• Banner

  • Ka mbaruar

Tokat e çliruara shqipëtare: Çamëria, Donato Martuci

Në ftesën që u ishte dërguar studiuesve thuhej: “Për të festuar denjësisht fitoren e armëve tona që vendosi kthimin e shqiptarëve të shkëputur nga Atdheu mëmë, Kryesia e Qendrës së studimeve për Shqipërinë ka qëllim të botojë në dy vëllime, kushtuar Çamërisë, përkatësisht Kosovës, punime të studiuesve më autoritativë për problemet albanologjike. Secila nga dy pjesët do të përmbledhë studime historike, letrare, gjuhësore, etnografike, shkencore...”.

10,41 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tokat e çliruara shqipëtare: Çamëria

Gjinia: Histori

Autori: Donato Martuci

Shqipëroi: Anila Omari

Shtëpia botuese: Iceberg

Viti: 2013

Fq. 239

Pesha: 0.345 kg

ISBN: 978-992841406-9

Mbi librin

Shekulli i njëzet ishte fatal për kombin shqiptar, sepse me themelimin e shtetit të vogël shqiptar (1912), nga trungu i tij iu ndanë shumica e trojeve dhe e popullit: Kosova, Çamëria e vise tjera nën pushtimin e Serbisë, Greqisë e Malit Zi. Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan me këto pushtime, veçse në kushte e rrethana të ndryshme luftuan në mënyra, me metoda e mjete të ndryshme për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Aspiratat dhe lufta e pandërprerë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar nuk dhanë rezultatin e dëshiruar, për shkak se shqiptarët nuk kishin një fuqi botërore për t’i përkrahur e ndihmuar në realizimin e qëllimit.

 Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (1912), e sidomos Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913/14), pastaj Konferencat e Paqes në Paris (1919/20 e 1946) nuk i morën parasysh aspiratat dhe të drejtën tonë kombëtare, pasiqë shumica e trojeve dhe e popullsisë shqiptare mbetën jashtë kufijve të shtetit të shpallur, të ndarë në disa shtete të Ballkanit, armike të përbetuara të popullit shqiptar. Mbijetesa e shqiptarëve të ndarë në disa shtete, është një histori e dhembshme, përplot krime e gjenocid. Në çdo ndryshim të rrethanave historike ndërkombëtare (Lufta e I dhe II Botërore), shqiptarët u orvatën të arrijnë çlirimin e bashkimin kombëtar, por diplomacia ndërkombëtare i tradhtoi interesat dhe të drejtën legjitime të shqiptarëve për të jetuar të lirë e të bashkuar në një shtet.

Bashkimi i Kosovës dhe Çamërisë nën pushtimin fashist, ishte një iluzion Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste (7 prill 1939), dhe bashkimi i Kosovës e Çamërisë me shtetin amë (të pushtuar!), ishte një storie e shkurtër historike e iluzionit për arritjen e qëllimit madhor të bashkimit kombëtar. Në të vërtetë, Shqipëria ishte viktima e parë e fashizmit italian në Evropë, dhe fuqitë e mëdha nuk e lëvizën bishtin për mbrojtjen e Shqipërisë, ndonëse Italia kishte shkelur parimet e Konferencës së Paqes e të Lidhjes së Kombeve. Shqipëria u pushtua pa ndonjë rezistencë të madhe, me përjashtim që Abaz Kupi me xhandarmeri dhe Mujo Ulqinaku me ushtrinë e marinës, i bllokuan për një kohë dy divizione italiane në Durrës, derisa mbreti Zog iku në Greqi.

 Forcat patriotike e përparimtare nuk u pajtuan me pushtimin, organizuan demonstrata (në Shkodër, Korçë, e gjetkë), pati protesta, rezistencë pasive, sulme e akte sabotazhi, që dëshmuan se shqiptarët të parët e kundërshtuan fashizmin. Bile, në Tiranë u bë një atentat i pasuksesshëm mbi mbretin Victore Emanuele (maj 1941). Këtë pushtim Italia e trumbetoi si bashkim të Shqipërisë me Italinë, ndërsa në tetor 1940, e sulmoi Greqinë nga territori i Shqipërisë, por ai sulm pësoi humbje. Në ushtrinë italiane kishte edhe shumë shqiptarë (disa të dhëna flasin për 20.000 sish), por sipas një raporti gjerman (dhjetor 1941), shumë ushtarë shqiptarë kaluan në anën e grekëve. Para pushtimit të Greqisë nga Italia, qeveria greke e diktatorit Metaxa i mblodhi 5000 meshkuj çamër, i dërgoi në ishujt e Egjeut, prej të cilëve 350 veta i masakroi, ndërsa 400 tjerë vdiqën nga torturat dhe uria. Dymijë rekrutë çamër që ndodheshin në ushtrinë greke (1939/40), nuk iu dhanë armë, por i detyruan të punojnë për hapje të rrugëve, sikur të ishin rob lufte! 

Nga dëshmitë, deklaratat dhe dokumentet e proceduara në procesin e Nynbergut (gusht 1945), shihet se Gjermania nuk parapëlqente as pushtimin e Shqipërisë as të Greqisë, sepse nuk ishte e interesuar të shpërndaj forcat e luftës në Ballkan përderisa këto shtete qëndronin neutrale, dhe derisa ishte orientuar në luftë me Bashkimin Sovjetik. Bile, Qeveria e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, në mars 1941 në Vjenë lidhi traktat/pakt për t’iu bashkuar boshtit fashist: Gjermani-Itali-Japoni, mirëpo në Beograd u bë grushtshtet dhe u prish pakti, prandaj Gjermania përnjëherësh sulmoi dhe pushtoi Jugosllavinë dhe Greqinë, në prill 1941; pasi që edhe Musolini i kishte kërkuar ndihmë Gjermanisë për ta pushtuar Greqinë. Pas pushtimit të Jugosllavisë e Greqisë, në Vjenë u bë ndarja territoriale-administrative midis shteteve pushtuese. Italisë iu dhanë shumica e territoreve të banuara me shqiptarë, të cilat kishin qenë nën pushtimin e Jugosllavisë, Malit Zi e Greqisë; Kosova, Çamëria, e pjesë tjera, u inkorporuan në shtetin e Shqipërisë, që shtrihej në 42.469 km/katrore, por që ishte i pushtuar dhe konsiderohej pjesë e Perandorisë së Italisë, me njëfarë statusi shtetëror të kufizuar e një qeverie kuislinge. 

Pas kapitullimit të Italisë (shtator 1943), organizohet Komiteti Nacional Shqiptar, kryesuar nga Xhafer Deva, shpallet pavarësia e Shqipërisë “së bashkuar”, bëhen zgjedhjet, formohet parlamenti dhe qeveria (kryeministër Rexhep Mitrovica, e ministër i brendshëm Xhafer Deva). Por, pas kapitullimit të Italisë në Çamëri nuk ndihej era e çlirimit, ndërsa prej fillimit të vitit 1944, Kosova u bë arenë betejash e luftërash të përgjakshme midis grupeve të ndryshme: forcat kombëtare shqiptare kundër forcave çetnike-serbe, forcave të përziera partizane-jugosllave dhe atyre bullgare. Studimet (librat) e fashizmit për “Tokat e çliruara shqiptare”: Kosova (I), Çamëria (II) Pasi Itali pushtoi Shqipërinë, pranë Akademisë Mbretërore të Italisë u themelua Qendra e Studimeve për Shqipërinë. Qendra angazhoi studiuesit më të njohur të çështjeve shqiptare, si nga radhët e studiuesve italianë, poashtu edhe studiues shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin edhe Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Eqrem Çabej, etj. Në ftesën që u ishte dërguar studiuesve thuhej: “Për të festuar denjësisht fitoren e armëve tona që vendosi kthimin e shqiptarëve të shkëputur nga Atdheu mëmë, Kryesia e Qendrës së studimeve për Shqipërinë ka qëllim të botojë në dy vëllime, kushtuar Çamërisë, përkatësisht Kosovës, punime të studiuesve më autoritativë për problemet albanologjike. Secila nga dy pjesët do të përmbledhë studime historike, letrare, gjuhësore, etnografike, shkencore...”. Pas grumbullimit dhe redaktimit të materialeve, Këshilli i Qendrës (më 21 mars 1942) u njoftua se “përkundër vështirësive në mbledhjen e materialeve, falë aftësisë dhe përkushtimit të studiuesve, të dy vëllimet janë gati, dhe se do të mirëpriten në botën kulturore italiane dhe shqiptare. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928414069
ean13
9789928414069
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000266

Botuesi: UET Press

Lufta e Fundit, Mentor Nazarko

Lufta e Fundit është një analizë e gjithanëshme e problemit të pronave të shqiptarëve në Greqi, rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare të autorit. Libri përmban dokumente të reja, përfshirë: ligjet e luftës që shpronësuan çamët, kolonjarët etj.

Çmimi 6,14 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Çamëria, nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Hajredin Isufi

Hajredin Isufi ka lindur në fshatin Rrëzanj, Çamëri më 25 dhjetor 1935. Më 1962 u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Histori-Filologji. Ka punuar si arsimtar. Gjatë kësaj kohë, që nga viti 1964, është marrë në vijimësi me studime për historinë e Çamërisë. Ka punuar si bashkëpunëtore i jashtëm në Institutin e historisë, Tiranë. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Arbërit e Jonit, Pëllumb Xhufi

Në shek. XV-XVII, Shqipëria joniane, apo viset që atë kohë u përfshinë në sanxhaqet e Vlorës, Delvinës e Janinës, u përfshinë nga një dinamikë historike e jashtëzakonshme. Si vendi ku kishin lulëzuar disa nga principatat më të shquara shqiptare, ky territor u kthye, pas pushtimit osman, në segmentin më të ndjeshëm të marrëdhënieve të Perandorisë së...

Çmimi 41,64 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Çamëria, studime historike-sociologjike shek XIII-XX, Hajredin Isufi

Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve  të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Çamët myslimanë të Epirit (1923-2000), Eleftheria Manda

Nëpërmjet punimeve të historianëve në nivel ndërkombëtar, janë bërë të njohura më shumë ngjarje, ekzistojnë mundësi më të mëdha për një qasje tërësore dhe për një kuptim më të plotë të zhvillimeve që shënjuan vendimet dhe zgjedhjet që bënë njerëzit, të cilët ose ishin protagonistë, ose thjesht i përjetuan ato ngjarje.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.

Çmimi 4,16 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Ars&Academic

Shkaqet e shkatërrimit të minoritetit shqiptar Çam në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azem Kovaci

Qëllimi i këtij dizertacioni është që të rrisë ndërgjegjësimin ndër masat dhe rrethet akademike rreth spastrimit sistematik etnik të shqiptarëve çamë, veçanërisht myslimanë, nga Greqia përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Minoriteti i shqiptarëve çamë në Greqisë që njihen në Shqipëri si Çamët, (në Greqi njihen me emrin “Tsamides”) dhe që përbënin rreth 45...

Çmimi 6,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001757

Botuesi: Te tjere

Nektar i shpirtit shqiptar, Ahmet Mehmeti

"Nektar i Shpirtit Shqiptar" - Antologji poetike për Çamërinë, ku janë përzgjedhur 136 poete nga të gjitha trevat etnike shqiptare, brenda e jashtë kufijve të sotëm si dhe nga diaspora e vjetër dhe e re, me një shtrirje kohore 500-vjeçare.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001864

Botuesi: Naimi

The emergence of the cham issue 1820 - 1943, Blerina N. Sadiku

The emergence of the Cham issue, 1820-1943", by the young scholar Blerina N. Sadiku, is welcomed for a couple of reasons. First, it adds an original light on the Cham historiography, which, in spite of the numerous publications over the last twenty years, still remains incomplete compared to the need for satisfying both the common reader's and scientific...

Çmimi 20,82 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)