• Banner

  • Ka mbaruar

Udhëheqja, Rudolph W. Giuliani

Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka.

9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Udhëheqja
Origjinali: Leadership
Autori: Rudolph W. Giuliani
Gjinia: Kujtime
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2006
Fq. 392
Pesha: 0.40 kg.
ISBN: 978-99943-33-81-X

Mbi librin

Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka. Tamam atëherë kur sulmet e 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë e vendosën atë në një rol jo fort të lakmueshëm, Xhulianit i kishin mbetur edhe pak muaj për të plotësuar mandatin e tij si njëri prej kryebashkiakëve më të suksesshëm, që kishte parë ndonjëherë qyteti i Nju-Jorkut.

Pasi mori në dorë një qytet të shkatërruar nga krimi dhe të gjymtuar nga mundësitë për t'u shërbyer qytetarëve, Xhuliani tregon se si në një çast kuptoi që çdo aspekt i karrierës së tij që nga koha kur kishte qenë një gjykatës i mrekullueshëm e deri te lufta kundër krimit të organizuar gjatë viteve kur ishte prokuror federal – e kishte ndihmuar për të formuar konceptin e tij për udhëheqjen, duke e përgatitur për të kapërcyer sfida të tjera.

Fitoret e Xhulianit, si rrjedhim, e forcuan bindjen e tij për cilësitë thelbësore që janë të nevojshme për të qenë një udhëheqës i suksesshëm. Duke rrëfyer me hollësi parimet e tij të drejtimit, Xhuliani shpalos histori mahnitëse, të cilat janë po aq vetjake sa dhe përgjithësuese: si përvetësoi mësimin e ruajtjes së gjakftohtësisë në gjendje të tensionuara; si iu ngjall që herët dashuria për leximin nga nëna e tij dhe si iu rrit vendosmëria për t'u dhënë pas fushave të reja; se si gjatë luftës së tij të fundit me kancerin e prostatës mësoi të merrte vendime në kohën e duhur, por dhe informacionin e duhur, i cili do t'a ndihmonte në marrjen e vendimeve të një shkalle të gjerë.

"Sepse pati më shumë besim te ne, nga sa patëm ne te vetja jonë, sepse u tregua trim, kur kërkohej, i ashpër, kur duhej si dhe i butë, por jo i mefshtë, sepse nuk fjeti, nuk u dorëzua dhe nuk u tërhoq nga dhimbja përreth tij."
Rudi Xhuliani, Kryebashkiaku i botës, është Njeriu i Vitit 2001, i përzgjedhur nga gazeta "TIME".

Detajet e librit
SKU000068
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000309

Botuesi: Botimet Dudaj

Jeta ime, Bill Clinton

Libri i Presidentit Bill Klinton Jeta ime është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.

Çmimi 18,83 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Në hije, Prince Harry

Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Vepra e saj, Alketa Xhafa Mripa

“Vepra e saj” përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrëm e tyre – ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia,...

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Volter, Andre Maurois

Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Jeta ime, Demi Moore

Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Çmimi 10,90 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...

Çmimi 24,77 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)