• Banner

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica
  • Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

4,95 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Me Mitrush Kutelin
Origjinali: Me Mitrush Kutelin
Gjinia: Kujtime
Autori: Petraq Kolevica
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2013
Fq. 88
Pesha: 0.116 kg.
ISBN: 978-9928-41-176-1

Fragment nga libri

... Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

Aty nga mesi i rrugës, Mitrushi ndali e duke marrë frymë thellë, tha "E përpjetë e kësaj rruge më lodh". Mori përsëri frymë thellë e vazhdoi: "Fajin s'e ka rruga, jo. e kanë të tjerat. Ato më lodhin, po ç'të themi..."

Mbi autorin

Petraq Kolevica lindi më 11 janar 1934 në Korçë, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme. Në vitet 1952 – 1957 studioi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Punoi si arkitekt projektues i ndërtimeve civile qytetare, ku u bë ndër më të shquarit arkitektë të brezit të tij dhe më të kritikuar ashpër "për ndikime moderniste borgjeze".

Krahas punës së arkitektit shquhet si përkthyes nga origjinali i poezive të poetëve gjermanë, austriakë, zviceranë si Gëte, Shiler etj. Shkroi dhe botoi shumë libra me poezi origjinale: "Këngë nga koha e keqe", "Të korrat e vona", "Zëri që thirri në shkretëtirë" etj., dhe prozë "Arkitektura dhe diktatura", "Lasgushi më ka thënë", "Kuja e kohës" etj.

Në vitin 2004, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i dha titullin "Mjështër i Madh". Petraq Kolevica është dhe qytetar nderi i qytetit të Korçës.

Detajet e librit
Mitrush Kuteli

Referencat specifike

isbn
9789928411761
ean13
9789928411761
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.

Çmimi 6,44 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.

Çmimi 7,43 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Koço Devole, Mitro Çela

Falënderojmë gjithashtu edhe dashamirësit që mbetën te premtimet, edhe pse një fjalë e urtë në ekonominë e tregut, thotë: “Miku, kur jep fjalën, ther djalin e komshijes”. Problem është kur komshija ka cupa!

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Burgjet e mia, Dom Simon Jubani

Gjithnje militant aktiv, balle për balle katileve e spijujve të Burrelit, u lirova me 13 prill 1989 bashke me klerike te tjere, ne saje te perestrojkes, tue i mbete borxh 14 vjet burgim Komiteti Qendror. U ktheva përsëri gjallë. Në shtëpinë teme të vjetër, rranze mureve te Rremajit, nën hijen e çinarëve e të selvive.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001054

Botuesi: Dituria

Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000866

Botuesi: Te tjere

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Agjente Sonja, Ben Macintyre

Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, krijuese bombash, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete. Emri i saj i koduar ishte “Sonja”.  Dhe kjo është historia e saj.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000812

Botuesi: Bota Shqiptare

Mehmet Shehu - Im vella, Duro Shehu

Me këtë titull, 82-vjeçari Duro Shehu ka hedhur në treg librin, një botim mbi figurën e ish-kryeministrit të epokës komuniste Mehmet Shehut. Rrëfim, i cili jo vetëm vjen nga pena e vëllait të Shehut, por një përmbledhje me fakte dhe dokumente që shtrojnë shumë pyetje, një prej të cilave vazhdon të mbetet "U vra apo e vranë?".

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)