• Banner

Nje stine me Prustin, Rene Peter
  • Nje stine me Prustin, Rene Peter

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një stinë me Prustin (kopertinë e trashë)
Origjinali: Une saison avec Marcel Proust
Gjinia: Kujtime
Autori: René Peter
Shqipëroi: Fotaq Andrea
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 178
Pesha: 0.376 kg.
ISBN: 978-9928-4354-9-1

Koment nga Dominique Brachet

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.

Dhe kështu, pas vdekjes së nënës së tij, në fillim të verës të 1906, Marcel Proust u zhvendos në Hotel des Reservoirs, në Versajë, ndërkohë që Peter banonte vetëm disa hapa më tej, në Boulevard du Roi.

Për më shumë se pesë muaj, përmes bisedave të përditshme, dy miqtë sillnin kujtime, komentonin kohën e tashme, thurnin plane për të ardhmen. Por më pas jeta i ndau përsëri.
Duke botuar këtë dorëshkrim, shpresoj se lexuesve do t'i duket, ashtu si dhe mua, një gëzim i dyfishtë që ta njohin më mirë Marcel Proustin, para legjendës e lavdisë, dhe të shohin të ringjallur këtë atmosferë sharmante dhe të shpenguar të vitit 1906, që pas do ta errësonte lufta.

Fragment nga libri

Më 18 nëntor (të vitit 1997), në orën katër të pasdites, mbushen plot shtatëdhjetë e pesë vjet që nga shuarja e Marsel Prustit. Ishte pesëdhjetë e një vjeç. Njëzet e shtatë vjet pas vdekjes së tij, më 1949, Gaëtan Picon shkruante: "Vepra e Marsel Prustit – ajo vepër e përmasave të gjera. Në kërkim të kohës së humbur, pjesa e parë e së cilës do të kalonte pa rënë në sy më 1913, ndërkohë që vëllimet e fundit më 1927 do ngrenë në kulm lavdinë e romancierit pas vdekjes – është një nga veprat më të larta të krejt letërsisë franceze".

Në përmbajtje, i tërë ky koment miratohet pa më të voglën mëdyshje, ndërkohë që vërehet këtu një gabim i rëndë lidhur me trajtimin e figurës së tij: lavdia pas vdekjes e romancierit nuk kishte arritur aspak kulmin e vet më 1927, madje as sot, domosdo që ende nuk e ka arritur.

Që më 1942, shtatë vjet përpara thënies së mësipërme të Picon, Ramon Fernandez shkruante: "E çliruar nga snobizmit dhe nga masoneritë, vepra e Prustit është e siguruar, për mendimin tim, të mbijetojë gjatë... Dhe ditën kur Koha e humbur "nuk do na kapë më" siç na kap një sëmundje, ditën kur nuk do jetë më e nevojshme për të provuar se e kuptojmë Prustin, kur të jemi "prustianë", atë ditë do të rigjejmë vërtet atë mendje të lartë që vetë lavdia e tij desh e humbi".

Dhe më pas shton: "Gati tridhjetë vjet familjarizimi me veprën e tij, kur krahasoj efektin që ajo shkaktonte në fillim me atë që shkakton sot, vërej se lypset të bëj dallimin midis kulmit të së papriturës së re dhe kulmit të së mirënjohurës së djeshme...".

Ja një pohim që e pranon edhe më modesti i "prustianëve"! Sepse, në përfundim të lëçitjes që i bën veprës së tij, duke dalë nga oqeani, pas një zhytjeje të humnershme në ujëra të thella, tek mbërrin në portin e Kohës së humbur, "prusiani rishtar" veç kur zbulon se ai soj gjurmimi i shenjtë në të cilin u përfshi fillimisht, si t'i kish hyrë një pylli misterioz, do ta drejtojë tashmë drejt peizazhesh të shndritshme, pikërisht drejt atyre peizazheve që Fernandez i cilësonte "të mirënjohura".

Më fjalë të tjera, Prusti është autor i vështirë vetëm për ata që nuk e kanë lexuar... Është e vërtetë po ashtu se tërë ai lëmsh, vetëm me kalimin e kohës ka ardhur duke u shenjtëruar. Lexuesit e saj të parë, të paktën mjaft prej tyre, fillimisht nuk e kuptuan veçse si një mishmash mjaft të kokolepsur.

Dhe si mund të ndodhte ndryshe, përderisa Koha e humbur, që është çelësi i veprës do të botohej vetëm më 1927, domethënë pesë vjet pas vdekjes së autorit, i cili, megjithatë, e kishte përfunduar veprën së shkruari që më 1913?

Dhe s'ka se si të mos admirojmë në këtë rast pa rezervë mprehtësinë e një kritiku si Léon Daudet, apo këndvështrimin mjeshtëror të Colette, të cilët njohën në çast përmasat e para të një kryevepre. Veç të mahnitshmit Henri Ghéon, ata, me sa duket, qenë të vetmit në këtë drejtim.

Njëzet, tridhjetë, dyzet vjet më vonë dhe sigurisht sot, kritika gradualisht do të bëhej e njëzëshme në bazë të njohjes pjesë pas pjese të krejt veprës. Gjatë krejt gjysmës së parë të shekullit, nuk ka tërësi romaneske më të paharrueshme nga ajo, do të vinte në dukje Maurois. Dhe praktikisht, askush nuk e ka kundërshtuar për këtë që nga koha kur e ka thënë. Kurse tani, në këtë fundshekull, vepra Kërkimi është bërë një nga biblat e njerëzimit.

Shtatëdhjetë e pesë vjet pas vdekjes së Marsel Prustit, me të drejtë mund të pyesim: Po përse? Dhe si?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928435491
ean13
9789928435491
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Koha Ditore

Kur dashuronte Suani, Marcel Proust

Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Robinja, Marcel Proust

Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Migjeni, Rinush Idrizi

Kisha ende shumë për të thënë për jetën e tij 27 vjeçare, por kisha edhe më shumë për të thënë për Migjenin si përfaqësuesin më të shquar të ndërgjegjes së re qytetare shqiptare, për frymën dhe vizionin e tij krejt të ri në letërsinë dhe kulturën tonë, për kuptimin e mesazhit të tij sot, 70 vjet pas ikjes së tij.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Adrenalina, Zlatan Ibrahimovic

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Liri Belishova dhe koha e saj, Bashkim Shehu

 Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Në hije, Prince Harry

Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)