• Banner

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj-Cepa
  • Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj-Cepa

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lef Nosi filolog
Origjinali: Lef Nosi filolog
Gjinia: Monografi
Autori: Edelajda Cenaj – Çepa
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2015
Fq. 320
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-109-93-4

Mbi librin

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX.

Studiuesja ka bërë kërkime disavjeçare në rezervàtin e koleksioneve të Lef Nosit, një prej fondkrijuesve më të mëdhenj të burimeve arkivistike të Shqipërisë në të gjitha kohërat; si autor, si mbledhës dhe si kodifikues i tyre; si paraprijës i rrjetit arkivor kombëtar shqiptar.

Për herë të parë, përmes këtij libri, kërkuesit shkencorë do të kenë në duar një udhërrëfyes të sigurt për një lundrim efektiv në fondet arkivistike të Lef Nosit në të gjithë arkivat institucionalë të vendit: në AQSH, në arkivat vendorë, si dhe në rrjetin e arkivave shkencorë dhe të trashëgimisë, që ruhen pranë institucioneve të dijes kombëtare shqiptare.

Përveç përshkrimit arkeografik, paraqitet me qartësi edhe puna thuajse krejt e panjohur e Lef Nosit si ndërmjetës me albanologjinë e Perëndimit, siç ka qenë në traditën e studimeve shqiptare qysh në shekullin XVIII (M. Boçari për F. Pouqueville-in, T. Kavalioti për J. Thunmann-in, K. Kristoforidhi e A. Meksi për G. Hahn-in, D. Voskopojari për W. Martin-Leake-un, Th. Mitko për G. Meyer-in).

I nisur si një projekt për njohjen, spikatjen dhe interpretimin e asaj pjese të trashëgimisë shkrimore e dorëshkrimore të Lef Nosit, që i takojnë letërsisë ose janë pranë saj (poezi e proza të shkurtra, publicistikë, përkthime e letërkëmbim), studimi është zgjeruar dhe thelluar edhe në disa fusha të tjera, si leksikologjia e leksikografia.

Studiuesja, përmes krahasimit me mbledhësit bashkëkohës të traditës gojore shqiptare, sidomos me françeskâjt e mdhâj të urdhrit të të vegjëlve, përveçon profilin e dallueshëm të Lef Nosit, që, ndryshe prej të parëve, shfaqi interesa jo vetëm për lloje e nënlloje të poezisë heroike, por dhe për rrëfenjën e shkurtër dhe fabulën e thjeshtë historike, duke e shfaqur të njëjtën sjellje edhe në gjuhë, larg puritanizmit dhe namuzit leksikor të Rilindjes e të kohëve të mëvonshme.

Përmes një tjetër krahasimi, lexuesi sheh në pasqyrë të njëri-tjetrit tre botues dhe tri politika botuese: Lef Nosin me Kopshtin letrar, Jeronim de Radën me Fiamurin e Arbërit dhe Faik Konicën me Albanian.

Në këtë monografi për herë të parë bëhet i njohur një fjalor shqip-shqip i panjohur i Lef Nosit, me mbi 5 mijë njësi leksikore dhe me qindra idioma e fjalë të urta, që ruhet në arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Ndonëse në gjendje të dëmtuar, pasuria e këtij fjalori është krahasuar me fjalorët normativë të shqipes (1954, 1984), dhe në këtë proces janë bërë të njohura fjalët dhe kuptimet e munguara prej tij.

Autorja ka përfshirë në librin e saj edhe disa sprova botimi të këtij fjalori, duke manifestuar formimin e saj si filologe dhe leksikografe. Ajo ka bërë kërkime përtej dorëshkrimit të këtij fjalori, për të hapur perspektivën e një botimi të plotë të fondit leksikografik të Lef Nosit.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928109934
ean13
9789928109934
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Triologjia e jetës, Lazër Radi

Trilogjia e jetës – Prizreni (“Mjegullnaja e nji kohe të largët) Trilogjia e jetës – Shkodra (“Gjurmat t’ni ditari të djegun”) Trilogjia e jetës – Roma (“ Vorbulla t’jetës universitare”)

Çmimi 3 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Fjalimi i madh, Mustafa Kemal Ataturk

Të pranosh protektoratin dhe mbrojtjen e një shteti të huaj nuk është asgjë më shumë veccse të pranosh pamjaftueshmërinë dhe pafuqinë. Në të vërtetë, ata që nuk kishin rënë kaq poshtë, kurrë nuk do ta pranonin mundësinë e sjelljes mbi krye të një zotërie të huaj.Kurse dinjiteti, krenaria dhe aftësia e turkut është shumë e lartë dhe e madhe.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2348

Botuesi: Onufri

Jeta ime, Marc Chagall

Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë. Në rininë e tij, Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000269

Botuesi: Botimet Dudaj

Amerikani Tony Blair, James Naughtie

Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)