• Ka mbaruar
Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham
  • Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham
  • Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

SKU000907
Argeta LMG

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Brenga e Ballkanit, vëllimi i parë
Origjinali: The Burden of the Balkans
Gjinia: Histori
Autori: Edith Durham
Shqipëroi: Haris Thanasi
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2009
Fq. 352
Pesha: 0.436 kg.
ISBN: 978-99956-17-35-6

Mbi autoren

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të. Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët.

Babai i saj, Arthur Eduard Durham, ishte një kirurg i njohur në Londër. Edukimin e mori në mënyrë private dhe shfaqi talent në ilustrime si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundur pjesëmarrjen në Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretërore e Arteve). Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuar të një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar në 1899.

Pas vdekjes së babait, Editit iu desh të kujdesej me vite me rradhë për nënën e sëmurë që rezultoi si diçka shumë e lodhshme. Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jasht vendit për t'u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t'i linte asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe. Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruajtur në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malsorëve të Shqipërisë Veriore.

Është për t'u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man) e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute). Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej nga perkrahësit e shtetit serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t'a futur në territoret sllave.

Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin "Krimbi serb" meqë nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e "Serbisë së Madhe", duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë. Për më tepër, intelektualë angleze që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj.

Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj "Black Lamb and Grey Falcon" si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmone janë ata qe masakrohen dhe jo masakratorët. Historiani i njohur R.W. Seton - Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro - Hungareze) komentoi, "Ndërkohë që gjithmonë denoncohet "mentaliteti i Ballkanit", edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë". Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot Editin dhe kanë rrespekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është "Mbretëresha e Malsorëve".

Ajo u mirëprit nga malsorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e "Burrneshave Shqiptare", që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri. Mbas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruajtur për të "Ajo na fali ne zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmëndjen e malsorve tanë."

Ajo vazhdon të nderohet si "Heroinë Kombëtare" dhe në 2004 në një deklaratë të presidentit shqiptar, Alfred Moisiu, e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar. Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes.

Në ditët e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.

Detajet e librit
Argeta LMG
SKU000907
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001272

Botuesi: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
17,76 
More

Botuesi: UET Press

Tirona e Nonës, Blendi Fevziu

Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin.
11,10 
More

Bibliografi Gjergj Kastrioti Skënderbeu në veprat e autorve shqiptare 1480-2023, Hysen S. Dizdari

Ky libër pa dritën e botimit me datën 28 Nëntor 2023 në vitin e jubilare të 580 vjetorit të ngritjes , flamurit kombëtarë shqiptarë nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Kalan e Krujës dhe përmbledh mbi 500 vepra në fusha të ndryshme studimore të shkruera nga autorve shqiptare kushtuar Skënderbeut për një prijudhë kohore nga viti 1480 deri në shtator të...
27,75 
More

Grabjani rrëzë kodrave, Lekë Tasi

Libri na njeh veçanërisht për kushtet çnjerëzore fizike po aq edhe psikologjike në të cilat trajtoheshin të internuarit politikë, si në këtë paragraf: “Qysh më pesë të mëngjesit, natë akoma, na zgjon megafoni që transmeton muzikë popullore. Dalim në kërkim të një nevojtoreje. Mamanë e çojmë ndër komshinj por kanë filluar të bezdisen.”
13,32 
More

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.
11,10 
More

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
22,20 
More

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...
23,31 
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Flutura nëpër botë, Flutura Kasa

Autorja e ka ndërtuar librin me një kompozicion të thjeshtë, ku ngjarjet më të rëndësishme të familjes së saj zënë e vrapojnë t'i zënë vendin njëra-tjetrës. Sigurisht me një qasje tepër të veçantë: me një sinqeritet nga rrëfimtarja për t'u patur zili nga çdo shkrimtar.
12,21 
More

Referenca: SKU000574

Botuesi: OMSCA-1

Bethoveni, B. Kremnjev

Titulli: BethoveniOrigjinali: BethoveniGjinia: BiografiAutori: B. KremnjevShqipëroi: Jorgo MatoShtëpia botuese: OMSCAViti: 2000Fq. 384Pesha: 0.3 kg.ISBN: 978-99927-40-40-X
7,22 
More

Botuesi: Te tjere

Elon Musk, Ashlee Vance

Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk – ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri.
15,54 
More

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
13,32 
More

Botuesi: Botart

Tri gra, Lisa Taddeo

Megi, një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, nxënëse e shkollës së mesme në Dakotën e Veriut, gjoja ngatërrohet në një marrëdhënie dashurie me mësuesin e saj të anglishtes, i cili është i martuar; gjyqi penal që pasoi, e kthen përmbys komunitetin e tyre të qetë.
15,54 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2529

Botuesi: Argeta LMG

Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe.
7,77 
More