• Banner

Kujtime te nji jete se kalueme, Dom Ndoc Nikaj
  • Kujtime te nji jete se kalueme, Dom Ndoc Nikaj

Kujtime të nji jete së kalueme, Dom Ndoc Nikaj

Mik e bashkëpuntor i ngushtë i abatit Prenk Doçi dhe ipeshkvit Gjergj Koleci, i afërt i Át Gjergj Fishtës, bashkëpuntor i Faik Konicës në shtyllat e "Albanisë", mbështetës i Luigj Gurakuqit, ai qe pjesmarrës në të gjitha lëvizjet patriotike e kulturore të Shqipnisë së epërme prej fundit të shek. XIX deri në pragun e pleqnisë së tij.

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtime të nji jete së kalueme, trazime jete
Gjinia: Kujtime
Autori: Dom Ndoc Nikaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 334
Pesha: 0.407 kg.
ISBN: 978-9928-226-23-5

Koment nga Ardian Ndreca

Njiherë e nji kohë emni i dom Ndoc Nikës (1864 – 1951) ishte mjaft familjar në Shkodër jo vetëm për librat e shumtë që botonte me zell por edhe për shpirtin e tij përtrisë e të gjallë. E tija ishte ideja me themelue në Shkodër nji shtypshkronjë që mori famë e nxori libra me vlerë, ma vonë edhe nji fabrikë alkooli që ishte gjithmonë me humbje, mbasi prodhimi që vinte prej Çekije ishte ma i lirë se ai që nxirrte dom Ndoci.

Pak kohë para shpalljes së Pamvarsisë falë tij bleheshin armë prej Austrije dhe nepërmjet detit dhe Bunës, mes shumë vështirsish, ngjiteshin përpjetë ndër male, për me iu dorzue malsorve që asokohe gatiteshin me nisë kryengritjen e madhe që do të shporrte pushtuesin shekullor.

Por pikësëpari dom Ndoc Nikaj qe nji puntor i palodhun i letrave shqipe. Prej vitit 1888 deri në prag të Luftës së përbotshme botoi disa dhjeta vepra origjinale, përkthime, themeloi gazeta, bashkëpunoi me shoqninë Bashkimi, la mjaft dorëshkrime të pabotueme.

Mik e bashkëpuntor i ngushtë i abatit Prenk Doçi dhe ipeshkvit Gjergj Koleci, i afërt i Át Gjergj Fishtës, bashkëpuntor i Faik Konicës në shtyllat e "Albanisë", mbështetës i Luigj Gurakuqit, ai qe pjesmarrës në të gjitha lëvizjet patriotike e kulturore të Shqipnisë së epërme prej fundit të shek. XIX deri në pragun e pleqnisë së tij.

Mbas vitit 1944 valës së dhunës së çmendun komuniste nuk do t'i shpëtonte as ai, edhe pse kishte jetue krejtsisht i tërhequn nga jeta politike gjatë viteve të konfliktit botnor, anipse ishte ndër të fundit rilindas të mbetun gjallë.

Urrejtja ndaj klerit katolik bani që të arrestohej në moshën 82 vjeçare dhe t'i kalonte vitet e fundit të jetës mes mjerimeve të burgut dhe poshtnimeve të një regjimi që mtonte me e nisë fillin e kulturës prej vetvetes. Përpjekje kjo aq absurde aq edhe e shenjueme me dështue me turp.

Këto kujtime që po ia dorëzojmë për herë të parë të paprekuna lexuesit, janë dëshmi i nji jete të vrullshme, plot pasione, të shkrueme me nji stil të hijshëm, me sinqeritet dhe me vetëpërmbajtje.

Jemi të sigurtë se lexuesi inteligjent ka me shijue gjuhën e pasun dhe ka me pëlqye rrëfimet intime që shpalosin ngjarje të jetueme e ndriçojnë personalitete në za të historisë dhe kulturës sonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226235
ean13
9789928226235
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000860

Botuesi: IDK

Kujtime 1885-1925, Eqrem bej Vlora

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.

Çmimi 11,05 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001620

Botuesi: Toena

Kujtime, Ismail Qemali

U linda në muajin janar 1844 në Vlorë (ose Aulona), qytet shqiptar, ku shumë kohë më pas do të shpallja pavarësinë e atdheut tim. Im atë ishte Mahmud bej Vlora, kurse ime më, Hedie Hanëmi, nga Gjirokastra. Po vija në jetë pas epokës më të rëndësishme që Perandoria Osmane, ku bëntë pjesë edhe Shqipëria, kishte përshkuar në krejt historinë e saj.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001223

Botuesi: OMBRA GVG

Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal, Jim Belushi

Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000386

Botuesi: Albin

E pashe shtetin duke rene, Frrok Cupi

Kam pasur rastin ta shikoj përditë shtetin duke rënë. Ky brez i shqiptarëve preku "shansin" e ndodhisë së rrallë. Në këtë kontinent nuk ka rënë kurrë shteti. Shteti ynë ra në vitin 1997, 85 vjet pas ngritjes së tij.Paqen mes shqiptarëve e ruajtën ushtarët e 11 kombësive të huaja.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Grabjani rrëzë kodrave, Lekë Tasi

Libri na njeh veçanërisht për kushtet çnjerëzore fizike po aq edhe psikologjike në të cilat trajtoheshin të internuarit politikë, si në këtë paragraf: “Qysh më pesë të mëngjesit, natë akoma, na zgjon megafoni që transmeton muzikë popullore. Dalim në kërkim të një nevojtoreje. Mamanë e çojmë ndër komshinj por kanë filluar të bezdisen.”

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)