• Banner

  • Ka mbaruar

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.


19,82 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Burri pa cilësi
Origjinali: Der Mann ohne Eigenschaften
Gjinia: Roman
Autori: Robert Musil
Shqipëroi: Jonila Godole
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2022
Fq. 392
Pesha: 0.928 kg
ISBN: 978-9928-354-89-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.

Është viti 1913 dhe shoqëria e lartë është e vendosur të gjejë një mënyrë të përshtatshme për të festuar jubileun e shtatëdhjetë të perandorit Franz Josef. Ndërhohë që aristokracia përpiqet të shpëtojë diçka të shquar nga shembja e Perandorisë Austro-Hungareze, bota e zakonshme vjeneze po fillon të tregojë shenja të një rebelimi më serioz. I zënë në mes të këtij labirinti social është Ulrih: i ri, i pasur, ish-ushtar, joshës dhe shkencëtar.
Në pamundësi për ta mashtruar veten se lëmshi i atributeve dhe cilësive që kjo otë i ka dhënë nuk mblidhet në asgjë veç “karakterit” të lindur, rrjedhimisht është një “njeri pa cilësi”, një vëzhgues brilant, i shkëputur, i kësaj shoqërie që po i vjen rrotull me shpejtësi. Pjesërisht satirë, pjesërisht epikë vizionare, pjesërisht tour de force intelektuale, “Burri pa cilësi” nga Robert Musili është një vepër me rëndësi të pamatshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354891
ean13
9789928354891
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Sekreti i Parisit, Natasha Lester

"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Operacioni bananet, David Walliams

Londër: 1940Teksa bombat bien me breshëri mbi qytet, Eriku i vogël zë miqësi të pazakontë me një gorillë të stërmadhe: Gertrudën.Por kur Kopshti Zoologjik vihet në rrezik,Eriku i futet aventurës për të shpëtuar Gertrudën... dhe të gjithë të tjerët.

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Eneida, Virgjili

Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Treni i fateve, Blanca Busquets

 Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.

Çmimi 7,43 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)