Ishulli i dështimit (ebook)
  • Ishulli i dështimit (ebook)

Ishulli i dështimit (mobi)

"Ishulli i Dështimit" ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle. Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

"Ishulli i Dështimit" ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle. Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet. Historitë janë rreth tokës e detit, yjeve e diellit, dhomave e shtëpive; por kryesisht rreth marrëdhënieve njerëzore, impulseve, frustrimeve, dëshirave e realitetit, dashurisë e tradhtive, rreth dëshirimit dhe pamundësisë për të çelur zemrën.
Romani spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës. Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Atë natë e pashë Drago Jančar (ebook)

"Atë natë e pashë" është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri çarmatuese”, siç e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori...
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
6,34 CHF
More

Erotika (ebook)

Përmbledhja poetike e Janis Ricosit, me titullin “Erotika” që i prezantohet lexuesit, është kuintesenca e gjithë krijimtarisë së tij lirike-erotike. I shkruar në fillim të dhjetëvjeçarit të fundit të jetës së tij, ky vëllim, ndryshe nga vëllimet e tij të mëparshme poetike, shquhet për modernizmin e theksuar, për lakonizmin artistik, formën minimaliste, ku...
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
5,55 CHF
More

Botuesi: Dituria

Mutacionet, Francis Kirps, ebook

Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë...
6,34 CHF
More

Botuesi: Dituria

Çelestja, planeti im, Timothée de Fombelle (e-book)

Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj.
5,55 CHF
More

Botuesi: Dituria

Tri rrëfenja, Umberto Eco (e-book)

Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
7,13 CHF
More

Botuesi: UET Press

Morphina (ebook), Ada Çapi

Një farmaci e re dhe moderne hapet në lagjen më të vjetër të Tiranës dhe pikërisht në një rrugicë "të gjerë nga njëra pasqyrë e Benzit të fundit te tjera". E qetë në dukje, me rregullat e saj të pashkruara, rrugica fsheh sekrete qindravjeçare rrënqethëse që bien mbi vajzën si evente të njëpasnjëshme. Autorja sjell këtë roman në formatin elektronik falas...
0,00 CHF
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos (ebook)

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
9,91 CHF
More

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve
4,95 CHF
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq (audio book)

Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve '50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Kjo...
9,91 CHF
More