• Banner

  • Drama, Martin Camaj
  • Drama, Martin Camaj

Drama, Martin Camaj

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Drama
Origjinali: Drama
Gjinia: Drama
Autori: Martin Camaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 240
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-99956-87-70-0

Mbi librin

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.

Malësori kishte arsyetue kështu: po vdes pa lanë djalë në votër. Mbasi për së gjalli nuk kam qenë as trim, as i pasun, së paku dëshiroj që në vdekje gjindja të flasin për mue. Duhet të më marrin nëpër gojë për një ditë, kishte thanë ai, as me pasë krye unë kushdi çfarë punësh në shej. E la me gojë edhe që në drekët e tij të qitet raki e mirë rrushi që rritet kokërrvogël, por i ambël, ndër bija të rreshkuna prej diellit përballë Drinit.

Burri i malësisë, pra lypte edhe këtë përjashtim sepse mbas dokes nuk qitet as raki, as venë ndër drekë mortore; një përjashtim, ndoshta me paramendim të keq, simbas mendimit të vetjes kryesore të dramit! Ndër drekët e malësorit erdhi i thirrun e i pathirrun. Ndodhi që u gjetën ballë përballë në këtë vis të Kanunit të Lekës gjaks dhe gjakmarrës. Dhe sikur të ishin ndeshë në ndonjë vend tjetër e, jo, si të grishun në mort, do të kishte plasë aty për aty arma e zjarmët.

Të grishunit hangrën e pinë, tue kuvendue shembri me shembër, mbasi kështu e lypte burrnia kanunore! Kah mbarimi ngjau që plasi një pushkë, ndoshta edhe pahiri. Pa pyetë se çka qe, secili - i nxemë edhe prej pije - lëshon në armë dhe shtie në anmik, dikush për të marrë gjakun, një tjetër për t'u mbrojtë. Për afër dhjetë minuta, u vranë aty, pa luejtë vendi, njëzet e katër vetë, vdekë e plagosë.

Pesëdhjetë vjet ma vonë, po në këtë trevë ku kishte ndodhë kjo zezonë përpiqen vetjet e kësaj drame "Loja e mbasdrekës" të gjejnë shkaqet kryesore të rreshkatës dhe atë njeri që ka nisë grindjen ma të përgjakshme në historinë e atij visi, përmbi se then Drini qafën.

 

Detajet e librit
SKU002069

Të dhënat

Autori
Martin Camaj
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002029

Botuesi: Onufri

Djella, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).

Çmimi 720 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002071

Botuesi: Onufri

Dranja, Martin Camaj

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2089

Botuesi: Onufri

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2488

Botuesi: Onufri

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Aliu në makth, Erjus Mezini

Drama "Aliu në makth" zë fill në një çast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000126

Pese drama dhe nje korn Anglez, Stefan Capaliku

Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos Këpucët.Kjo është një përmbledhje dramash nga një prej përfaqësuesit më të suksesshëm të dramës së re shqiptare.Në këtë vëllim përmblidhen drama të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000793

Botuesi: Onufri

Hamleti, Uiliam Shekspir

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t'i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2346

Botuesi: Botimet Dudaj

Dy drama, Ledi Kacani Myshketa

Në të dy dramat ka tema aktuale dhe konflikte jetësore. Në mes të tjerave, personazhet qendrore janë figura femërore, të cilat i ka ravijëzuar me dashuri, por njëherësh dhe me realizëm. Uroj me gjithë zemër që veprat e saj të shohin dritat e skenës dhe njerëzit të duartrokasin, duke u gëzuar për lindjen e një dramaturgeje të

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)