• Banner

Jeta ime, Demi Moore

Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj.

14,57 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta ime

Origjinali: Inside out

Gjinia: Autobiografi

Autori: Demi Moore

Shqipëroi: Ariola Cuca

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2021

Fq. 312

Pesha: 0.470 kg

ISBN: 978-9928-338-05-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Për dekada të tëra, emri i Demi Moore-it ka qenë sinonim i fjalës “famë”. Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kryefjala e titujve kryesorë, si për rolet ikonë në filma shumë të suksesshëm, ashtu edhe për lidhjet në jetën e saj private.

Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj.

Edhe kur kapi majat, ajo ende nuk ishte e bindur nëse e meritonte një vend në Hollivud, nëse ishte një nënë e mirë apo një aktore e denjë.

Ky rrëfim i saj flet për diversitetin, por edhe për këmbënguljen. Një autobiografi reflektimi, ku autorja rrëfen pa doreza gjithçka për karrierën dhe jetën personale; që nga marrëdhënia problematike me të ëmën e deri tek martesat dhe lufta për të gjetur ekuilibrin mes famës dhe familjes.

Libri “Jeta ime” është një histori mbijetese, suksesi dhe dorëzimi; një portretizim i sinqertë i jetës së saj, sa të zakonshme aq edhe ikonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928338051
ean13
9789928338051
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Tokë e Premtuar, Barack Obama

TOKË E PREMTUAR është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm – rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë, i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore. Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e baraspeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-Amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë,...

Çmimi 26,03 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001054

Botuesi: Dituria

Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: 2935

Botuesi: Princi

Blendi Fevziu, Kastriot Myftaraj

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.

Çmimi 14,57 
More
In Stock

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Çmimi 31,23 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kujtime, Theodhoros Kolokotronis

Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)