• Banner

  • Vetëm online

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme.

Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas për lexuesit përmes shtepiaelibrit.com

0,00 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Morphina
Gjinia: Roman
Autori: Ada Çapi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 250
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-190-81-9

Mbi librin

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme.

Evente që vijnë nga e kaluara e largët apo e afërt, që duket sikur s'kanë asnjë lidhje mes tyre; i vetmi faktor i përbashkët, bëhet fjalë për vajza martire... Pse pikërisht kjo vajzë farmaciste është nyja ku ndërthuren? Kush është në të vërtetë ajo dhe pse ka ikur në Itali në një natë marsi 1997?

Koment nga Rudolf Marku

Romani "Morphina" është një zbulim: zbulimi i një romanciereje të lindur që vjen para lexuesit me natyrshmëri dhe spontanitet të admirueshëm, me instikt të paprekur, rrjedhshmëri dhe humor. "Morphina" ka atë pajtueshmëri të kundërtash që përbën një vepër të mirë: ka humor edhe kur flet për gjërat më të zymta, ka poezi tek flet për banalitetin, ka dritë kur përshkruan errësirën, ka spontanitet të kontrolluar dhe është një roman i shkëlqyer pa marrë asnjë çmim...

Detajet e librit
UET Press
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom (e-book)

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

Çmimi 7,10 
More
Në gjendje

Uria (mobi)

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet '80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Ishulli i dështimit (mobi)

"Ishulli i Dështimit" ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Pesha e dashurisë (mobi)

Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dalë prej spitalit për një kohë të gjatë, aq sa e bija, Xheki, do të kalojë një pjesë të madhe të adoleshencës brenda kangjellave të ndërtesës,...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq (audio book)

Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve '50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Kjo...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...

Çmimi 6,22 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 7,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)