• Banner

Ferma e kafshëve, George Orwell

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli  më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë  çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e  totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër te udhëheqësit tanë më karizmatikë. 

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ferma e kafshëve

Origjinali: Animal farm

Gjinia: Roman

Autori: Gerorge Orwell

Shqipëroi: Sokol Çunga

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 126

Pesha: 0.175 kg

ISBN: 978-9928-310-49-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

 Pas vitesh të tëra shtypjeje e shfrytëzimi, kafshët e një ferme, të lodhura nga  mujshitë e vazhdueshme të qenieve njerëzore, vendosin të ngrenë krye dhe,  pasi dëbojnë pronarin, orvaten të krijojnë një rend të ri, të themeluar mbi një koncept utopik barazie. Megjithatë, shumë shpejt, mes tyre lind një klasë e re  burokratësh, derrat, të cilët me dinakërinë, makutërinë dhe egoizmin që i  karakterizojnë u imponohen në mënyrë arrogante dhe tiranike kafshëve të tjera më të buta dhe shpirtmira.  

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli  më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë  çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e  totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër te udhëheqësit tanë më karizmatikë. 

“Përrallë” e ka quajtur vetë Orwelli, teksa derrat zënë e marrin gjithnjë e më tepër tipare njerëzore, por ndërkaq është një alegori e thellë jo vetëm ndaj  sistemit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, por ndaj të gjitha diktaturave  njerëzore. Satira e mprehtë oruelliane ndaj totalitarizmit bashkohet me gjeninë krijuese dhe një energji stilistikore që e vendosin “Fermën e kafshëve” mes  veprave më të njohura letrare të shekullit XX.

Në shekullin XXI, kur besojmë se çdo gjë rreth nesh po zhvillohet dhe të gjitha vendet po ecin përpara, kuptojmë papritmas se ka ende parazitë që është vështirë për t’i hequr qafe. Vendet që kanë pasur mundësi të zhvillohen, kanë kapërcyer sprovën e vështirë për të mos rënë në totalitarizëm.  

Kritika

Shumë shpejt, libri hyri në imagjinatën politike si një fabul morale që tregoi se edhe  idealet më të larta shoqërore degradojnë, kur pushteti i egër vijon të flasë me gjuhën e  vëllazërisë, dhe kjo sjell zvetënimin e së vërtetës. 

                                                                                                        The New York Times 

Orwell-i nuk e donte komunizmin, por as kapitalizmin, prandaj “Ferma e kafshëve” u  shndërrua në një paralajmërim kundër ndryshimeve politike në vetvete.                                                                                                                                                 

                                                                                                               The New Yorker 

Një klasik i vërtetë dhe i pakohë që flet kaq qartë për natyrën njerëzore.                                                                                                                               

                                                                                                                    The Guardian 

Ferma e kafshëve mbetet satira më e madhe pwrpara fytyrës së errët të historisë  moderne.                     

                                                                                                                  Malcom Bradbury 

Një përrallë e mençur, plot dhembshuri dhe përndritëse për kohërat që jetojmë.                                       

                                                                                                                The New York Times 

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Ferma e kafshëve, George Orwell

Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dorë, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera gjejnë veten të zënë në grackë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali-Peshk i Kuq, Lisa Thompson

Secili prej fqinjëve është i dyshuar... dhe Mateoja është çelësi për të zbuluar se çfarë ndodhi, edhe pse duke bërë këtë i dalin në pah sekretet e veta. Një tregim që flet për krijimin e miqësisë kur ndihesh vetëm... dhe shpresës, kur ndjen veçse frikë

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Libërthi im i fjalëve

Në këtë libër të veçantë, duke prekur, ndier dhe shfletuar, vogëlushët do të njohin fjalët e para në mënyrë të përsosur. Truri dhe duart e vogla do të nxiten dhe do t’i ngulitin mirë në mendje ato.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Komedia Hyjnore, Dante Alighieri

Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Çmimi 345,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ëndërr në Pallatin e Kuq, vol. 1, Cao Xueqin

Një komunitet i madh matriarkal ku enden vasha fatlume ose të pafata, shërbëtore ose zonja, gra ose konkubina. Një atmosferë e rrallë në të cilën luhaten personazhe të lumtura ose të trishtuara, mes shfaqjesh dhe gjëegjëzash, vizitash te perandori dhe në kultet e rafinuara fetare.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Bob Legjenda, Arlinda Guma

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin  nuk ndodhi kështu; ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i...

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Bindja ndaj autoritetit, Stanley Milgram

"Eksperimentet e Stenli Milgramit rreth bindjes ndaj autoritetit dashakeqës, na rezultojnë të jeně ndër studimet më të rëndësishme te realizuara nga ky brez... Cilesia e interpreţimeve në libër është kaq e lartë, saqë e ngre atë në një nivel të tille ge mund ta quajmë pa hezitim, edhe si letërsi, edhe si shkencë".

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)