• Banner

Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes, Jasin Berberi

Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së "Mësuesit të Popullit", Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore.

10,20 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes (kopertinë e trashë)
Origjinali: Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes
Gjinia: Biografi
Autori: Jasin Berberi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 232
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-99956-87-66-3

Koment nga Xhelal Berberi

E dua qytetin tim të lindjes, Delvinën e lashtë dhe me tradita historike, patriotike, kulturore e qytetare sa s'ka më , se këtu u linda dhe u rrita, punova, jetova një jetë të tërë dhe pres me qetësi fundin. I dua njerëzit e saj të urtë dhe me zemër të madhe, bujarinë dhe mikpritjen e tyre, natyrën dhe relievin e mrekullueshëm, ajrin tejet të pastër, gjelbërimin si në asnjë vend tjetër, aromën e trëndelinës dhe të detit, klimën mesdhetare e ditët me diell etj.

Kujt nuk i pëlqen mishi, kukureci, djathi, vera, frutat, erëzat dhe perimet e Delvinës? Po sazet dhe kënga labe? Edhe pse sot kujdesi për të është i pakët, mendoj se Delvinën do ta zhvillojnë vetë delvinjotët. Prandaj, ju bëj thirrje ta doni sa më shumë qytetin tuaj të lindjes, ta doni Shqipërinë, atdheun tonë. Atdhetarizmi tregon vlerën e një njeriu. Ata që për interes personal kanë marrë nëpër këmbë dashurinë e atdheut, kanë shkelur njëkohësisht dhe nderin e tyre. Ta gëzoni Shqipërinë tonë të dashur!

Koment nga Enver Isufi

Shfletojeni me dashuri këtë libër. Delvina, qyteti ynë i dashur, në rrjedhën e shekujve, ka lënë emrin e vet të nderuar në faqet më të ndritura të historisë së Shqipërisë. Me pushkë dhe me penë, me punë dhe me atdhedashuri, me kulturë dhe me tradita, me vaje dhe me këngë, me bujari dhe mikpritje, ajo ka ardhur deri në kohët moderne, duke dhënë shembuj e duke marrë shembuj, të cilët mbeten gjithmonë të gjallë në kujtesën historike.

Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së "Mësuesit të Popullit", Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore. S'ka si ndodh ndryshe kur njihesh me jetën dhe veprimtarinë e Xhelal Berberit, kur shfleton dhe përjeton kujtimet e tij, kur ndjen të rrahë zemra e zjarrtë e këtij mësuesi të thjeshtë dhe atdhetari të madh. Ai ishte ndër rilindësit e fundi, por edhe ndër intelektualët e parë demokratë, ndër pionerët e parë të ABC – së dhe shkollës shqipe, por edhe ndër punëtorët e përkushtuar që hodhën bazat e arsimit dhe kulturës moderne shqiptare.

Ai ishte gjithashtu një qytetar shembullor dhe paqësor si në kohët e qeta edhe në turbullirat shoqërore të shekullit të kaluar. Më mirë se kushdo, këto cilësi të larta e virtyte të çmuara të këtij burri të ndritur dalin qartë në faqet e këtij libri i cili fare mirë mund të shërbejë si një udhërrëfyes atdhedashurie, kulture, arsimdashurie që iu vlen brezave të rinj, po edhe të moshuarve. Puna e palodhur e autorit të librit, mësuesit të nderuar Jasin Berberi, është një shembull i lartë i një akti intelektual, një shlyerje e një detyrimi moral ndaj figurës së Xhelal Berberit, por edhe një provë e dukshme se intelektuali tërë jetën duhet të përcjellë tek brezat mesazhe kulture e mirënjohjeje.

Jasini është ndër më të rinjtë e një dinastie mësuesish nga fisi i Berberajve, që zë fill me Xhelalin, me vëllanë Ganiun, të shoqen Safon, të birin Pëllumbin, vëllanë e Jasinit, Ismetin etj. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, Jasin Berberi punoi për dekada të tëra në shkollat e qytetit të Delvinës, në fillim mësues e mandej për vite me radhë, si nëndrejtor e drejtor i shkollës së mesme të përgjithshme të Delvinës, e para shkollë e mesme që u hap në ish rrethin e Delvinës.

Ai vetë është një personalitet i shquar i shkollës, arsimit dhe edukimit të brezave të tërë, të qytetit të lindjes, mbart një përvojë të vyer që ia vlen t'u përcillet më të rinjve. Ndonëse tani është në pension, Jasin Berberi është plotësisht i denjë për të merituar një vlerësim apo një titull nderi i cili nuk do t'i shërbejë më tepër atij, sesa vlerave të shkollës dhe arsimit shqip në qytetin e Delvinës.

Shfletojeni me dashuri këtë libër, lexojini me vëmendje kujtimet dhe mbresa e "Mësuesit të Popullit", merrni çfarë ju vlen nga "ndërshtypjet" (siç kishte qejf të thoshte zoti Xhelal) dhe me siguri do të ndjeni veten më të ditur, por edhe borxhli ndaj popullit dhe atdheut, do të ndiheni krenarë për të shkuarën e më besues për të ardhmen dhe do të bindeni se mbi fetë, mbi partitë, mbi qeveritë, qëndron gjithmonë Shqipëria jonë e dashur.  

Detajet e librit
2930
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Elon Musk, Ashlee Vance

Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk – ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001378

Botuesi: Migjeni

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2526

Botuesi: Te tjere

Frederik Shopen, Anton Grudzhinjski

Anton Grudzhinjski rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Gjyshi i tij ka qenë kompozitor, pianist dhe drejtor i Institutit të Muzikës, ndërsa i ati ka qenë kompozitor dhe pedagog i vlerësuar.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Pleshti Jeta e Lionel Mesit, Gijem Balagè

Historia e Pleshtit është e jashëzakonshme. Është si një legjendë grerëzash. Mesi, me atë trup imcak, me ato këmbë të vogla, gjoksin e vogël, me gjithë ato probleme të rrijtjes, nuk mund të luante në futbollin modern muskuloz, të rënde tënde të fortë. Vetëm se Mesi nuk deshi t’ia dinte. Ndaj është dhe më i miri i të gjithëve.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

De Rada, Rishpikja e Arbërisë, Moikom Zeqo

Ne nuk kemi përpara De Radës ndonjë figurë tjetër krijuese – përjashto këtu Pjetër Bogdanin e pavdekshëm, që mund të quhet një klasik i përmasave të mëdha. Problematika e leximit të një klasiku të tillë si De Rada është përherë një çështje e niveleve të kulturës së leximit.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2726

Botuesi: Helga's Secrets

Nikola Tesla, John J. O'Neill

Nga një kohë e energjisë së papërpunuar mekanike të avullit dhe të fillimeve të ndrojtura të motorëve me djegie të brendshme, e cila nuk kishte asnjë shans që ta shtynte botën drejt zhvillimeve të sotme, Tesla bëri të lindte koha e shpërthimit gjigant të energjisë elektrike.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000964

Botuesi: Dituria

Ditaret shqiptare, Justin Godart

"Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)