• Banner

Kohe antishenje, Maks Velo
  • Kohe antishenje, Maks Velo

Kohë antishenjë, Maks Velo

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.

69,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kohë antishenjë
Origjinali: Kohë antishenjë
Gjinia: Kujtime
Autori: Maks Velo
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2005
Fq. 304
Pesha: 0.297 kg.
ISBN: 978-99927-948-4-4

Koment nga Ismail Kadare

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.

Maks Velo, piktor dhe shkrimtar, ka qenë një i burgosur politik i mirëfilltë. Diktaturat komuniste kanë qenë mjeshtre të vërteta për të ngatërruar, kur ua lypte nevoja, shkaqet e dënimit të njerëzve. Shpesh qëllonte që kundërshtarë politikë të regjimit binin në burg të fajësuar si njerëz me vese, imoralë, kumarxhinj ose vjedhës, ose e kundërta, të tillët, shpalleshin të burgosur politikë.

Në të dy rastet qëllimi ishte i qartë: çnderimi. Makina vepronte në dy kahje: zhvlerësimi i kundërshtarëve politikë në rastin e parë, zhvlerësimi i vetë idesë së rebelimit politik në rastin e dytë. Maks Velo ishte ndër të rrallët që u dënua drejtpërdrejtë për artin dhe mendimet e tij.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789992794844
ean13
9789992794844
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UET Press

Betonizimi i demokracisë, Maks Velo

Libri ka për autor arkitektin e mirënjohur Maks Velo dhe trajton ndërtimet masive pa kriter në qendrat urbane dhe shkatërrimin e bregdetit. "Betonizimi është forma më e lartë e vëtëshkatërrimit të një shteti. Një ndjenjë kaosi të pushton kur shikon qytetet tona.

Çmimi 230,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.

Çmimi 120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Çmimi 86,25 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)