• Banner

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman
  • Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në prag të tetëdhjetëvjetorit të ditëlindjes së tij. ...

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nga Çaslavi në Hollywood
Origjinali: Miloš Forman a Jan Novák, Co Ja Vim?
Kategoria: Kujtime
Autori: Miloš Forman
Përgatiti për botim: Kadrie Kadare
Botuesi: Onufri
Viti: 2012
f:
Pesha: 0.69 kg
ISBN: 978-99956-87-99-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në prag të tetëdhjetëvjetorit të ditëlindjes së tij. Se kush ishte Formani, nuk ishte e nevojshme t’ua thosha. Sapo kisha përfunduar me ta një cikël leksionesh, bisedash e shfaqje filmash të njeriut që ata e dinin se ishte për mua një pikë e madhe referimi jetësor e profesional.
Kishte lindur në një qytet të vogël të Çekisë, në Çaslav, tamam në ditën e Shën Valentinit, pra më 14 shkurt të vitit 1931. E dija gjithashtu se tashmë këtij regjisori të famshëm i shkonin çdo ditë me dhjetëra letra e fotografi, skenarë e kërkesa nga më të çuditshmet. Por, dyshimin se atë letër të pazakontë të dërguar nga Shqipëria do ta injoronte, e mbajta për vete. Ndaj, u gëzova pa masë, kur Formani, jo vetëm që nuk e injoroi atë fotografi, me anë të së cilës disa të panjohur i uronin me zemër ditëlindjen, por dërgoi edhe një përgjigje të ngrohtë të shkruar me dorën e tij.
Në jetë kam lexuar shumë jetëshkrime dhe të jem i sinqertë, është një lloj zhanri që e parapëlqej, por për mua, autobiografia e Milosh Formanit është pa dyshim më e përkryera, jo vetëm për faktin se ai ashti si unë ia ka kushtuar jetën më shumë kinemasë se sa aftësisë që përmes jetës së tij arrin të mësojë me elegancë shumë më tepër se sa një libër voluminoz për historinë e Europës dhe të botës.
Piro Milkani

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995687991
ean13
9789995687991
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Djali me biçikletë, Eli Amir

Shkrimtari Eli Amir, vjen me këtë libër, i cili është më autobiografiku dhe më mbresëlënësi - kurrë më parë ai nuk e ka shpërfaqur kështu veten e tij, e kurrë me parë nuk është shpërfaqur lzraeli i dekadës së dytë të krijimit të këtij shteti, nga një këndvështrim kaq i veçantë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Çmimi 9,35 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Franceskane

Burgjet e mia, Dom Simon Jubani

Gjithnje militant aktiv, balle për balle katileve e spijujve të Burrelit, u lirova me 13 prill 1989 bashke me klerike te tjere, ne saje te perestrojkes, tue i mbete borxh 14 vjet burgim Komiteti Qendror. U ktheva përsëri gjallë. Në shtëpinë teme të vjetër, rranze mureve te Rremajit, nën hijen e çinarëve e të selvive.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Adrenalina, Zlatan Ibrahimovic

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)