Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Jeta ime, Çarli Çaplin
  • Jeta ime, Çarli Çaplin

Jeta ime, Çarli Çaplin

Unë nuk desha ta kuptoja domethënien e kësaj vërejtjeje. Por, nuk mund të mos e vija re mënyrën me të cilën papritur po më largonte. 

6,80 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jeta ime
Kategoria: Biografi
Autori: Çarli Çaplin
Perktheu: Ramazan Hysa
Botues: 8 Nëntori
Viti: 1989
Pesha: 0.400 kg
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që më thoshte ajo. Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të paracaktuar. Kisha tre mëngjese që e njihja; tre mëngjese të shkurtra, përpara të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës. Por, mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziazëm dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me shaka se nuk më donte.

Më tha – në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë. Unë nuk desha ta kuptoja domethënien e kësaj vërejtjeje. Por, nuk mund të mos e vija re mënyrën me të cilën papritur po më largonte. Vështronte drejt përpara, duke ecur me një hap elegant prej gjimnazisteje, me duart të futura në xhepat e bluzës marinare.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000246

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha, Fahri Balliu

...në galerinë e errät Gadishulli ynë ballkanik ka dy modele: Elena Çausheskun e rumunëve dhe Nexhmije Hoxhën e shqiptarëve. E para u bë simbol i injorancës e i meskinitetit, e dashuruar pas titujve shkencorë të cilët, sa më shumë i shtoheshin, aq më qesharake e bënin.
6,80 GBP
More

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

Ndre Mjeda, Rinush Idrizi

Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare.
12,75 GBP
More

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
5,10 GBP
More

Referenca: 2574

Botuesi: Plejad

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona.
6,80 GBP
More

Botuesi: Tirana Times

Ronald Regan, Peggy Noonan

Gjatë gjithë jetës sime politike kam folur për qytetin e ndriçuar, por nuk e kam ditur nëse ua kam thënë ndonjëherë plotësisht se çfarë pashë kur e thashë këtë gjë.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU001183

Botuesi: Onufri

Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë

Kjo autobiografi e hershme, që zgjat deri në fund të tridhjetave, është aq e paparashikueshme dhe provokuese, sa dhe arti i tij. Vetëportretizimi shumëngjyrësh fillon me rikoleksionimet e tij të hershme dhe mbaron në kulmin e suksesit të tij të hershëm.
12,75 GBP
More

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
8,50 GBP
More

Botuesi: UET Press

Djali me biçikletë, Eli Amir

Shkrimtari Eli Amir, vjen me këtë libër, i cili është më autobiografiku dhe më mbresëlënësi - kurrë më parë ai nuk e ka shpërfaqur kështu veten e tij, e kurrë me parë nuk është shpërfaqur lzraeli i dekadës së dytë të krijimit të këtij shteti, nga një këndvështrim kaq i veçantë.
10,20 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Balsam në Galaad, John L. Withers II

Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të ashpra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur "qyteti" doli të ishte kampi i përqendrimit në Dahau. Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish-të burgosur në Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit...
12,75 GBP
More

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.
6,80 GBP
More

Botuesi: Morava

Faleminderit për këtë çast, Valerie Trierwellier

Në krah të Fransua Holand, Valerié Trierwellier u bë Gruaja e Parë e Francës, deri në momentin kur gazetat botuan fotot e tradhëtisë së tij me nje grua më të re, aktore e shquar kinemaje. Ajo në ato momente u dorëzua, ndërkohë që ai i dha lamtumirën.
6,80 GBP
More

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.
12,75 GBP
More