Nelson Mandela, portret në foto e fjalë
  • Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

Pegi

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.

800 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Nelson Mandela, portret në foto e fjalë
Origjinali: Nelson Mandela, a portrait in words and pictures
Gjinia: Histori
Autori:Nelson Mandela
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 140
Pesha: 0.447 kg
ISBN: 978-9928-4197-2-9

Koment nga Barack Obama

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi; në shekullin XXI, mesazhet e tij jehojnë më të fuqishme e më të domosdoshme se kurrë.

I autorizuar nga Nelson Mandela dhe i botuar në bashkëpunim me Qendrën e Kujtesës "Nelson Mandela", libri "Nelson Mandela, portret në foto e fjalë" skicon jetën e Mandela – s nëpërmjet imazheve dhe citimeve të përzgjedhura me kujdes, shumica e të cilave janë marrë nga arkivi i tij personal, për të nxjerrë në pah humanizmin, modestinë dhe fuqinë e këtij njeriu frymëzues.

Jeta e Nelson Mandela – s është historia e njeriut që i bëri ballë cinizmit dhe dëshpërimit që aq shpesh mundojnë botën. Nga një i burgosur u bë njeri i lirë; nga një figurë luftëtare u bë një zë i pasionuar për pajtimin; nga udhëheqësi i një partie u bë president i një vendi të tërë dhe i hapi rrugën demokracisë dhe zhvillimit. Ai ka bërë aq shumë për të ndryshuar vendin e tij, edhe botën, sa është e vështirë ta përfytyrosh historinë e këtyre dekadave të fundit pa të.

Mbi autorin

Nelson Mandela lindi në Transkei të Afrikës së Jugut më 18 korrik 1918. Ai u bë pjesë e Kongresit Kombëtar të Afrikës më 1944 dhe pas vitit 1948 u përfshi në rezistencën kundër politikave të aparteidit të Partisë Kombëtare në pushtet, gjë që çoi në arrestimin e tij, në gusht të vitit 1962.

Për rreth 27 vjet me radhë ai vuajti dënimin në burgje të ndryshme dhe gjatë kësaj periudhe, reputacioni i tij si simbol kryesor i lëvizjes së rezistencës kundër aparteidit, u forcua edhe më tej. U lirua nga burgu më 1990. Më 1993, Mandela fitoi çmimin Nobel për paqen dhe më 1994 u shpall presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928419729
ean13
9789928419729
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Liri Belishova dhe koha e saj, Bashkim Shehu

 Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000551

Botuesi: OMSCA-1

Shakate tragjike te jetes sime, Dionis Bubani

Titulli: Shakatë tragjike të jetës simeOrigjinali: Shakatë tragjike të jetës simeGjinia: KujtimeAutori: Dionis BubaniShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2005Fq. 304Pesha: 0.35 kg.
650 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mirëmëngjes, shpresë, Argita Zalli, Detina Zalli

Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001376

Botuesi: Migjeni

Mjek te Ali Pasha, Henri Holland

Veziri më priti me një mirësjellje të veçantë; më tha se besonte që unë nuk do ta harroja dhe se ai do vazhdonte të shpresonte se në një të ardhme do të kthehesha në Janinë. Ai shprehu dëshirën që t'i shkruaja sa herë të më jepej mundësia dhe t'i jepja këshilla të tjera, që mund t'i duheshin në lidhje me shëndetin. Ai më kërkoi që të përshendesja famijen...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.
800 Lekë
More

Botuesi: Pema

Historia ime, Edward Snowden

Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. 
1 400 Lekë
More

Referenca: 2348

Botuesi: Onufri

Jeta ime, Marc Chagall

Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë. Në rininë e tij, Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
2 100 Lekë
More

Botuesi: Toena

Përvoja ime në Partinë Socialiste, Servet Pellumbi

Nga ora 13:00-15:00 pata një bisedë kokë më kokë me F. Nanon, në të cilën shtrova tri shqetësime që më mundojnë prej kohësh, aq sa kam menduar edhe të jap dorëheqje nga posti që kam në Parti si zëvendës i Kryetarit. 
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2214

Botuesi: Botart

Gjeneral De Gol, Eric Roussel

Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
1 000 Lekë
More