Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin, Viktoria Eugenia Henao
  • Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin, Viktoria Eugenia Henao

Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin, Viktoria Eugenia Henao

Botart

Për dy vite me radhë, gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të kreut të kartelit të Medelinit, u zhyt në kujtimet e saj për të përjetuar prapë ato ngjarje të llahtarshme me të cilat u përball bashkë me njeriun, i cili, që nga viti 1982

15,62 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta dhe burgu im me Pablo Eskobarin. Dëshmia e gruas së trafikantit më të rrezikshëm të botës
Origjinali: Mi vida y mi cárcel con Pablo Escobar
Gjinia: Biography
Autori: Viktoria Eugenia Henao
Shqipëroi: Ivzi Koçi
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2019
Fq. 528
Pesha: 0.690 kg
ISBN: 9789928286369
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Nga mesi i viteve shtatëdhjetë, Viktoria Eugenia Henao ishte një adoleshente si gjithë të tjerat, që nuk e dinte se ç’drejtim do të merrte jeta e saj kur u dashurua me Pablo Eskobar Gavirian. Për dy vite me radhë, gruaja dhe nëna e dy fëmijëve të kreut të kartelit të Medelinit, u zhyt në kujtimet e saj për të përjetuar prapë ato ngjarje të llahtarshme me të cilat u përball bashkë me njeriun, i cili, që nga viti 1982, e rrënoi Kolumbinë nëpërmjet një strategjie terrori, duke vrarë politikanë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, si dhe duke e përmbytur botën me kokainë. Pse u martua me Pablo Eskobarin? Pse nuk e praktisi kurrë dhe as e denoncoi? Viktoria Eugenia Henao rrëfen me realizëm dhe në mënyrë rrëqethëse se ç’do të thoshte për të të jetonte në krah të njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm e më të kërkuar të botës.





Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286369
ean13
9789928286369
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000812

Botuesi: Bota Shqiptare

Mehmet Shehu - Im vella, Duro Shehu

Me këtë titull, 82-vjeçari Duro Shehu ka hedhur në treg librin, një botim mbi figurën e ish-kryeministrit të epokës komuniste Mehmet Shehut. Rrëfim, i cili jo vetëm vjen nga pena e vëllait të Shehut, por një përmbledhje me fakte dhe dokumente që shtrojnë shumë pyetje, një prej të cilave vazhdon të mbetet "U vra apo e vranë?".
6,25 
More

Referenca: SKU001356

Botuesi: Te tjere

Arshi Pipa, njeriu dhe vepra, Uran Kalakulla

"Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire, vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi te lexojne, te studjojne dhe vlersojne veprat e shkrimtareve te tille te medhej si Arshi Pipa."
8,33 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...
14,57 
More

Ernesto Sabato, Ernesto Sabato

Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi...
7,29 
More

Botuesi: Te tjere

Rezidenca, Kate Andersen Brower

Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë "Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë."
13,53 
More

Botuesi: Zenit Editions

Volter, Andre Maurois

Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë.
5,21 
More

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...
15,62 
More

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.
10,41 
More

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.
20,82 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Tokë e Premtuar, Barack Obama

TOKË E PREMTUAR është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm – rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë, i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore. Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e baraspeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-Amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë,...
26,03 
More

Botuesi: Onufri

Kujtime të nji jete së kalueme, Dom Ndoc Nikaj

Mik e bashkëpuntor i ngushtë i abatit Prenk Doçi dhe ipeshkvit Gjergj Koleci, i afërt i Át Gjergj Fishtës, bashkëpuntor i Faik Konicës në shtyllat e "Albanisë", mbështetës i Luigj Gurakuqit, ai qe pjesmarrës në të gjitha lëvizjet patriotike e kulturore të Shqipnisë së epërme prej fundit të shek. XIX deri në pragun e pleqnisë së tij.
7,29 
More

Referenca: SKU000866

Botuesi: Te tjere

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?
12,49 
More

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
10,93 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.
15,62 
More