"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në të dy dramat ka tema aktuale dhe konflikte jetësore. Në mes të tjerave, personazhet qendrore janë figura femërore, të cilat i ka ravijëzuar me dashuri, por njëherësh dhe me realizëm. Uroj me gjithë zemër që veprat e saj të shohin dritat e skenës dhe njerëzit të duartrokasin, duke u gëzuar për lindjen e një dramaturgeje të
Në të dy dramat ka tema aktuale dhe konflikte jetësore. Në mes të tjerave, personazhet qendrore janë figura femërore, të cilat i ka ravijëzuar me dashuri, por njëherësh dhe me realizëm. Uroj me gjithë zemër që veprat e saj të shohin dritat e skenës dhe njerëzit të duartrokasin, duke u gëzuar për lindjen e një dramaturgeje të re. Titulli: Dy drama: Shenjtorja Katerinë, Carpe diemOrigjinali: Dy drama: Shenjtorja Katerinë, Carpe diemGjinia: DramaAutori: Ledi Kacani MyshketaShtëpia botuese: DudajViti: 2007Fq. 184Pesha: 0.20 kgISBN: 978-99943-0-007-5
Komente mbi librin
"Në të dy dramat ka tema aktuale dhe konflikte jetësore. Në mes të tjerave, personazhet qendrore janë figura femërore, të cilat i ka ravijëzuar me dashuri, por njëherësh dhe me realizëm. Uroj me gjithë zemër që veprat e saj të shohin dritat e skenës dhe njerëzit të duartrokasin, duke u gëzuar për lindjen e një dramaturgeje të re."
Gjergj Vlashi, Artist i Popullit
Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.
Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe "çështja Promethe", para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë. Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç'ka bërë qenia njeri...
Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.
"Komedia e keqkuptimeve" është një nga pjesët më të hershme të Shekspirit. Ajo është edhe komedia më e shkurtër dhe një nga më komiket, ku humori krijohet pothuajse krejt, përveç lojërave të fjalëve, nga identitetet e gabuara dhe qesharake.
Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.
Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët.Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare.Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me atë vit.
"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
Eugène Ionesco, dramaturgu i madh rumun, shikoi një shok pas tjetrit duke rënë në gjuhën e fashizmit në vitet 1930. Kjo eksperiencë u bë baza për dramën e tij absurde të vitit 1959 Rinoqeronti, në të cilën ata që bien pre e propagandës transformohen në bisha gjigante me brirë
Drama "Aliu në makth" zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha.