• Banner

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bloc notes

Gjinia: Biografi

Autori: Ylli Demneri

Shtëpia botuese: Odeon

Viti: 2018

Fq. 279

Pesha: 0.325 kg

ISBN: 979-10-95002-01-7

Mbi librin

Nga të gjitha format letrare, fragmenti, të paktën që nga Sei Shanagon e këndej, është zhanri narrativ që i afrohet më shumë heterogjenitetit të mendjes njerëzore dhe ku kjo e fundit gjen ndoshta vendin më adekuat të shprehjes.

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës, në tren, biçikletë e avion, me njerëz të njohur e të panjohur, të afërt e të largët, me sytë e trupit e të kamerës, gëzimin e pikëllimin, frikën e shpresën, kënaqësinë dhe dhimbjen.

Në këto shënime sa të përbashkëta aq dhe intime, ku kolektivja dhe individualja i lënë vendin njëra tjetrës në një marrëdhënie të pandërprerë e  të pandashme, të krijohet përshtypja se është shprehur çdo situatë jetësore.

Detajet e librit
Odeon

Referencat specifike

isbn
9791095002017
ean13
9791095002017
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001674

Botuesi: Te tjere

Me kujtohet, Ylli Demneri

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Haveli, Michael Zantovsky

Biografia e Vacllav Havelit, shkruar nga Michael Zantovsky, është gëzim dhe frymëzim. E ngrohtë, me humor, me mprehtësi, ajo tregon historinë e jetës së një prej politikanëve, shkrimtarëve dhe studiuesve më të rëndësishëm të kohës sonë... Michael Zantovsky i ka bërë mikut të vet dhuratën e fundit duke shkruar jo një jetëshkrim shenjtorësh, por një...

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001272

Botuesi: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.

Çmimi 17,76 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Liri Belishova dhe koha e saj, Bashkim Shehu

 Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Koço Devole, Mitro Çela

Falënderojmë gjithashtu edhe dashamirësit që mbetën te premtimet, edhe pse një fjalë e urtë në ekonominë e tregut, thotë: “Miku, kur jep fjalën, ther djalin e komshijes”. Problem është kur komshija ka cupa!

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri Kodra, Xhevair Lleshi

Maestro po mërmëriste shqip, nuk kthente përgjigje, shikonte këmbët e veta, vazhdonte dialogun me veten dhe fisnikëronte këmbënguljen, kur e kur ngrihej dhe recitonte ndonjë varg me një italishte të pastër.

Çmimi 10,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vikama e tingullit, Vera Ibrahimi

Njerëz të dashur dhe personalitete të mëdha u ngjitën në Qiell…Disa, vetvetiu, u zbehën dhe mbetën në gjysmëhije… Por, lavdi Zotit, shumë e shumë të tjerë janë e do të jenë sërish dëshmitarë të kohëve tona, do të jenë mendërisht dhe shpirtërisht…

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)