• Banner

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...

21,25 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tito dhe shokët (Kopertinë e trashë)

Origjinali: Tito in Tovarisi

Gjinia: Biografi

Autori: Joze Pirjevec

Shqipëroi: Shpresa Rupar

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 768

Pesha: 1.187 kg

ISBN: 978-9928-286-79-6

Mbi librin

Ky botim sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për forminin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish- Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në Washington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi...

Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe.

Për herë të parë, detaje nga përplasjet e forta të udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia.

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...

Mbi autorin

Dr. Jozhe Pirjevec, i lindur në 1940, e filloi karrierën e tij akademike në vitin 1971 në Universitetin e Pizës duke vazhduar më vonë në Trieste dhe në Padova. Në vitin 1996 ai u bë kryetar i katedrës për Historinë e Kombeve Sllave në Fakultetin e Filologjisë në Trieste. Po në të njëjtin vit u emërua këshilltar shkencor në qendrën e Kërkimeve Shkencore në Koper të Sllovenisë. Në vitin 1988, për librin Tito, Stalini dhe Perëndimi, fitoi çmimin e Fondacionit Kidriç, ndërsa në vitin 2002 për monografinë Lufta Jugosllave 1991-1999, mori çmimin Premio Acqui. Në vitin 2007 mori titullin Ambasador i Shkencave dhe dy vjet më vonë u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928286796
ean13
9789928286796
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fishta

At Gjergj Fishta, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Gjergj Fishta ka qenë artist i spikatur (ai na ka lënë piktura, projekte arkitekture të realizuara; ka bërë regjisorin e Teatrit të Fretenve, skenografin dhe organizatorin e shfaqjeve). Ai që nga viti 1902 ka qenë një pedagog i përkushtuar (futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, unifikoi alfabetin latin të shqipes së shkruar, të cilin e kemi edhe sot e kësaj...

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001118

Botuesi: Te tjere

Jeta ime... Interviste me Blendi Fevziun

Puna është jeta juaj. E tillë është edhe për Blendi Fevziun, i cili ka sjellë në një libër të përmbledhura 23 intervista të marra në studion e tij. Janë 23 personazhe që drejtpërdrejtë apo indirekt, në mënyrë të dukshme apo të kamufluar kanë dominuar jetën politike dhe publike në Shqipëri. 11 vite komunikim me publikun vjnë në një botim që sjell copëza të...

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 2

Për regjimin nazist janë karakteristike tiparet më të këqija të komunizmit. Ai nuk ka baza dhe parime përveç grykësisë dhe synimit për sundim racor. Ai ua kalon të gjitha formave të degjenerimit njerëzor. Gjatë 25 viteve të fundit nuk ka patur kundërshtar më konseguent të komunizmit se unë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.

Çmimi 8,16 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)