• Banner

  • Ka mbaruar
Pushkini ne kulturen ruse, Leonid Grossman
  • Pushkini ne kulturen ruse, Leonid Grossman

Pushkini në kulturën ruse, Leonid Grossman

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila njihet nga mbarë bota.

138,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pushkini në kulturën ruse
Gjinia: Biografi
Autori: Leonid Grossman
Përktheu: Eshref Ymeri
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Fq. 574
Pesha: 0.698 kg.
ISBN: 978-9928-00-101-6

Mbi librin

Ky libër është një jetëshkrim i Pushkinit, i cili parashtrohet në formën e kronikës biografike, bazuar në analet politike dhe në historinë e letërsisë së kohës së tij. Historia e jetës së shkrimtarit të madh trajtohet në lidhje të drejtpërdrejtë dhe të pandashme me veprimtarinë e tij artistike, si një bazë e shëndoshë e trashëgimisë së tij letrare, e cila njihet nga mbarë bota.

Detyrën që i kemi ngarkuar vetes, do ta quanim të kryer relativisht, nëse do të arrinim, qoftë edhe sadopak, të shprehnim atë dashuri të pafund që pati ndezur figura harmonike e poetit fisnik në zemrat e popullit të tij të madh, i cili hyri në një epokë të re historike. Vetëm epoka jonë e ndjeu dhe e shprehu plotësisht tërë rëndësinë e jashtëzakonshme të artistit gjenial për vendin e tij, të cilën vetëm për së largu e patën ndier bashkëkohësit e tij më të mirë.

"Pushkini ishte jehonë e brezit të tij, me të gjitha mangësitë dhe me të gjitha virtytet që ky mbartte, - pati shkruar dekabristi Jakushkin, - dhe prandaj kjo, ndoshta, është dhe arsyeja që poeti ishte me të vërtetë popullor, si askush tjetër deri atëherë në Rusi".

Përçues i shquar i fateve historike dhe i kulturës së popullit të vet, që e pagoi me një fat tragjik misionin e tij të lartë, si shkrimtar rus - ja, i tillë shfaqet Pushkini nga dokumentet e kohës së vet, i tillë ngrihet para syve tanë në epokën që po jetojmë, dhe të tillë mundohet ta pasqyrojë edhe jetëshkrimi në fjalë që po u paraqitet lexuesve.

Mbi autorin

Monografia jetëshkrimore "Pushkini në kulturën ruse" që po u vihet në dorë lexuesve, është vepër e Leonid Petroviç Grossmanit (1888-1965), penës së të cilit i përkasin shumë punime të kësaj gjinie.

Ndër veprat e tij, mund të përmendim monografitë që ka botuar edhe për Turgenjevin, Dostojevskin, Leskovin, Suhovo-Kobilin, si edhe studimet për Balzakun (sa i njohur ka qenë në Rusi), "Nga Pushkini deri te Blloku", "Lufta për stilin", "Reparti i penës", "Tre bashkëkohës". Grossmani, veç të tjerash, ka botuar edhe një sërë artikujsh studimorë për Gorkin, Romen Rolanin, Anri Barbysin, Majakovskin, Lui Aragonin etj. Ai, gjithashtu, është i njohur edhe si autor romanesh biografikë dhe punimesh të ndryshme kushtuar teatrit rus.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928001016
ean13
9789928001016
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001937

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2109

Botuesi: Onufri

Tolstoi dhe gruaja e tij, Tihon Polner

Te libri që po ju ofroj, përpiqem t'i afrohem Tolstoit jo si një shenjtori. Për mua ai është një njeri (vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore nuk është e huaj. Kundërshtimin e ideve të tij ia kam lënë atij vetë. Alternimi i fazave të zhvillimit shpirtëror të Tolstoit gërshetohet (si për të gjithë njerëzit) me rrethanat e jetës së tij intime.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.

Çmimi 120,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Erik Botime

Lasgushi i Panjohur, Moikom Zeqo

 Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura të Mëdha si Lasgushi.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000883

Botuesi: Onufri

Deri ne oren e fundit, Traudl Junge

Shkrimet e Traudl Junge, që u përkasin viteve 1947-1948, përbëjnë kujtime subjektive dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal. Në bashkëpunim me zonjën Junge, teksti është ndryshuar shumë pak, aty ku shiheshin dobësitë, që i ka të vetat një dorëshkrim.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)