• Banner

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova
  • Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.

8,33 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme
Origjinali: Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme
Gjinia: Histori
Autori: Dr. Faruk Borova
Shtëpia botuese: Mileniumi I ri
Viti:2018
Fq. 221
Pesha: 0.340 kg
ISBN: 978-9928-174-51-2

 

Mbi autorin

Ka lindur në Tiranë, më 14.09.1946. Pas mbarimit të shkollës së mesme ‘’Sami Frashëri’’, vazhdoi studimet e larta në Fakultetit e Shkencave të Natyrës dhe u diplomua në vitin 1968, në degën ‘’Kimi Industriale’’. Gjatë periudhës studentore u aktivizua në skuadrën e basketbollit ‘’17 Nëntori’’. Ka punuar për një periudhë të gjatë në Institutin e Teknologjisë Kimike dhe zotëron gradën shkencore ‘’Doktor’’.

Pas përmbysjes së regjimit monist, Dr. Faruku ka kryer edhe detyra të tjera, jashtë profesionit të tij, ndër të cilat mund të përmendim edhe atë të vitetve 1993-1997, si ambasador i Republikës së Shqipërisë, rezident në Kajro të Egjiptit, duke përfaqësuar Shqipërinë edhe në disa shtete të Lindjes së Mesme . Kjo detyrë ishte shkëndija për t’u njohur me historinë e shqiptarit të madh, Muhamend Ali Pasha, dhe pasardhësit të tij dhe, si rrjedhojë, për të shkruar për të dhe gjithë pasardhësit e tij, ngjarje që e përmblodhi në librin e tij ‘’Dinastia Shqipëtare që sundoi Misirin’’.

Në vitin 2013, Faruku shkruajti librin ‘’Dibranë dhe Tiranas 100 Vjet Së Bashku’’, me rastin e 100 vjetorit të eksodit dibran. Arsyeja që e shkruajti këtë libër është se origjina e prindërve të tij është nga Dibra e Madhe (Shehri).

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindje s së Mesme në keto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928174512
ean13
9789928174512
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001283

Botuesi: Te tjere

Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952, Dr. Faruk Borova

Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dibranë dhe tiranas, Faruk Borova

Në këtë libër, në formën e një rrëfimi të ngjarjeve historike, jam përpjekur të shpjegoj situatat dhe rrethanat historike të këtyre dy komuniteteve në Shqipëri, në këto 100 vitet e fundit, pas fillimit të eksodit dibran që përkon një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Faik Konica, përlindësi modern, Fotaq Andrea

Këto Fletore Koniciane kanë për bosht qendror tipiken e Rilindësit Faik Konica: europianizimi dhe moderniteti i kombit shqiptar, si komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet e vitalitet historik që meriton, pas shekujsh të tërë qëndrese e mbijetese, vendin e vet në familjen e bashkuar europiane.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000866

Botuesi: Te tjere

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

At Gjergj Fishta, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Gjergj Fishta ka qenë artist i spikatur (ai na ka lënë piktura, projekte arkitekture të realizuara; ka bërë regjisorin e Teatrit të Fretenve, skenografin dhe organizatorin e shfaqjeve). Ai që nga viti 1902 ka qenë një pedagog i përkushtuar (futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, unifikoi alfabetin latin të shqipes së shkruar, të cilin e kemi edhe sot e kësaj...

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Adrenalina, Zlatan Ibrahimovic

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)