Nje grua ne Berlin
  • Nje grua ne Berlin

Një grua në Berlin

Onufri

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Një grua në Berlin, 20 prill – 22 qershor 1945 (kopertina e trashë)
Origjinali: Ein frau in Berlin, tagebuch – aufzeichnungen vom 20 april bis 22 juni 1945
Gjinia: Ditar
Autori: Anonim
Shqipëroi: Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 360
Pesha: 0.528 kg.
ISBN: 978-9928-4354-3-9

Koment nga Hans Magnus Enzensberger

Ndoshta nuk është rastësi që një libër i jashtëzakonshëm, siç është "Një grua në Berlin" pati një fat kaq të veçantë. Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.

Ato janë "fletore bodrumesh", të shkruara nëpër strehimet kundërajrore, të cilat bënin një farë mbrojtjeje kundër gjuajtjeve të artilerisë, plaçkitjeve dhe abuzimeve seksuale të kryera prej fitimtarëve të Ushtrisë së Kuqe.

Autorja s'kishte në duar asgjë tjetër veç një copë lapsi, me të cilin i duhej të shkruante nën dritën e qiririt ngaqë Berlinit i qe ndërprerë elektriciteti. Ajo mbijetoi në një bunker, ku fusha e saj e vëzhgimit ishte fare e reduktuar, për shkak të mungesës së përgjithshme të informacionit.

Në mungesë të gazetave, të radios dhe të telefonit, lajmet nga bota e jashtme arrinin vetëm nëpërmjet thashethemeve. Disa muaj më vonë, kur një lloj ekzistence, pak a shumë normale, nisi ta marrë veten, ajo mundi t'i rikopjojë dhe t'i publikojë shënimet e saj që përbënin "njëqind e njëzetenjë faqe, me letër gri të ashpër, nga ato që fabrikoheshin gjatë luftës".

Meqenëse unë jam përgjegjësi i ribotimit të këtij libri, që ngeli në harresës për më shumë se dyzet vjet, më bie si detyrë të respektoj vullnetin e autores për të mbetur anonime.

Koment nga Helena Kadare

Për një kohë të gjatë, ky libër i botuar pas lufte, kaloi në heshtje të plotë, pothuajse i mohuar nga opinioni gjerman i asaj kohe. Libri u botua në SHBA e në shumë vende të Europës, i shoqëruar me bujë e me habi të madhe, por në Gjermani, jo.

Ai nuk u pranua, për një arsye që nuk u tha asnjëherë haptas. Por shkaku kuptohet. Në ditarin e kësaj gruaje, ishin përshkruar ditë pas dite, tre muajt e fundit të ardhjes së ushtrisë ruse në Berlin dhe kapitullimi pa kushte i Gjermanisë naziste.

Gruaja anonime, me një përpikmëri dhe ftohtësi rrëqethëse tregon jetën e saj dhe të popullatës civile në këta tre muaj. Nga statistikat doli më vonë se njëqind mijë gra gjermane u përdhunuan nga fitimtarët e Ushtrisë së Kuqe, duke përfshirë edhe autoren e këtij ditari.

Ajo e vuan këtë fat bashkë me të tjerat, sepse, siç pohon shpesh edhe vetë, e ndiente veten thellësisht të lidhur me vendin e saj, si rrjedhim deshi ta ndajë fatin e vet me fatin e popullit të cili i përkiste.

Ajo që të habit, është se në faqet e ditarit nuk gjen asgjëkund as urrejtje, as zemërim. Është thjesht një kamera që regjistron çfarë ndodh. "A nuk kanë bërë të njëjtën gjë ushtarët tanë me gratë e tyre në Rusi?", pyet veten ajo.

Ditari është mbajtur pa asnjë anësi. Me gjithë fatkeqësitë, urinë, përdhunimet, vdekjet e panumërta, shpeshherë tepër dramatike, në të nuk mungojnë gjykimet e sakta e të drejta, për një pjesë të ushtarakëve rusë, që pati rastin t'i njihte vetë.

Komente mbi librin

"Për tetë javë gjatë vitit 1945, ndërsa Berlini ra përballë ushtrisë ruse, një grua e re, anonime, regjistroi në ditar jetën në apartamentin e saj si dhe midis banorëve të kryeqytetit, "me një sinqeritet të pastër dhe lirizëm brutal."

Elle

"E thjeshtë dhe e paparashikueshme, e vështruar minutë pas minute dhe krejtësisht pa asnjë keqardhje për veten, ky ditar tregon marrëdhënien e ndërlikuar ndërmjet qytetarëve dhe ushtrisë pushtuese, si dhe keqtrajtimet e turpshme të cilat, gratë e një qyteti të pushtuar i përjetojnë gjithmonë – përdhunimet masive të vuajtura prej të gjithave, pavarësisht moshës apo dobësive."

The Plain Dealer, Cleveland

"Një grua në Berlin qëndron si një nga librat thelbësorë mbi kuptimin e luftës dhe jetës."

A.S. Byatt, autori i "Possession"

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928435439
ean13
9789928435439
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2522

Botuesi: Dituria

Tefta Tashko Koco dhe koha e saj, Eno Koco

Ay zë i ëmbël, i pasur, i fuqishmë, me timbrim e kulluar si uji i atij krojit që zbret nga mali, kishte një suplesë në nuancat më të holla, një vetsundim në pasazhet më të vështira, një kumbim të thekshëm në notat më të larta, që na linin të mahnitur.
4,25 GBP
More

Botuesi: SARAS

Majakovski, dashuria e fundit, Serena Vitale

Pas pesëmbëdhjetë apo njëzet minutash dëgjova një të shtënë në dhomën e Majakovskit, dukej si zhurma e një revoleje fëmijësh, dhe menjëherë i thashë Krivçovit se duhej të kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi?
6,80 GBP
More

Botuesi: Zenit Editions

Kohë antishenjë, Maks Velo

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.
5,10 GBP
More

Botuesi: Irisoft Education

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!
12,75 GBP
More

Botuesi: Dukagjini

Frida, Hayden Herrera

 Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.
12,33 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
25,50 GBP
More

Referenca: SKU001674

Botuesi: Te tjere

Me kujtohet, Ylli Demneri

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.
5,95 GBP
More

Referenca: 2259

Botuesi: Botimet Dudaj

Sharl de Gol, nje legjende e gjalle, Luan Rama

Trashëgimia e gjeneralit De Gol është dhe dimensioni social i aksionit të tij politik. Përtej ligjeve të mëdha sociale, të krijimit të sigurisë sociale, që është pjesë e identitetit tonë, ai diti që përmes idesë së pjesëmarrjes, të modifikonte dhe të bënte që të funksionojnë shtigjet e hapura tashmë.
5,95 GBP
More

Botuesi: Tirana Times

Haveli, Michael Zantovsky

Biografia e Vacllav Havelit, shkruar nga Michael Zantovsky, është gëzim dhe frymëzim. E ngrohtë, me humor, me mprehtësi, ajo tregon historinë e jetës së një prej politikanëve, shkrimtarëve dhe studiuesve më të rëndësishëm të kohës sonë... Michael Zantovsky i ka bërë mikut të vet dhuratën e fundit duke shkruar jo një jetëshkrim shenjtorësh, por një...
15,30 GBP
More

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
8,50 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe