• Banner

Lamtumirë Gabo dhe Mercedes, Rodrigo Garcia

Kështu shohim anën më njerëzore të një personazhi universal dhe të gruas që ai e zgjodhi që kur ajo ishte një vogëlushe nëntëvjeçare, që e shoqëroi gjithë jetën dhe që mbijetoi pak vite pas tij. Ky rrëfim, i përzier me kujtimet e një jete të papërsëritshme, është lamtumira më e bukur për birin e telegrafistit dhe bashkëshorten e tij.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lamtumirë Gabo dhe Mercedes

Origjinali: A Farewell to Gabo and Mercedes 

Gjinia: Biografi

Autori: Rodrigo Garcia

Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2021

Fq. 160

Pesha: 0.265 kg

ISBN: 978-9928-354-09-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në mars të vitit 2014, Gabriel García Márquez, me gjasë shkrimtari më i dashur në gjuhën spanjolle i shekullit XX, i moshuar tanimë dhe i sëmurë, mori të ftohtë. “Kësaj nuk ia hedhim dot”, - i tha Mercedes Barcha, bashkëshortja e tij prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh, Rodrigo-s, djalit të tyre. Këto faqe janë kronika më intime dhe më e ndershme e ditëve të fundit të një gjeniu, e shkruar me një saktësi të admirueshme dhe me largësinë e duhur të një dëshmitari të jashtëzakonshëm: vetë Rodrigo-ja. Kështu shohim anën më njerëzore të një personazhi universal dhe të gruas që ai e zgjodhi që kur ajo ishte një vogëlushe nëntëvjeçare, që e shoqëroi gjithë jetën dhe që mbijetoi pak vite pas tij. Ky rrëfim, i përzier me kujtimet e një jete të papërsëritshme, është lamtumira më e bukur për birin e telegrafistit dhe bashkëshorten e tij.

Komente 

“Kjo është një lamtumirë e bukur ndaj dy njerëzve të jashtëzakonshëm. Më ka magjepsur dhe prekur, dhe do të prekë e magjepsë këdo që ka hyrë ndonjëherë në botën letrare të Gabriel García Márquez-it .”

 Salman Rushdie

“Në Lamtumirë Gabo dhe Mercedes, Rodrigo Garcia gjen fjalët që nuk mund të thuhen, momentet që shënjojnë gjithçka mund të dish rreth kalimit nga jeta në vdekje, nga ajo që të sjell dashuria dhe të lë humbja. Me detaje aq të pasura sa çdo biografi gjigante, do ta gjesh veten të pikëlluar ndërkohë që lexon, mirënjohës për artin që mbetet pjesë e trashëgimisë tonë kulturore.”

Walter Mosley, autori bestseller i 'New York Times' i 'Down the River Unto the Sea'

“I lexon këto kujtime të shkurtra me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje. Po, është një homazh prekës i të birit ndaj prindërve të tij të jashtëzakonshëm, por dhe shumë më shumë se aq: është një zbulim i skajeve të fshehura të një jete magjepsëse. Lamtumirë Gabo dhe Mercedes është zemërgjerë, josentimental dhe i thellë.”

Juan Gabriel Vásquez, autor i 'The Sound of Things Falling'

“Një homazh i ngrohtë i mbushur me kujtime të dashura e të dhimbshme.”

Kirkus

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354099
ean13
9789928354099
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vikama e tingullit, Vera Ibrahimi

Njerëz të dashur dhe personalitete të mëdha u ngjitën në Qiell…Disa, vetvetiu, u zbehën dhe mbetën në gjysmëhije… Por, lavdi Zotit, shumë e shumë të tjerë janë e do të jenë sërish dëshmitarë të kohëve tona, do të jenë mendërisht dhe shpirtërisht…

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Burgjet e mia, Dom Simon Jubani

Gjithnje militant aktiv, balle për balle katileve e spijujve të Burrelit, u lirova me 13 prill 1989 bashke me klerike te tjere, ne saje te perestrojkes, tue i mbete borxh 14 vjet burgim Komiteti Qendror. U ktheva përsëri gjallë. Në shtëpinë teme të vjetër, rranze mureve te Rremajit, nën hijen e çinarëve e të selvive.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Triologjia e jetës, Lazër Radi

Trilogjia e jetës – Prizreni (“Mjegullnaja e nji kohe të largët) Trilogjia e jetës – Shkodra (“Gjurmat t’ni ditari të djegun”) Trilogjia e jetës – Roma (“ Vorbulla t’jetës universitare”)

Çmimi 3 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.

Çmimi 960 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2935

Botuesi: Princi

Blendi Fevziu, Kastriot Myftaraj

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.

Çmimi 1 400 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)