• Banner

Historia e atyre qe s'jane, Kasem Trebeshina
  • Historia e atyre qe s'jane, Kasem Trebeshina

Historia e atyre që s'janë, Kasëm Trebeshina

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.

600 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e atyre që s'janë (komedi tragjike)
Gjinia: Drama
Autori: Kasëm Trebeshina
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2007
Fq. 72
Pesha: 0.105 kg.
ISBN: 978-9951-08-219-8

Komente mbi librin

"Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.

Kur heroi i Trebeshinës arrin të mundë frikën, kur humb motivin e mbijetesës me çdo kusht dhe kur është i gatshëm të vetëshkatërrohet për një pozicion më të lartë moral, përjeton aktin sublim të katarzës, kështu që nga antiheroi minor shndërrohet në hero tragjik...

"Historia e atyre që s'janë" gjithsesi do të shënojë kthesë në historinë e dramës sonë kombëtare dhe do të imponojë kritere të reja vlerësimi."

Fadil Hysaj

"Pritja që i është bërë tragjikomedisë "Historia e atyre që s'janë", që shënon përkthimin e parë në frëngjisht të një vepre dramatike shqiptare, dëshmon vlerësimin kuptimplotë ndaj dramaturgjisë së Kasëm Trebeshinës."

Behar Gjoka

""Historia e atyre që s'janë" u përkthye dhe u interpretua nga një grup entuziastësh francezë, i vënë në një skenë të Parisit nga regjisori i ri Dominique Dolmieux, ndërsa u vu edhe në skenën e Teatrit Shqiptar të Prishtinës nga regjisori gjithashtu i ri Ilir Bokshi.

Asgjë s'na shtyn të mendojmë se ky është teksti më përfaqësues i krijimtarisë dramaturgjike të Kasëm Trebeshinës, pa dyshim njëri nga autorët më interesantë dhe më kontroversë pas heqjes së perdes së çeliktë në Shqipëri, me faktin se është zgjedhur i pari nga ata që do të depërtojnë këndej."

Eqrem Basha

"Inskenimi i dramës "Historia e atyre që s'janë" në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës ishte një sfidë kulturore për krijuesit e shumtë, por edhe për teatërdashësit, të cilët nuk ishin të paktë që ndoqën premierën e kësaj vepre."

Haqif Mulliqi

Detajet e librit
Buzuku

Referencat specifike

isbn
9789951082198
ean13
9789951082198
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001308

Botuesi: Buzuku

Këngë për Kosovën, Kasëm Trebeshina

Poezia është dimension i veçantë në kompleksin artistik trebeshian dhe, pos si zhanër i veçantë, shdtrihet kudo: është jo vetëm pjesë përbërëse e teksteve të përkatësive të ndryshme, por edhe vetë lënda e shtrirë kudo... Është një amalgamë që shkrin njësitë më të vogla po dhe tërësitë artistike, duke i dhënë shpirt artit të tij.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002069

Botuesi: Onufri

Drama, Martin Camaj

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Aliu në makth, Erjus Mezini

Drama "Aliu në makth" zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000126

Pese drama dhe nje korn Anglez, Stefan Capaliku

Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët.Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare.Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2346

Botuesi: Botimet Dudaj

Dy drama, Ledi Kacani Myshketa

Në të dy dramat ka tema aktuale dhe konflikte jetësore. Në mes të tjerave, personazhet qendrore janë figura femërore, të cilat i ka ravijëzuar me dashuri, por njëherësh dhe me realizëm. Uroj me gjithë zemër që veprat e saj të shohin dritat e skenës dhe njerëzit të duartrokasin, duke u gëzuar për lindjen e një dramaturgeje të

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)