• Banner

Dje, sot, neser, Sophia Loren
  • Dje, sot, neser, Sophia Loren

Dje, sot, nesër, Sophia Loren

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dje, sot, nesër – Jeta ime
Origjinali: Ieri, oggi, domani
Gjinia: Autobiografi
Autori: Sophia Loren
Shqipëroi: Albana Nexhipi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 322
Pesha: 0.384 kg.
ISBN: 978-9928-228-53-6

Mbi librin

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.

Kështu lindi kjo autobiografi e mrekullueshme, e gjallë, në të cilën ajo tregon jetën e saj që nga fëmijëria si një vajzë e dobët e zeshkane, e më pas, në rininë e bukur por të pasigurt, e deri në rrugëtimin që do ta çonte këtë rioshe napoletane drejt lavdisë ndërkombëtare.

Historia e Loren – it i ngjan më shumë një përralle, bashkë me ballot, sprovat e rëndësishme dhe princat e kaltër. E megjithatë, pas divës së kinemasë, buzëqesh një grua e ndrojtur dhe e vendosur, që ka vuajtur shumë, ka punuar edhe më shumë, ka dashuruar me pasion të vërtetë e me doza të lehta ironie.

Ajo na shoqëron në qytezën e saj të shkatërruar nga lufta, në Romën e filmave të parë amerikanë, në Italinë e viteve të arta. Ajo na njeh me Marcello Mastrianni – n dhe Cary Grant – in, Charlie Chaplin – in dhe Audrey Hepburn – in, e shumë të tjerë.

Ajo buzëqesh bashkë me ne mbi tapetet e kuqe në Hollyëood, Cannes dhe Berlin. Ajo na shpie edhe pas perdeve, ku rreh zemra e saj prej bashkëshorteje, nëne, gjyshe, përreth një familjeje, të cilën e ka konsideruar gjithmonë si filmi i saj më i mirë. I shkruar me zemër, ky libër është një udhëtim entuziazmues në historinë e kinemasë, një roman plot me jetë; një ëndërr që një ditë u bë realitet.

Fragment nga libri

Çdo fazë e jetës sjell me vete trillet dhe kurthet e veta. Në moshën tridhjetëvjeçare je i ri dhe i pasigurt, dyzet je i fortë dhe shpesh i lodhur, pesëdhjetë je i mençur e ndoshta edhe disi melankolik. Dhe kur mbërrin në pragun e të tetëdhjetave, me raste të kap dëshira t'ia nisësh nga e para. Lind sërish nëpër kujtime dhedashurohesh me të ardhmen

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228536
ean13
9789928228536
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2348

Botuesi: Onufri

Jeta ime, Marc Chagall

Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë. Në rininë e tij, Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2526

Botuesi: Te tjere

Frederik Shopen, Anton Grudzhinjski

Anton Grudzhinjski rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Gjyshi i tij ka qenë kompozitor, pianist dhe drejtor i Institutit të Muzikës, ndërsa i ati ka qenë kompozitor dhe pedagog i vlerësuar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001674

Botuesi: Te tjere

Me kujtohet, Ylli Demneri

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Rrugëtimi im, Pashk Përvathi

Në rrugën për t’u ngjitur jam rrëzuar disa herë, por nuk jam dorëzuar. Kjo ngjitje ka qenë e mundimshme, por drita, më në fund, është parë... Në këtë rrëfim të jetës sime, të hedhur në këtë libër, mos prisni penën e shkrimtarit. Unë nuk di të shkruaj si ata. Madje, as pretendimin nuk e kam të tillë, sepse për mua kjo është e pamundur. Por një gjë di t’jua...

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Balsam në Galaad, John L. Withers II

Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të ashpra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur "qyteti" doli të ishte kampi i përqendrimit në Dahau. Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish-të burgosur në Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2128

Botuesi: Fan Noli

Frojdi, Stefan Cvajg

Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)