• Banner

  • Ka mbaruar

Jordan Belfort, Ujku i Wall Street-it

Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano – n... Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se , qoftë kur bursa është optimiste apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqit.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jordan Belfort, Ujku i Wall Street – it
Origjinali: Jordan Belfort, The Wolf of Wall Street
Gjinia: Autobiografi
Autori: Jordan Belfort
Shqipëroi: Florenc Mene
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 608
Pesha: 0.944 kg
ISBN: 978-9928-186-08-9

Mbi librin

Ditën bënte mijëra dollarë në minutë. Natën i shpenzonte me sa furi të mundej. Nga ahengu i shfrenuar që fundosi një jaht 50 metërsh dhe i solli një faturë hoteli 700 mijë dollarëshe, e deri tek e shoqja me fëmijët që e prisnin në shtëpi dhe agjentët e rinj e mbushamendës të bursës, që vdisnin për festa dhe që e thërrisnin mbret, këtu, me fjalët e vetë Jordan Belfort – it, jepet historia e gjeniut yllshuar që e quanin "Ujku i Wall Street – it".

Në vitet '90, Belfort u bë një nga strumbullarët më famëkëqinj të financave amerikane: një mashtrues aksionesh, i shkëlqyer dhe komplotues, i cili e nxori turmën e trimave të vet nga Wall Street dhe e çoi në një zyrë të stërmadhe në Long Island për një aventurë të papërmbajtur.

Është një rrëfim i jashtëzakonshëm lakmie, pushteti dhe teprie, që s'mund ta shpikte dot kurrkush: historia e një djali të zakonshëm që kaloi nga shitja e akullit italian në rrugë te fitimi i qindra miliona dollarëve... derisa gjithçka e mori lumi.

Komente mbi librin

"Jetëshkrim magjepsës dhe tërheqës."

Player

"Është i parafinuar, pa dyshim dhe vulgar... si dhe një lexim që të heq trurin... zbavitës si libër sensacionesh, por i vërtetë si padi federale."

Cirkus Reviews

"Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano – n... Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se , qoftë kur bursa është optimiste apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqit."

Hampton Sheet

"Proza e tij përmban një aspekt obsesiv dhe të rrëmbyer që i bën jehonë prozës së heronjve të tij, Tom Wolfe dhe Hunter S. Thompson... Belfort ia del t'i rrëfejë ndodhitë në një mënyrë që nxjerr në pah edhe shthurjen, edhe cënueshmërinë e tij."

The New York Times

"Për ata që s'e njohin plotësisht Wall Street – in është i rëndësishëm leximi i këtij libri. Mendojeni si vizitë në ato lloj skutash të skenës financiare të bursës, ana e errët e së cilës, në forma të ndryshme, është gjithmonë e pranishme. Për ata që kanë më tepër përvojë, ky mund të përbëjë një lexim të thjeshtë, të qartë dhe zbavitës."

The Street

"Ngritja si raketë e Belfort – it nga shitja e akullit italian me karrocë dore deri te një pasuri e papërfytyrueshme... dhe, pastaj, pothuajse po aq shpejt, te rënia në burg... është pothuajse po aq zbavitëse (nga largësia) sa dhe tronditëse falë humorit të zymtë dhe ndjenjës komike e vetëkritike të tij."

Sullivan County Democrat

"Me imtësi komike dhe gojëndyrë, ai rrëfen ngritjen e vet mediokre në botën e financave... Kujtimet e Belfort – it, shpesh tërheqëse, të mprehta, komike dhe çapkëne, përbëjnë kënaqësi të vërtetë e të ashpër. Nota 10."

Rocky Mountain News

"Ky libër të bën të shkulesh së qeshuri."

Sunday Times

"Kryqëzimi i Flakadanit të kotësive të Tom Wolfe – t me Njerëzit e Mirë të Scorcese – s... Belfort ka prekjen e Midës."

The Sunday Times

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2256

Botuesi: Pegi

Steve Jobs, Walter Isaacson

(0)

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Einstein, jeta dhe universi i tij, Walter Isaacson

(0)

Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nje grua ne Berlin

(0)

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000271

Botuesi: Botimet Dudaj

Detyre mbreterore, Paul Burrell

(0)

Ai ishte maxhordomi i preferuar që krijoi një marrëdhënie të rrallë me Mbretëreshën. Ishte kryeshërbëtori të cilin Princesha e Ueilzit e quante "shkëmbi im" dhe "i vetmi njeri të cilit mund t'i besoj". U akuzua për vjedhje dhe, pas ndërhyrjes shumë të rëndësishme të sovranes, u shpall i pafajshëm.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

(0)

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

(0)

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fishta

Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar, Stefan Çapaliku

(0)

Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

(0)

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
chat Përshtypjet (0)