• Banner

  • Ka mbaruar
Autobiografia e Malkolm X
  • Autobiografia e Malkolm X

Autobiografia e Malkolm X

Libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Ndryshoi mënyrën time të të vepruarit. Më ka dhënë kurajën që unë nuk e dija se flinte brenda meje. Unë jam njëri prej atyre qindra mijëra njerëzve jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë.

15,62 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Autobiografia e Malkolm X, ashtu siç i është rrëfyer Alex Haley – it
Origjinali: Autobiography of Malcolm X, as told to Alex Haley
Gjinia: Autobiografi
Autori: Malkolm X
Shqipëroi: Arjol Guni
Shtëpia botuese: Logos A
Viti: 2013
Fq. 800
Pesha: 0.801 kg.
ISBN: 978-9989-58-499-2

Mbi librin

Historia përthithëse personale e udhëheqësit më dinamik të Revolucionit Zezak. Ky libër është një testament i fuqisë së madhe emocionale nga e cila çdo amerikan ka shumë për të mësuar. Por, mbi të gjitha, tregon Malkolm X – in që shumë pak njerëz kanë njohur, njeriun që gjendej pas imazhit të stereotipizuar si predikues i urrejtjes, një njeri i ndjeshëm, krenar dhe me inteligjencë të lartë, plani i të cilit për të hyrë në rrymën kryesore të Revolucionit Zezak u ndërpre nga një breshëri plumbash të vrasësve, një njeri i cili ndihej i sigurtë se nuk do të jetonte aq gjatë sa ta shihte botimin e këtij libri.

Ky libër është rezultat i një bashkëpunimi unikal ndërmjet Malkolm X dhe Alex Haley, i cili në hulumtimin e tij personal për të kaluarën e tij afrikane, i frymëzuar nga njohja me Malkolm X, shkroi librin e shumëshitur e fort të famshëm "Roots", libër i cili është shitur në gjashtë milionë kopje dhe është përkthyer në tridhjetë gjuhë. Alex Haley është autor me famë botërore. Fitues i Çmimit Pulicer dhe i Çmimit Kombëtar të Librit në SHBA. Vdiq në moshën 70 vjeçare në shkurt të vitit 1992.

Komente mbi librin

"Libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Ndryshoi mënyrën time të të vepruarit. Më ka dhënë kurajën që unë nuk e dija se flinte brenda meje. Unë jam njëri prej atyre qindra mijëra njerëzve jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë."

Spike Lee

"Në agoninë e vetëkrijimit të tij është agonia e një populli të tërë në kërkimin e vet për identitet. Asnjë njeri nuk e ka shprehur më mirë vuajtjen që populli i tij e ka në shpirt."

The New Review of Books

"Një libër madhështor. Sinqeriteti i tij i prerë, pasioni i tij, qëllimi i tij i lartësuar ka për ta bërë atë të qëndrojë si një moment i së vërtetës më të dhimbshme."

Truman Nelson, The Nation

"I jashtëzakonshëm. Një libër i shkëlqyer, i dhimbshëm dhe i rëndësishëm."

The New York Times

"Ky libër ka për të pasur përherë një vend në literaturën e luftës afro – amerikane."

I.F. Stone

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000309

Botuesi: Botimet Dudaj

Jeta ime, Bill Clinton

Libri i Presidentit Bill Klinton Jeta ime është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.

Çmimi 19,78 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ahmed Dakli, Hilmi Dakli

Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000386

Botuesi: Albin

E pashe shtetin duke rene, Frrok Cupi

Kam pasur rastin ta shikoj përditë shtetin duke rënë. Ky brez i shqiptarëve preku "shansin" e ndodhisë së rrallë. Në këtë kontinent nuk ka rënë kurrë shteti. Shteti ynë ra në vitin 1997, 85 vjet pas ngritjes së tij.Paqen mes shqiptarëve e ruajtën ushtarët e 11 kombësive të huaja.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Franceskane

Burgjet e mia, Dom Simon Jubani

Gjithnje militant aktiv, balle për balle katileve e spijujve të Burrelit, u lirova me 13 prill 1989 bashke me klerike te tjere, ne saje te perestrojkes, tue i mbete borxh 14 vjet burgim Komiteti Qendror. U ktheva përsëri gjallë. Në shtëpinë teme të vjetër, rranze mureve te Rremajit, nën hijen e çinarëve e të selvive.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Balsam në Galaad, John L. Withers II

Megjithëse viktima për një kohë të gjatë të abuzimeve të ashpra racore, ushtarët mbetën të tronditur nga tmerret që panë kur "qyteti" doli të ishte kampi i përqendrimit në Dahau. Ata u tronditën më tej, ditë më vonë, kur dy të rinj hebrenj kockë e lëkurë, ish-të burgosur në Dahaut, u shfaqën në kampin e tyre dhe iu lutën për ndihmë. Strehimi i personelit...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Në hije, Prince Harry

Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-trauma- tik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s'mund të gjente dashurinë e vërtetë.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)