- Ka mbaruar
Referenca: SKU001307
Botuesi: Faik Konica
Drama, Kasëm Trebeshina
• Togeri trim• Spartaku• Letra e fundit• Reforma• Lufta e Trojës• Tiranozauri• Gjyqi i fundit• Evandri dhe Nausika
Banner
Gjinkallat Këshilltare është një komedi filozofike në të cilën, me anë të zërit të 4 personazheve kryesore, trajtohen tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe të tranzicionit shoqëror shqiptar gjatë këtyre dekadave.
Titulli: Gjinkallat këshilltare
Gjinia: Komedi
Autori: Elian Gjini
Shtëpia botuese: FLESH
Viti: 2012
Fq. 122
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-9928-131-13-3
Koment nga autori
Gjinkallat Këshilltare është një komedi filozofike në të cilën, me anë të zërit të 4 personazheve kryesore, trajtohen tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe të tranzicionit shoqëror shqiptar gjatë këtyre dekadave. Një nga problemet që Shqipëria u ndesh, dhe vazhdon të ndeshet, është problemi i ikjes në masë (gjithashtu i ikjes së trurit), dhe konsekuencat e këtij fenomeni për politikat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të Shqipërisë. Cili është qëndrimi i shoqërisë në përgjithësi dhe politikave shtetërore në veçanti ndaj këtyre dhe shumë problemeve të tjera? Ndërsa shumë tema kontroversale diskutohen në këtë libër, një fill mendimi që i lidh bashkë të gjitha idetë është irracionaliteti shoqëror shqiptar. Mungesa e "zërit" të përbashkët vazhdon të jetë e dukshme në Shqipëri dhe shqiptarët përsëri duken të shkëputur nga debatet botërore qofshin këto ekonomike, shkencore apo ideologjiko – politike. Ky trend vazhdon edhe pse një pjesë e madhe e tyre ndodhen jashtë trojeve shqiptare; edhe pse informacioni është më i disponueshëm; edhe pse çfarë ndodh në anën tjetër të globit ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi apo financë dhe rrjedhimisht në jetën e tyre të përditshme. Mbi autorin Elian Gjini ka lindur në qytetin e Kuçovës. Ai është diplomuar në degën e Menaxhimit dhe në vitin 2012 u diplomua me një Master në Administrim Biznes në degën e Financës. Përveç interesit në fushën e tij të studimit, ai është i pasionuar pas filozofisë klasike, ekonomisë politike dhe asaj të zhvillimit. Eliani jeton aktualisht në Budapest, Hungari.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001307
Botuesi: Faik Konica
• Togeri trim• Spartaku• Letra e fundit• Reforma• Lufta e Trojës• Tiranozauri• Gjyqi i fundit• Evandri dhe Nausika
Referenca: SKU002069
Botuesi: Onufri
Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.
Botuesi: Argeta LMG
Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të...
Eugène Ionesco, dramaturgu i madh rumun, shikoi një shok pas tjetrit duke rënë në gjuhën e fashizmit në vitet 1930. Kjo eksperiencë u bë baza për dramën e tij absurde të vitit 1959 Rinoqeronti, në të cilën ata që bien pre e propagandës transformohen në bisha gjigante me brirë
Botuesi: Buzuku
Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.
Referenca: SKU000793
Botuesi: Onufri
Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
Referenca: SKU000792
Botuesi: Onufri
Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe "çështja Promethe", para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë. Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç'ka bërë qenia njeri...
Referenca: SKU001080
Botuesi: Onufri
Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.
Botuesi: Argeta LMG
Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.
Referenca: SKU001932
Botuesi: Onufri
"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
Referenca: SKU000794
Botuesi: Onufri
Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.
Referenca: 2655
Botuesi: Onufri
"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.
Vlerësimi yt i komentit nuk mund të dërgohet
Raporto komentin
Raporti u dërgua
Raporti yt nuk mund të dërgohet
Write your review
Vlerësimi u dërgua
Vlerësimi yt nuk mund të dërgohet