• Banner

Mbërriti e nesërmja thua?, Ivan Krastev

Edhe përsa kohë do të zgjasë ky eksperiment social i paprecedent? A thua fare pak vite dhe ne do ta kujtojmë si një farë halucinacioni masiv të shkaktuar nga “mungesa e hapësirës e shoqëruar me tepricën e kohës”, siç e përshkruante dikur ekzistencën e të burgosurit poeti Joseph Brodsky?

5,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbërriti  e nesërmja thua?, Ivan Krastev

Origjinali: Is it tomorrow, yet?

Gjinia: Politika

Autori: Ivan Krastev

Shqipëroi: Virgjil Muçi

Shtëpia botuese: Instituti Shqiptar i Medias

Viti: 2020

Fq. 64

Pesha: 0.113 kg 

ISBN: 978-9928-4620-1-5

Mbi librin

E vetmja gjë pa të cilën kurrsesi nuk bëjmë dot është që të flasim papushuar për virusin që kërcënon ta ndryshojë botën tonë njëherë e përgjithmonë. Ne të gjithë jemi të burgosur në shtëpitë tona, të përndjekur nga frika, mërzitia dhe paranoja. Qeveritë dashamire (dhe jo aq dashamire) na ndjekin nga afër se ku shkojmë dhe kë takojmë,të vendosura të na mbrojnë si nga kokëkrisja jonë ashtu edhe nga kokëkrisja e bashkatdhetarëve tanë. Shëtitjet e palejuara në park mund të ndëshkohen me gjobë, madje edhe me burg, ndërsa kontaktet me njerëz të tjerë janë shndërruar në rrezik për ekzistencën tonë. Prekja e padëshiruar prej të tjerëve është barazvlershme me tradhtinë. Siç vë re Camus murtaja zhbiu “unicitetin e jetës së çdo njeriu”, teksa ngriti në shkallën më të lartë vetëdijën e çdo personi të të qenit vulnerable dhe pafuqinë për të planifikuar të ardhmen. Pas një epidemie ata që mbeten gjallë janë që të gjithë të mbijetuar.

Edhe përsa kohë do të zgjasë ky eksperiment social i paprecedent? A thua fare pak vite dhe ne do ta kujtojmë si një farë halucinacioni masiv të shkaktuar nga “mungesa e hapësirës e shoqëruar me tepricën e kohës”, siç e përshkruante dikur ekzistencën e të burgosurit poeti Joseph Brodsky?

Pandemia COVID-19 rezultoi një ngjarje klasike e “mjellmës së përhime” – tejet e mundshme dhe e aft ë për ta kthyer botën kokëposhtë, por megjithatë një tronditje shokuese kur shfaqet. Në vitin 2004 Këshilli Kombëtar i Inteligjencës së SHBA-së parashikoi se “shfaqja e një epidemie të re, siç ishte virusi i gripit më 1918-19 i cili, sipas vlerësimeve, vrau 20 milion njerëz në mbarë botën, është thjesht çështje kohe” dhe se një ngjarje e këtyre përmasave do të “ndalojë lëvizjet dhe tregtinë globale për një periudhë kohe të zgjatur, duke i shtrënguar qeveritë të shpenzojnë burime të jashtëzakonshme në sektorët e shëndetësisë tejet të rënduar” Në vitin 2015 te TED Talk

Bill Gates jo vetëm që paratha shpërthimin e një epidemie globale si rrjedhojë e një virusi jashtëzakonisht infektues, por, gjithashtu, na paralajmëroi se ishim të papërgatitur për t’iu përgjigjur. Edhe  Hollywood-i na “paralajmëroi” me blockbuster-ët e vet. Pra, nuk

është rastësi që te “Liqeni i mjellmave” nuk ka mjellma të përhime; “mjellmat e përhime” janë një shembull i diçkaje të parashikueshme, por, gjithsesi, të papërfytyrueshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928462015
ean13
9789928462015
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Ditë emocionuese, vol.13, Jeff Kinney

Dhe në qendër jane Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Behet një luftë e ashpër per mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heron? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, por të parë të nesërmen?

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fluturimi i fundit, Brunilda Zllami

Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Miracle morning, sekreti jo qa i dukshëm por i garantuar që të ndryshon jetën, Hal Elrod

Po sikur të zgjohesh nesër dhe çdo fushë e jetës tënde të fillojë të shndërrohet? Çfarë do të ndryshoje? Metoda “Miracle Morning” tashmë po shndërron jetën e dhjetëra mijëra njerëzve anembanë botës, duke u treguar si të zgjohen çdo ditë me më tepër energji, motivim dhe fokus, për ta ngritur jetën në një nivel të ri. Ka qenë këtu, para syve tanë, gjatë...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Delfini, Sergio Bambaren

Delfini Daniel Alexander është një ëndërrimtar që ka kurajon dhe guximin për ta mposhtur frikën. Një ditë të bukur ai vendos që të shkëputet nga tufa e delfinëve dhe të kapërcejë shkëmbinjt nënujorë. Duke hequr frikën, i udhëhequr nga zëri i brendshëm, ai nis udhëtimin e gjatë dhe plot aventura nëpër detëra.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Fundi i tregut të lirë, Ian Bremmer

Fundi i tregut të lirë detajon fenomenin gjithnjë e në rritje të kapitalizmit shtetëror, një sistem në të cilin qeveritë kontrollojnë ekonomitë lokale përmes zotërimit të kompanive që dominojnë tregun dhe rezervave të mëdha të kapitalit me tepri, duke shfrytëzuar kështu për përfitime politike. Ky trend është një kërcënim për avantazhin e Amerikës dhe për...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Aladini, arushi magjik

Në këtë libër do të lexoni historinë e Aldinit, arushit të famshëm e paksa të rrëmujshëm, që jetonte në një shtëpizë në Pyllin e Magjepsur e që ëndërronte të bëhej Magjistar i Madh.

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Streha e Krishtlindjes, Richard Paul Evans

Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhe për konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Uta e maleve, Tefta Kelmendi

Libri përshkruan udhëtimin e Utës nga fëmijëria e deri në ngjitjen në majen e malit më të lartë në botë, Mont Everest.  Ky libër ka përmbajtje edukative, ku trajtohen temat si mbrojta e natyrës, të drejtat e grave, dhe puna si mjet drejt suksesit.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)