• Banner

  • Ka mbaruar
Nderim Katalonjes, Ç'eshtë socializmi, George Orwell
  • Nderim Katalonjes, Ç'eshtë socializmi, George Orwell

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

12,49 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi
Origjinali: Homage to Catalonia, The road to Wigan Pier
Gjinia: Kujtime, ese
Autori: George Orwell
Shqipëroi: Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2014
Fq. 492
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-09-011-9

Mbi librin

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.

Këto dy vepra të përmbledhura këtu, janë shkruar nga autori në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore e në finish të Luftës Civile në Spanjë (1936-1939) midis Republikanëve dhe nacionalistëve të drejtuar nga gjenerali Francisko Franko. Vepra e parë, Nderim Katalonjës (në origjinal Homage to Catalonia) janë kujtimet e autorit, i cili ka qenë pjesëmarës për rreth një vit në luftimet e ashpra civile si në front, ashtu edhe në luftën guerile në Barcelonë ku u përfshinë njerëz, organizata e shtete të ndryshme të kohës, në luftime që kishin përfshirë gati gjithë popullsinë dhe teritorin e Spanjës.

Në përgjithësi ne njohim nga historia vetëm njërën anë të monedhës: luftën mes të majtëve dhe fashistëve. Në fakt ka pasur një luftë edhe brenda të majtëve, midis 'stalinistëve' dhe 'trockistëve' spanjollë dhe kjo luftë brenda llojit ka qenë edhe më e sertë dhe e hidhur se e para.

Ndërsa vepra e dytë që përkthehet nga origjinali, Rruga për në skelën Uigan (The Road to Wigan Pier), është një studim i autorit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe shtresave të varfra në qytetet kryesore të Anglisë me deduksione mbi llojet e sistemeve politike shoqërore, sidomos mbi fashizmin, komunizmin dhe socializmin, por, sidomos, mbi të ardhmen e këtij rendi shoqëror të fundit, që kërkonte elemente të mëdha barazie të gjerë shoqërore në shpërndarjen e produktit shoqëror me ndërhyrjen e një shteti social që Orwell e përfytyronte më human.

Edhe pjesëmarja e tij në luftën spanjolle në krahun e Republikanëve spanjollë ("trockistëve"), edhe studimi i tij dashamirës e optimist mbi të ardhmen e socializmit, janë të lidhura jo vetëm me bindjet e autorit, por edhe me militimin e tij në të ashtuquajturën strukturë të Shoqërisë Fabian.

Po çfarë është Shoqëria Fabian (Fabian Society)? Ajo është cilësuar si një "Lëvizje intelektuale socialiste britanike, qëllimi i së cilës është të çojë përpara parimet e demokracisë sociale përmes rrugëve graduale dhe reformiste, në vend të atyre revolucionare marksiste". E thënë ndryshe, ajo ishte aq e përkushtuar - që nga themelimi i saj në 1884 - për të sjellë pikën e "ndryshimit", sa që kjo ka bërë të kemi një botë kështu si është sot.

Mendohet se emri "Fabian" vjen nga "Fabius", një gjeneral romak, Quintus Fabius Maximus Verrucosus, i cili vuri në zbatim strategji të planifikuara me kujdes për të dobësuar armikun në periudha të gjata kohore, duke shmangur betejat që mund të ishin vendimtare. Stema e Shoqërise Fabian është një ujk i veshur në trup me një lëkurë dele, e cila përmbledh simbolikisht të gjithë modus operandi – n e saj.

Ka gjasa se edhe Edi Rama, jo më kot ia vendosi bashkisë së Tiranës stemën e ujkut, pasi edhe afërsia e tij me Toni Blerin dhe fabianistin George Soros nuk është e rastësishme. Fabianët gjithashtu, përdorin teknikën që ata e quajnë "depërtimi", që ne e njohim sot si manipulimi i marrëveshjes. Frymëzuesit e hershëm të Shoqërisë Fabian kanë qenë Sidney dhe Beatrice Webb dhe, pjesëtarët e saj përfshinin figura të famshme si George Bernard Shaw, H G Wells, Virginia Woolf, Bertrand Russell dhe Ramsey MacDonald, që më vonë do të bëhej Kryeministri i parë Britanik i Partisë Laburiste në 1924.

Ndër kryeministra të tjerë të Shoqërsië Fabian ka qenë edhe Harold Wilson. Fabianisti, George Bernard Shaw, miku i Orwell, ka shkruar: "Revolucion që ne parashikojmë, mund të shpjegohet me fare pak fjalë. Është plotësisht... një socializëm – botëror i planifikuar dhe drejtuar shkencërisht".

Shoqëria Fabian në thelb të saj është një shoqëri sekrete dhe ishte, në fakt, forca që qëndronte prapa krijimit të Partisë Laburiste Britanike në vitin 1900, të cilën ajo vazhdon ta kontrollojë ende sot. Ish kryeministri Tony Blair është një fabianist dhe një zëdhënës i axhendës së saj. Shoqëria Fabian ishte prapa caktimit të tij si kryetari i Partisë Laburiste në vitin 1995 pas vdekjes së volitshme të paraardhësit të tij John Smith.

Ka gati 200 fabianistë që kanë qënë anëtarë të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar vetëm qysh prej zgjedhjes së Toni Blerit në 1997, duke përmendur pasuesin e tij si Kryeministër, Gordon Brown dhe kabinetin e ministrave, Robin Cook, Jack Straw, David Blunkett, Peter Hain, Patricia Hewitt, John Reid, Ruth Kelly, Alan Milburn dhe Clare Short. Forca komanduese në Partinë Laburiste sot, Peter Mandelson, është jashtë mase i lidhur ngushtë me Shoqërinë Fabian.

Fabianët nuk janë të kufizuar vetëm drejt partive laburiste apo socialiste. Organizata vepron e maskuar përgjatë gjithë spektrit politik, teksa krijon "depërtimin" e saj – duke manipuluar "konsensusin", prapa axhendës Fabiane/Illuminati. Kjo është arsyeja pse, në fakt, ne nuk mund t'i dallojmë dot më partitë politike nga njëra tjetra.

Për të treguar rëndësinë e kësaj shoqërie ku bënte pjesë Orwelli, do të shtonim se katër fabianistë themelues si Beatrice dhe Sidney Webb, Graham Wallas dhe George Bernard Shaw, themeluan në vitin 1900 Universitetin Iluminat të njohur si London School of Economics and Political Science (sot njihet me akronimin LSE). Midis atyre që kanë studiuar në LSE, psh, janë emra të rëndësishëm të Illuminatit si David Rokfeleri dhe miliarderi financier, George Soros si edhe i famshmi Richard Perle, një nga anëtarët drejtues të neokonservatorëve që kontrollonte administratën e Bush birit dhe nxiste 'luftën kundër terrorizmit'. Po kështu, për pak kohë, këtu ka studiuar edhe ish presidenti i SHBA, Xh.Kenedi.

Duhet të shtojmë se qasja fabianiste ndaj axhendës afatgjatë për të ardhmen e botës gjen vend sot kur marim në konsideratë faktin se, po të bashkojmë librin e Xhorxh Oruellit, "1984" (publikuar prej tij në 1948), dhe librin e anëtarit tjetër të shquar të Shoqërisë Fabian, Aldous Huxley-t "Brave New World" (1932) - i cili do të prezantohet së shpejti nga enti jonë botues, HELGA's SECRETS - ne kemi gjetur pak a shumë një ujdi për shoqërinë globale që Illuminati po përpiqet të imponojë sot.

Çfarë "rastësie", për më tepër që, të dy, si Orwell dhe Huxley, kanë qënë pjesëtarë të Shoqërisë Fabian. Librat e tyre nuk janë shkruar thjesht nga imagjinata, por nga njohuria e asaj çka do të vinte më vonë. Kjo është arsyeja pse ata kanë dhënë prova të kenë qënë tmerrësisht të saktë. George Orwell-it iu mësua frëngjisht nga Aldous Huxley në shkollën elitare Eton College, ku shkojnë fëmijët mbretërorë dhe ata të dy u bënë miq përjetë. ]

Huxley e prezantoi atë me Shoqërinë Fabian, por Orwell doli i zhgënjyer prej saj dhe "mbulesa" e tij ndaj qëllimit të Shoqërisë Fabian për shoqërinë e integruar botërore pas një shekulli krijim me librin e tij "1984", mbështetet në ato që ai grumbulloi gjatë shoqërimit me ta. Disa besojnë se shoqëria Big Brother e Orwell – it do të caktohej realisht në fillim të shekullit të 21 – të, por u quajt "1984" si një kod për ta lidhur atë me Shoqërinë Fabiane. Është e dukshme kur sheh këtë sfond, ku Huxley dhe Orwell morën frymëzim për të shkruar "novelat" e tyre profetike.

Shoqëria Fabian i siguroi dhe i vulosi të gjithë arkivën George Orwell – it pasi vdiq gruaja e tij e dytë e tij, Sonia Orwell. Përfaqësues nga shtëpia botuese, Harper Collins, kanë njoftuar se Shoqëria Fabian do të kontrollojë të drejtën e autorit mbi librin "1984" deri në vitin 2025. Madje dhe të drejtat mbi pronat e Orwell janë nën kontrollin e saj. Meqenëse Orwell mund të ketë edhe libra të tjerë mbi parashikimet e Shoqërisë Fabian si librat e tjerë të tij, 'Ferma e kafshëve' dhe '1984', ata nuk duan të dalë në dritë e vërteta mbi ato që ai ka shkruar.

Pyetja që shtrohet natyrshëm në këtë rast është: Si ka mundësi që këto grupe ta kenë ditur axhendën e Illuminatit për botën, të paktën disa dekada, në mos edhe me qindra vjet, përpara se ato të realizoheshin si pika nga kjo axhendë?

Nuk po zgjatemi më shumë për brendinë e dy veprave të sjella këtu në shqip nga ky ent botues që gjithmonë kap tema interesante për publikun, për të mos e prishur kërshërinë dhe kënaqësinë që ato sjellin gjatë leximit.

Detajet e librit
Helga's Secrets

Referencat specifike

isbn
9789928090119
ean13
9789928090119
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Fjalimi i madh, Mustafa Kemal Ataturk

Të pranosh protektoratin dhe mbrojtjen e një shteti të huaj nuk është asgjë më shumë veccse të pranosh pamjaftueshmërinë dhe pafuqinë. Në të vërtetë, ata që nuk kishin rënë kaq poshtë, kurrë nuk do ta pranonin mundësinë e sjelljes mbi krye të një zotërie të huaj.Kurse dinjiteti, krenaria dhe aftësia e turkut është shumë e lartë dhe e madhe.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Ernesto Sabato, Ernesto Sabato

Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Balsam në Galaad, John L. Withers II

Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të ashpra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur "qyteti" doli të ishte kampi i përqendrimit në Dahau. Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish-të burgosur në Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000883

Botuesi: Onufri

Deri ne oren e fundit, Traudl Junge

Shkrimet e Traudl Junge, që u përkasin viteve 1947-1948, përbëjnë kujtime subjektive dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal. Në bashkëpunim me zonjën Junge, teksti është ndryshuar shumë pak, aty ku shiheshin dobësitë, që i ka të vetat një dorëshkrim.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të bëhesh, Michelle Obama

Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brenda Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park.

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ujku i Wall Street-it, Jordan Belfort

Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano – n... Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se , qoftë kur bursa është optimiste apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqit.

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritëro

Ky është Dritëroi im, Grup Autorësh

Shtatorin që erdhi nisa studimet me korrespodencë. Përvoja e hidhur e viteve të gjimnazit dhe gjithë ato vite më kishin dhënë mjaft mend për të vlerësuar mësimet. Librat e shkollës i merrja gjithnjë me vete gjatë udhëtimeve të shërbimit nëpër Shqipëri. 

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

Çmimi 4,68 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Kujtime 1939-1944, Mustafa Greblleshi

Një shkrimtar, gazetar dhe përkthyes përballet me dy diktatura që mbërthyen Shqipërinë njëra pas tjetrës: diktatura e qeverive të krijuara gjatë pushtimit të nazistëve gjermanë të Shqipërisë dhe diktaturës komuniste. Mustafa Greblleshi na paraqet detaje nga jeta e përditshme e Tiranës, Selanikut dhe Athinës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Migjeni, Rinush Idrizi

Kisha ende shumë për të thënë për jetën e tij 27 vjeçare, por kisha edhe më shumë për të thënë për Migjenin si përfaqësuesin më të shquar të ndërgjegjes së re qytetare shqiptare, për frymën dhe vizionin e tij krejt të ri në letërsinë dhe kulturën tonë, për kuptimin e mesazhit të tij sot, 70 vjet pas ikjes së tij.

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001747

Botuesi: Onufri

Kohë e pamjaftueshme, Helena Kadare

Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore.

Çmimi 20,82 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)