• Banner

  • Ka mbaruar
Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3
  • Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.

Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri gjendet këtu:

241,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rrno vetëm për me tregue (kopertinë e trashë)
Origjinali: Rrno vetëm për me tregue
Gjinia: Kujtime
Autori: At Zef Pllumi
Shtëpia botuese: Botimet Franceskane
Viti: 2006
Fq. 736
Pesha: 1.16 kg
ISBN: 978-99943-799-8-4

Komente mbi librin

"Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë."

Ismail Kadare

"Rrno vetëm për me tregue", na bën të mendohemi se sa e vështirë është të "vlerësosh" përmbajtjen historike të një gjysmë shekulli shqiptar... Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t'u hyjë në punë kjo dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës - kulti i harresës - është një nga mënyrat më perfide për të përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim."

Aurel Plasari

"Rrno vetëm për me rrefye"! Një libër i jashtëzakonshëm, ngjethës, por edhe reflektues. Një libër, që përbën padyshim korpusin qëndror të momuaristikës së burgut e më gjerë në vitet e komunizmit, por që përbën një monument të rëndësishëm për gjithë vuajtjen e klerit në Evropën Lindore komuniste."

Blendi Fevziu

Koment nga Anton Cefa

Ishte më i riu i Etënve të zhgunave shqiptarë të Shen Françeskut, kur At Marin Sirdani, historiani i shquar dhe mësuesi i tij, në kohën që oficera të UDB-ës po merrnin në "dorëzim" nga oficera të Sigurimit tonë materiale të Arkivit të Fretënve (që ishte unik në Shqipëri, fillimet e të cilit mbërrinin në vitin 1415 dhe kishin vazhdimësinë e dokumentave kishtare dhe shoqërore historike-ekonomike deri në ato ditë), për t'i çuar në Beograd, e porositi: "Rrno vetëm për me tregue".

Dhe Padër Zefi, kështu e kemi thirrur gjithmonë, e pati peng të jetës së tij këtë porosi. Rroi dhe tregoi. Me antologjinë e kujtimeve dhe botimet e tjera dhe me gjithë veprimtarinë e tij në dobi të kishës, të Urdhnit të Shen Françeskut dhe të Atdheut, sfidoi vdekjen dhe pavdekësoi veten. Tani që nuk e kemi më fizikisht, e kemi në Panteonin e lavdishëm të personaliteteve më të larta të kombit dhe, sidomos, në një hauz të veçantë të atij Panteoni, në atë të paraardhësve dhe mësuesve të tij të mëdhenj: Gjergj Fishtës, Shtjefen Gjeçovit, Pal Dodajt, Ambroz Marlaskajt, Vinçenc Prendushit, Marin Sirdanit, Anton Harapit, Justin Rrotës, Martin Gjokës, Bernardin Palajt, Donat Kurtit, Benedikt Demës, Gjon Shllakut, etj.

Në shkrimet publicistike, intervistat, veprat, sidomos në "Rrno vetëm për me tregue", ai i ka bërë një analizë shkencore periudhës së diktaturës dhe ka përvijuar detyra konkrete për ndërtimin e një Shqipërie të lirë e demokratike. Para së gjithash, ai na porositi të mos harrojmë për asnjë moment të kaluaren, si kusht të domosdoshëm për të ndaluar kthimin e saj dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të mirë.

Shënim: Ky titull dhe autori bëjnë pjesë në listën me librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Detajet e librit
SKU000365

Të dhënat

Autori
At Zef Pllumi

Referencat specifike

isbn
9789995697396
ean13
9789995697396
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.

Çmimi 230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Kujtime të nji jete së kalueme, Dom Ndoc Nikaj

Mik e bashkëpuntor i ngushtë i abatit Prenk Doçi dhe ipeshkvit Gjergj Koleci, i afërt i Át Gjergj Fishtës, bashkëpuntor i Faik Konicës në shtyllat e "Albanisë", mbështetës i Luigj Gurakuqit, ai qe pjesmarrës në të gjitha lëvizjet patriotike e kulturore të Shqipnisë së epërme prej fundit të shek. XIX deri në pragun e pleqnisë së tij.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000309

Botuesi: Botimet Dudaj

Jeta ime, Bill Clinton

Libri i Presidentit Bill Klinton Jeta ime është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.

Çmimi 218,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Historia ime, Edward Snowden

Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. 

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)