Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Zhvillimi si liri, Amartia Sen
  • Zhvillimi si liri, Amartia Sen

Zhvillimi si liri, Amartya Sen

SKU001117
Botimet Dudaj

Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.

92,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Zhvillimi si liri
Origjinali: Development as freedom
Gjinia: Ekonomi
Autori: Amartya Sen
Shqipëroi: Petraq Pojani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2009
Fq. 432
Pesha: 0.49 kg
ISBN: 978-99943-0-140-9

Mbi librin

Amartya Sen është një ekonomist indian, puna kërkimore e të cilit besohet se i dha përgjigje pyetjes se nga se shkaktohet varfëria, duke ndihmuar qeveritë e shumë vendeve të zgjidhnin krizat e urisë. Lindi më 3 nëntor 1933.

I arsimuar fillimisht në Kalkuta, ai vijoi studimet në Kolegjin e Triniteti në Kembrixh ku mori titullin Ph.D më 1959. Ai mori çmimin Nobel për ekonomiks në vitin 1998 dhe publikoi kryeveprën e tij "Zhvillimi si Liri" më 1999. Në këtë libër është rikonceptuar zhvillimi në kuptmin e lirisë dhe anasjelltas. Pa zhvillim nuk mund të ketë liri dhe pa liri nuk mund të ketë zhvillim, thotë autori, i cila ka thyer disa nga konceptet dominuese të ekonomiksit të deritanishëm.

Debati Malthusian Sen u angazhua në debatin më të rëndësishëm të shkencave shoqërore në 200 vitet e fundit, ku hodhi poshtë me argumente bindëse teorinë që krizat e urisë shkaktohen nga mbipopullimi i tokës. Malthus, besonte se është e kotë të ndihmosh të varfërit të mbijetojnë sepse aftësia e tyre riprodhuese është shumë herë më e lartë se sa aftësia e njerëzimit për të rritur prodhimin e ushqimeve.

Sen vërtetoi se krizat ushqimore shkaktohen nga papërgjegjshmëria e politikës në vendet ku mungon liria dhe demokracia dhe jo thjeshtë nga densiteti i popullatës.

Komente mbi librin

"I domosdoshëm... informues, depërtues, ngushëllues dhe optimist."

The Nation

"I shkëlqyer... Argumentimi i përgjithshëm se liria është synimi dhe qëllimi kryesor i zhvillimit gjen këtu një përpunim të plotë... Ky është një libër që e shpërblen mundin e lexuesit, jo vetëm për mençurinë gjakftohtë e praktike që tregon Sen për çështje të vështira... Shprehës dhe depërtues."

The New York Times

"Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore."

The Boston Book Review

"Zhvillimi si liri përmbysi mendimin e shkencave ekonomike të dekadave me radhë... I lexueshëm dhe i këndshëm për një auditor të gjerë... Zhvillimi si liri është një vepër klasike e kohës së vet."

The Toronto Globe and Mail

"Është e vështirë të mos pajtohesh me Senin... Argumentet e tij në tërësi përbëjnë një korrigjues të dobishëm të urtësisë tradicionale dhe duhet t'u kushtohet gjithnjë e më shumë një vëmendje e veçantë në debatin e sotëm."

Financial Times

"Ndryshe nga shumica e ekonomistëve që kanë fituar Çmimin Nobel, Sen është përqendruar në mirëqenien e atyre që ndodhen në shtresat e ulëta të shoqërisë, jo në efektivitetin e atyre që qëndrojnë në krye të saj."

Chicago Tribune

"Amartya Sen i kthehet sërish traditës më të vjetër dhe më të pasur të vlerësimit të faktorëve të rendimentit ekonomik, që mbizotërojnë pjesën më të madhe të analizave ekonomike bashkëkohore përsa u përket pasojave të tyre të përgjithshme shoqërore... Teza e tij ka pasoja thelbësore."

Foreign Affairs

"Zhvillimi si liri rrezaton një arsyetim përtëritës dhe një gatishmëri për të pranuar pikëpamje të kundërta."

The Atlantic Monthly

 

Detajet e librit
SKU001117

Referencat specifike

isbn
9789994301409
ean13
9789994301409
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Standardi i Bitcoin-it, Saifedean Ammous

Në vend që ta trajtojë Bitcoin-in si një monedhë për kriminelët ose si një rrjet të lirë pagese, ky libër flet për të si një alternative e decentralizuar tregut të lirë dhe paanshmërinë politike përkundrejt alternativës aktuale të bankave qendrore, të cilat sjellin implikime potencialisht të mëdha ndaj lirisë dhe mirëqënies. Për cilindo që po kërkon një...
276,00 SEK
More

Botuesi: UET Press

Anatomia e një krize financiare 2008-2018, Adrian Civici

Cili është fajtori? Përse është pothuajse e pamundur të parashikohet një krizë financiare? Janë të paaftë ekonomistët, financierët apo politikanët? Është faji i kapitalizmit liberal dhe politikave derregulluese? Çfarë interesash e lobesh fshihen mbrapa krizave financiare?
172,50 SEK
More

Botuesi: UET Press

Politikat ekonomike, Ludwig von Mises

Ludwig von Mises (1881 – 1973) vlerësohet si një nga ekonomistët më të rëndësishëm dhe referencë e liberalizmit klasik dhe libertarianëve modernë. Profesor në Universitetin e Vjenës, Gjenevës dhe më vonë atë të New York – ut, Mises është dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të "Shkollës austriake të ekonomisë", e cila mbron dhe mbështet tërësisht...
97,75 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Zero te një, Peter Thiel, Blake Masters

Natyrisht se është më e lehtë të kopjohet një model sesa të krijohet diçka e re. Kur bëjmë diçka që tashmë dime si ta bëjmë, kjo e çon botën nga 1 te n, duke shtuar më shumë të diçkaje që është e njohur.
161,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...
92,00 SEK
More

Botuesi: Minerva

Të shesësh gjithçka, Brad Stone

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.
172,50 SEK
More

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
172,50 SEK
More

Referenca: SKU001705

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".
172,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Fuqia e Shprehisë, Charles Duhigg

Në thelb, "Fuqia e Shprehisë" përmban një argument gjallërues: çelësi për të ushtruar rregullisht, për të humbur peshë, i të qenit më produktiv dhe i arritjes së suksesit është të kuptuarit se si funksionojnë shprehitë.
161,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001456

Botuesi: Papirus

Fundi i varfërisë, Jeffrey D. Sachs

Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër të botës. I përshëndetur nga Times si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
138,00 SEK
More