• Banner

  • Ka mbaruar
Guximi per te shpresuar, Barack Obama
  • Guximi per te shpresuar, Barack Obama

Guximi per te shpresuar, Barack Obama

Asnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile Kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s.

11,10 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Guximi për të shpresuar
Gjinia: Autobiografi
Autori: Barack Obama
Shqipëroi: Diana Ndroqi (Dibra)
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 428
Pesha: 0.45 kg

Komente mbi librin

"Asnjë udhëheqës amerikan, që prej librit Profile Kuraje të Presidentit Xhon F. Kenedi, nuk ka shkruar një traktat politik më të kthjellët, më të mprehtë dhe më gjallërues se libri Guximi për të shpresuar i Barack Obama-s.

Faqet e këtij libri përmbajnë analiza të mirëpeshuara mbi ndikimet jetëgjata të së shkuarës mbi realitetet e sotme amerikane, ide të thella mbi botën e sotme të ndërlikuar dhe plot sfida, si dhe, mbi të gjitha, një vizion frymëzues mbi mundësitë e pafundme të së nesërmes. Për më tepër, me rezultatet e zgjedhjeve të 4 nëntorit 2008, ky libër sfidues na hap një dritare nga ku mund të shohim parimet morale dhe shoqërore që do të udhëheqin në detyrë njeriun e parë afroamerikan të zgjedhur president në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Duke qenë vetë një afroamerikan dhe adhurues i vërtetë i popullit shqiptar, përgëzoj me entuziazëm përkthimin në shqip të kësaj vepre të spikatur, që ua reko-mandoj të gjithë atyre që kanë dëshirë ta njohin më mirë këtë njeri, i cili, nuk kam asnjë dyshim, do të jetë një mik i vërtete i Shqipërisë."

John L. Withers, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

"Barack Obama është shërbimi më i mirë që mund t'i bëjë Amerika botës në këto çaste kur, pas një epoke ndryshimesh, po ndryshojmë epokë. Mes muzgut të një bote dhe lindjes së një tjetre, Amerika s'mund të mos jetë drita e së nesërmes.

Ky libër flet pikërisht për këtë dritë dhe autori i tij është mishërimi i arsyes pse Amerika s'mund të kuptohet pa këtë ëndërr."

Edi Rama

"Për çdo djalë apo vajzë të re që sot aspiron jetën publike, por nuk guxon ta provojë, sepse pas cepit të angazhimit publik e pret egërsia dhe injo-ranca e tregtarëve të vjetër të frikës e baltës, ky libër ofron një mbidozë kuraje.

Kurajë, edhe nëse nuk keni lindur në një familje të pasur apo të lidhur me elitën politike. Kurajë, edhe nëse idetë tuaja nuk janë shumë popuilore në fillim. Kurajë, edhe nëse rrëzoheni herën e parë a të dytë që e provoni. Lajmi i mirë nga ky libër është se me kurajë, dinjitet e punë të palodhur për të mirën publike, gjithçka është e mundur."

Erion Veliaj

Detajet e librit
SKU000799
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000309

Botuesi: Botimet Dudaj

Jeta ime, Bill Clinton

Libri i Presidentit Bill Klinton Jeta ime është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.

Çmimi 21,09 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001376

Botuesi: Migjeni

Mjek te Ali Pasha, Henri Holland

Veziri më priti me një mirësjellje të veçantë; më tha se besonte që unë nuk do ta harroja dhe se ai do vazhdonte të shpresonte se në një të ardhme do të kthehesha në Janinë. Ai shprehu dëshirën që t'i shkruaja sa herë të më jepej mundësia dhe t'i jepja këshilla të tjera, që mund t'i duheshin në lidhje me shëndetin. Ai më kërkoi që të përshendesja famijen...

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000068

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëheqja, Rudolph W. Giuliani

Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Çmimi 12,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001685

Botuesi: Te tjere

Detyra ne Beograd, Martti Ahtisaari

Në maj të vitit 1999, Martti Ahtisaarit, presidenti i Finlandës, iu besua detyra e nivelit të lartë, rezultatin përfundimtar të së cilës tërë bota e priste me brengosje dhe tension. 

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001054

Botuesi: Dituria

Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)