• Banner

Kujtime, Theodhoros Kolokotronis

Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtime

Gjinia: Kujtime

Autori: Theodhoros Kolokotronis

Shqipëroi: Kristo Pulla

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2021

Fq. 304

Pesha: 0.375 kg

ISBN: 978-9928-348-23-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Botimi në gjuhën shqipe i librit “Kujtime” të Theodhoros Kolokotronit, i jep për herë të parë lexuesve shqiptarë, mundësinë për një qasje direkte te një prej burimeve më të rëndësishme origjinale historike që hedhin dritë mbi jetën, veprën dhe asaj çka besonte të një prej nismëtarëve të Revolucionit Grek të 1821-shit.

Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.

Ky ushtarak gjenial, njeri i pashkolluar por i ditur, Kolokotroni ose “Plaku i Moresë” si njihej ndryshe, nxjerr në pah vlera si integriteti moral, heroizmi, trimëria, dashuria për lirinë, për të drejtën, por edhe miqësia vëllazërore me “tjetrin”, edhe në rast se ai “tjetri” ka besim dhe prejardhje të ndryshme.

Kjo vepër, përmes atyre që ka përjetuar protagonisti kryesor, hedh dritë mbi lëvizjen e parë nacionalçlirimtare në Ballkan që ia arriti objektivit të vet dhe shërbeu si promotor për krijimin e shteteve kombëtare në rajon, duke shënuar në këtë mënyrë, në një stad të hershëm, rilidhjen e rajonit tonë me Europën.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928348234
ean13
9789928348234
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Gramshi, Një biografi e re, Angelo D' Orsi

Nga “kreu i klasës punëtore”, siç e përkufizoi Toliati më 1927-ën, D'Orsi tregon përpjekjet në rritje të Gramshit për të kapërcyer kufizimet e ngurta të “gardhit të marksizëm-leninizmit”, në emër të mendimit kritik dhe antidogmatik, pa e harruar kurrë objektivin që do ta shoqërojë deri në ditën e fundit: çlirimin e proletariatit nga zinxhirët e tij.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000960

Botuesi: Te tjere

Ikje nga trilli i perendive, Amik Kasoruho

Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Liri Belishova dhe koha e saj, Bashkim Shehu

 Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Koço Devole, Mitro Çela

Falënderojmë gjithashtu edhe dashamirësit që mbetën te premtimet, edhe pse një fjalë e urtë në ekonominë e tregut, thotë: “Miku, kur jep fjalën, ther djalin e komshijes”. Problem është kur komshija ka cupa!

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Vepra e saj, Alketa Xhafa Mripa

“Vepra e saj” përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrëm e tyre – ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia,...

Çmimi 172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Ahmed Dakli, Hilmi Dakli

Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)