• Banner

  • Ka mbaruar
Nderim Katalonjes, Ç'eshtë socializmi, George Orwell
  • Nderim Katalonjes, Ç'eshtë socializmi, George Orwell

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi
Origjinali: Homage to Catalonia, The road to Wigan Pier
Gjinia: Kujtime, ese
Autori: George Orwell
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2014
Fq. 492
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-09-011-9

Mbi librin

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

Këto dy vepra të përmbledhura këtu, janë shkruar nga autori në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore e në finish të Luftës Civile në Spanjë (1936-1939) midis Republikanëve dhe nacionalistëve të drejtuar nga gjenerali Francisko Franko. Vepra e parë, Nderim Katalonjës (në origjinal Homage to Catalonia) janë kujtimet e autorit, i cili ka qenë pjesëmarës për rreth një vit në luftimet e ashpra civile si në front, ashtu edhe në luftën guerile në Barcelonë ku u përfshinë njerëz, organizata e shtete të ndryshme të kohës, në luftime që kishin përfshirë gati gjithë popullsinë dhe teritorin e Spanjës.

Në përgjithësi ne njohim nga historia vetëm njërën anë të monedhës: luftën mes të majtëve dhe fashistëve. Në fakt ka pasur një luftë edhe brenda të majtëve, midis 'stalinistëve' dhe 'trockistëve' spanjollë dhe kjo luftë brenda llojit ka qenë edhe më e sertë dhe e hidhur se e para.

Ndërsa vepra e dytë që përkthehet nga origjinali, Rruga për në skelën Uigan (The Road to Wigan Pier), është një studim i autorit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe shtresave të varfra në qytetet kryesore të Anglisë me deduksione mbi llojet e sistemeve politike shoqërore, sidomos mbi fashizmin, komunizmin dhe socializmin, por, sidomos, mbi të ardhmen e këtij rendi shoqëror të fundit, që kërkonte elemente të mëdha barazie të gjerë shoqërore në shpërndarjen e produktit shoqëror me ndërhyrjen e një shteti social që Orwell e përfytyronte më human.

Edhe pjesëmarja e tij në luftën spanjolle në krahun e Republikanëve spanjollë ("trockistëve"), edhe studimi i tij dashamirës e optimist mbi të ardhmen e socializmit, janë të lidhura jo vetëm me bindjet e autorit, por edhe me militimin e tij në të ashtuquajturën strukturë të Shoqërisë Fabian.

Po çfarë është Shoqëria Fabian (Fabian Society)? Ajo është cilësuar si një "Lëvizje intelektuale socialiste britanike, qëllimi i së cilës është të çojë përpara parimet e demokracisë sociale përmes rrugëve graduale dhe reformiste, në vend të atyre revolucionare marksiste". E thënë ndryshe, ajo ishte aq e përkushtuar - që nga themelimi i saj në 1884 - për të sjellë pikën e "ndryshimit", sa që kjo ka bërë të kemi një botë kështu si është sot.

Mendohet se emri "Fabian" vjen nga "Fabius", një gjeneral romak, Quintus Fabius Maximus Verrucosus, i cili vuri në zbatim strategji të planifikuara me kujdes për të dobësuar armikun në periudha të gjata kohore, duke shmangur betejat që mund të ishin vendimtare. Stema e Shoqërise Fabian është një ujk i veshur në trup me një lëkurë dele, e cila përmbledh simbolikisht të gjithë modus operandi – n e saj.

Ka gjasa se edhe Edi Rama, jo më kot ia vendosi bashkisë së Tiranës stemën e ujkut, pasi edhe afërsia e tij me Toni Blerin dhe fabianistin George Soros nuk është e rastësishme. Fabianët gjithashtu, përdorin teknikën që ata e quajnë "depërtimi", që ne e njohim sot si manipulimi i marrëveshjes. Frymëzuesit e hershëm të Shoqërisë Fabian kanë qenë Sidney dhe Beatrice Webb dhe, pjesëtarët e saj përfshinin figura të famshme si George Bernard Shaw, H G Wells, Virginia Woolf, Bertrand Russell dhe Ramsey MacDonald, që më vonë do të bëhej Kryeministri i parë Britanik i Partisë Laburiste në 1924.

Ndër kryeministra të tjerë të Shoqërsië Fabian ka qenë edhe Harold Wilson. Fabianisti, George Bernard Shaw, miku i Orwell, ka shkruar: "Revolucion që ne parashikojmë, mund të shpjegohet me fare pak fjalë. Është plotësisht... një socializëm – botëror i planifikuar dhe drejtuar shkencërisht".

Shoqëria Fabian në thelb të saj është një shoqëri sekrete dhe ishte, në fakt, forca që qëndronte prapa krijimit të Partisë Laburiste Britanike në vitin 1900, të cilën ajo vazhdon ta kontrollojë ende sot. Ish kryeministri Tony Blair është një fabianist dhe një zëdhënës i axhendës së saj. Shoqëria Fabian ishte prapa caktimit të tij si kryetari i Partisë Laburiste në vitin 1995 pas vdekjes së volitshme të paraardhësit të tij John Smith.

Ka gati 200 fabianistë që kanë qënë anëtarë të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar vetëm qysh prej zgjedhjes së Toni Blerit në 1997, duke përmendur pasuesin e tij si Kryeministër, Gordon Brown dhe kabinetin e ministrave, Robin Cook, Jack Straw, David Blunkett, Peter Hain, Patricia Hewitt, John Reid, Ruth Kelly, Alan Milburn dhe Clare Short. Forca komanduese në Partinë Laburiste sot, Peter Mandelson, është jashtë mase i lidhur ngushtë me Shoqërinë Fabian.

Fabianët nuk janë të kufizuar vetëm drejt partive laburiste apo socialiste. Organizata vepron e maskuar përgjatë gjithë spektrit politik, teksa krijon "depërtimin" e saj – duke manipuluar "konsensusin", prapa axhendës Fabiane/Illuminati. Kjo është arsyeja pse, në fakt, ne nuk mund t'i dallojmë dot më partitë politike nga njëra tjetra.

Për të treguar rëndësinë e kësaj shoqërie ku bënte pjesë Orwelli, do të shtonim se katër fabianistë themelues si Beatrice dhe Sidney Webb, Graham Wallas dhe George Bernard Shaw, themeluan në vitin 1900 Universitetin Iluminat të njohur si London School of Economics and Political Science (sot njihet me akronimin LSE). Midis atyre që kanë studiuar në LSE, psh, janë emra të rëndësishëm të Illuminatit si David Rokfeleri dhe miliarderi financier, George Soros si edhe i famshmi Richard Perle, një nga anëtarët drejtues të neokonservatorëve që kontrollonte administratën e Bush birit dhe nxiste 'luftën kundër terrorizmit'. Po kështu, për pak kohë, këtu ka studiuar edhe ish presidenti i SHBA, Xh.Kenedi.

Duhet të shtojmë se qasja fabianiste ndaj axhendës afatgjatë për të ardhmen e botës gjen vend sot kur marim në konsideratë faktin se, po të bashkojmë librin e Xhorxh Oruellit, "1984" (publikuar prej tij në 1948), dhe librin e anëtarit tjetër të shquar të Shoqërisë Fabian, Aldous Huxley-t "Brave New World" (1932) - i cili do të prezantohet së shpejti nga enti jonë botues, HELGA's SECRETS - ne kemi gjetur pak a shumë një ujdi për shoqërinë globale që Illuminati po përpiqet të imponojë sot.

Çfarë "rastësie", për më tepër që, të dy, si Orwell dhe Huxley, kanë qënë pjesëtarë të Shoqërisë Fabian. Librat e tyre nuk janë shkruar thjesht nga imagjinata, por nga njohuria e asaj çka do të vinte më vonë. Kjo është arsyeja pse ata kanë dhënë prova të kenë qënë tmerrësisht të saktë. George Orwell-it iu mësua frëngjisht nga Aldous Huxley në shkollën elitare Eton College, ku shkojnë fëmijët mbretërorë dhe ata të dy u bënë miq përjetë. ]

Huxley e prezantoi atë me Shoqërinë Fabian, por Orwell doli i zhgënjyer prej saj dhe "mbulesa" e tij ndaj qëllimit të Shoqërisë Fabian për shoqërinë e integruar botërore pas një shekulli krijim me librin e tij "1984", mbështetet në ato që ai grumbulloi gjatë shoqërimit me ta. Disa besojnë se shoqëria Big Brother e Orwell – it do të caktohej realisht në fillim të shekullit të 21 – të, por u quajt "1984" si një kod për ta lidhur atë me Shoqërinë Fabiane. Është e dukshme kur sheh këtë sfond, ku Huxley dhe Orwell morën frymëzim për të shkruar "novelat" e tyre profetike.

Shoqëria Fabian i siguroi dhe i vulosi të gjithë arkivën George Orwell – it pasi vdiq gruaja e tij e dytë e tij, Sonia Orwell. Përfaqësues nga shtëpia botuese, Harper Collins, kanë njoftuar se Shoqëria Fabian do të kontrollojë të drejtën e autorit mbi librin "1984" deri në vitin 2025. Madje dhe të drejtat mbi pronat e Orwell janë nën kontrollin e saj. Meqenëse Orwell mund të ketë edhe libra të tjerë mbi parashikimet e Shoqërisë Fabian si librat e tjerë të tij, 'Ferma e kafshëve' dhe '1984', ata nuk duan të dalë në dritë e vërteta mbi ato që ai ka shkruar.

Pyetja që shtrohet natyrshëm në këtë rast është: Si ka mundësi që këto grupe ta kenë ditur axhendën e Illuminatit për botën, të paktën disa dekada, në mos edhe me qindra vjet, përpara se ato të realizoheshin si pika nga kjo axhendë?

Nuk po zgjatemi më shumë për brendinë e dy veprave të sjella këtu në shqip nga ky ent botues që gjithmonë kap tema interesante për publikun, për të mos e prishur kërshërinë dhe kënaqësinë që ato sjellin gjatë leximit.

Detajet e librit
Helga's Secrets

Referencat specifike

isbn
9789928090119
ean13
9789928090119
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2526

Botuesi: Te tjere

Frederik Shopen, Anton Grudzhinjski

Anton Grudzhinjski rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Gjyshi i tij ka qenë kompozitor, pianist dhe drejtor i Institutit të Muzikës, ndërsa i ati ka qenë kompozitor dhe pedagog i vlerësuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Grabjani rrëzë kodrave, Lekë Tasi

Libri na njeh veçanërisht për kushtet çnjerëzore fizike po aq edhe psikologjike në të cilat trajtoheshin të internuarit politikë, si në këtë paragraf: “Qysh më pesë të mëngjesit, natë akoma, na zgjon megafoni që transmeton muzikë popullore. Dalim në kërkim të një nevojtoreje. Mamanë e çojmë ndër komshinj por kanë filluar të bezdisen.”

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000959

Botuesi: Te tjere

Ridenimi, Fatos Lubonja

Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet - aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë. Ky botim ka mbaruar. Klikoni këtu për botimin e ri

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...

Çmimi 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pema

Premtomë, baba, Joe Biden

Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët. Djali i madh i Xho dhe Xhill Bajdënit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2667

Botuesi: UET Press

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dje, sot, nesër, Sophia Loren

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)