonomia, Steven D. Levitt, Stephen J. Dubner

Në këndvështrimin e Levitt – it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan kaq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë?

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Shteti apo tregu, Adrian Civici

Autori ngre një pyetje të rëndësishme për lexuesit dhe bën një analizë të shtjelluar të situatës ekonomike dhe të modeleve më të suksesshme të saj në vendet e zhvilluara dhe në ata në zhvillim. Sugjerimet janë të qartat për këto modele.

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Arritja Maksimale, Brian Tracy

Do të mësoni ide, koncepte dhe metoda të përdorura kudo nga njerëz shumë të suksesshëm në çdo fushë. Do të mësoni si të çlironi potencialin tuaj individual drejt madhështisë personale. Do të bëheni menjëherë më pozitiv, bindës dhe i përqendruar fuqishëm në çdo gjë që bëni. 

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Manifest për lumturinë, Stefano Bartolini

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë, po qe se i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)