• Banner

  • Stine e merzitshme ne Olymp, Ismail Kadare

Stinë e mërzitshme në Olymp, Ismail Kadare

Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe "çështja Promethe", para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë. Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç'ka bërë qenia njeri...

4,95 CHF
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Stinë e mërzitshme në Olymp

Gjinia:Dramë

Autori: Ismail Kadare

Shtëpia botuese: Onufri

Fq.200.

Pesha: 0.26 kg

ISBN 99927-45-75-4

Mbi veprën

Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe “çështja Promethe”, para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë. Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç’ka bërë qenia njerëzore me zjarrin që ai u fali. Që nga ai çast, mendja e tij fillon të torturohet nga dyshimi, që është po kaq i dhimbshëm, sa edhe çukitja e dikurshme e sqepit të shkabës.Fati i Prometheut ka për të qenë gjithmonë brengosja e tij për njerëzit. Ky është dhe vazhdimi i mëtejshëm i mitit të shtjelluar në “Stinë e mërzitshme në Olymp”. Cilatdo qofshin krimet dhe fajet e kryera nga njerëzimi, titani s’do të heqë dorë nga roli i tij si avokat mbrojtës për ta: “…e ndiej se kurrë nga njerëzit unë s’do të ndahem. Mallkim për ta s’do të nxjerr, as klithmë pendimi”, thotë ai në monologun final. Në fund të fundit, ashtu si eseja për Eskilin është, pak a shumë, një pasqyrim i fatit të Kadaresë, këto mendime për Prometheun modern shkojnë drejt një refleksioni për rolin e artistit e të shkrimtarit, që, nëpërmjet veprës së vet, i jep një pasqyrë njeriut të përjetshëm dhe i ruan kujtesën përballë atyre që duan ta nënshtrojnë e ta fusin nëpër kallëpe.

Detajet e librit
SKU000792

Të dhënat

Autori
Ismail Kadare

Referencat specifike

isbn
9992745754
ean13
9992745754
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Rinoqeronti, Euzhen Ionesko

Eugène Ionesco, dramaturgu i madh rumun, shikoi një shok pas tjetrit duke rënë në gjuhën e fashizmit në vitet 1930. Kjo eksperiencë u bë baza për dramën e tij absurde të vitit 1959 Rinoqeronti, në të cilën ata që bien pre e propagandës transformohen në bisha gjigante me brirë

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000794

Botuesi: Onufri

Makbethi, Uiliam Shekspir

Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Historia e atyre që s'janë, Kasëm Trebeshina

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)