Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss
  • Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Cabej

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

4,68 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tropikë të trishtë

Origjinali: Tristes tropiques

Gjinia: Autobiografi

Autori: Claude Levi-Strauss

Shqipëroi: Andromaqi Gjergji

Shtëpia botuese: Çabej

Fq. 472

Pesha: 0.517 kg

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Filozof e moralist po aq sa etnolog, Lévi-Strauss në këtë libër tashmë klasik, rrëfen për lindjen e vokacionit të etnologut dhe ekspeditën e tij të parë tek indigjenët e Brazilit Qendror. Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor. “Kam kërkuar rrugën time për një kohë të gjatë [... ] në etnologji jam krejt autodidakt. Zbulimin e parë të kësaj rruge timen e kam kuptuar për arsye që nuk mund të përmenden: nevoja për evazion, dëshira për të udhëtuar”. Këto fjalë të Claude Lévi- Strauss përmbledhin fare mirë thelbin dhe shpirtin e këtij libri, i cili është një prej teksteve që përbëjnë sot bazat e studimeve antropologjike dhe sociologjike.

Detajet e librit
Cabej
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001054

Botuesi: Dituria

Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.
8,33 
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.
12,49 
More

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
10,41 
More

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...
13,53 
More

Botuesi: UET Press

Tirona e Nonës, Blendi Fevziu

Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin.
10,41 
More

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
15,62 
More

Botuesi: Botart

Gratë e Rotshildeve, Natalie Livingstone

Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
26,03 
More

Botuesi: Onufri

Maria Skllodovska - Kyri, Iwona Kienzler

Maria Skllodovska – Kyri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm. Ajo ishte e para përfaqësuese e gjinisë së bukur, e cila në vitin 1893 mori diplomë në Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Sorbonës të Parisit.
12,49 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
5,21 
More

Referenca: SKU001223

Botuesi: OMBRA GVG

Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal, Jim Belushi

Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the...
8,33 
More

Botuesi: Berk

Ditare: 1914-1920, Shuk Gurakuqi

Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...
10,41 
More

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.
10,41 
More