Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Tokë e thyer, Clare Leslie Hall
  • Tokë e thyer, Clare Leslie Hall

Tokë e thyer, Clare Leslie Hall

Pegi

"Tokë e thyer" nga Clare Leslie Hall është një histori e paharrueshme për dashurinë, humbjen dhe zgjedhjet që i japin formë jetës sonë... nga ana tjetër, është një mister i realizuar mjeshtërisht, që do t'ju mbajë me frymën pezull deri në faqen e fundit. Një fund krejt i papritur!

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tokë e thyer

Origjinali: Broken Country

Autori: Clare Leslie Hall

Shqipëroi: Stefan Paloka

Kategoria: Roman

Botues: Pegi

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.44 kg

Faqe: 380

Përmasat:  14x21

ISBN: 9789928838223

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia angleze 3. Romane 4. Clare Leslie Hall 5. Stefan Paloka

Mbi librin

A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurre se kujtuari?

Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka.

Beti dhe burri i saj i dashur dhe shpirtmirë, Frenku, janë një çift i lumtur. Por lidhja e tyre bazohet në harrimin e së shkuarës, e cila do të ringjallet në trajtën e Gabriel Ulfit, dashurisë së parë dhe fatkeqe të Betit. Kujtime të paharrueshme, sekrete të rrezikshme, humbje të pazëvendësueshme, brerje ndërgjegjeje të mëdha do të pasojnë njëra-tjetrën në një trekëndësh dashurie, që do të përfshijë vrulltas jo vetëm ata, por edhe të gjithë njerëzit rreth tyre.

Teksa Beti bëhet përsëri pjesë e jetës së Gabrielit, tensionet në qytezë rriten dhe sekrete e xhelozi të rënda nga e kaluara dalin në sipërfaqe, këtë herë me pasoja fatale. Beti është e detyruar të bëjë një zgjedhje midis gruas që ka qenë dikur dhe gruas që është tani.

Një histori dashurie epike me ritëm dhe të papritura si një thriller, "Tokë e thyer" tregon për dashurinë e parë, gabimet që na plazmojnë dhe fuqinë për të nisur nga e para.

"Tokë e thyer" nga Clare Leslie Hall është një histori e paharrueshme për dashurinë, humbjen dhe zgjedhjet që i japin formë jetës sonë... nga ana tjetër, është një mister i realizuar mjeshtërisht, që do t'ju mbajë me frymën pezull deri në faqen e fundit. Një fund krejt i papritur!

Reese Witherspoon

Në thelb, "Tokë e thyer" është një roman për dashurinë dhe humbjen, për egoizmin dhe altruizmin, si dhe për pasojat e vendimeve të marra për këto arsye. Çdo vendim udhëhiqet nga një tjetër që është marrë më parë dhe jeta e Betit, veçanërisht, do të shkojë deri në kufijtë e skajshëm të durimit.

Ndonëse i dhimbshëm dhe emocionues, "Tokë e thyer" është një roman i mrekullueshëm nga një autore e shkëlqyer.

Booklist

Detajet e librit