• Banner

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.

8,42 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria, ankthi dhe ëndrra
Origjinali: Shqipëria, ankthi dhe ëndrra
Gjinia: Kujtime
Autori: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2012
Fq. 258
Pesha: 0.313 kg.
ISBN: 978-99956-39-77-8

Mbi autorin

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës. Nga viti 1990 – 2009 jetoi si emigrant në Itali.

Gjatë gjithë jetës është marrë me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash, të cilat u botuan vetëm pas vitit 1990. Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Në Itali ka botuar librat: "Një ankth gjysmëshekullor", "Çmimi i një ëndrre", "Mes Burgut dhe Zotit", "Fluturimi i gjatë i një ore".

Në Prishtinë ka botuar romanin "Ikje nga trilli i perëndive". Ka përkthyer dhe botuar në Itali më shumë se 10 vepra, prozë dhe poezi, të autorëve shqiptarë dhe në shqip mbi 60 përkthime nga Pirandello, Allende, Robbins, Rowling, Brontè, Hawthorne etj.

Komente mbi autorin

"Ata që kanë patur fatin e mirë të mos kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945 – 1990, kur të lexojnë këtë kronikë të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët e të thonë: "Bah, ç'përralla po na treguaka ky!", kurse ata që e kanë përjetuar në kurrisin e tyre do të thonë: "S'paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë!" Ndoshta kështu do të thonë..."

Robert Shvarc

"Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera – herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së Enver Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte."

Gjergj Zheji

"Një libër që bie si një gur në pellgun e historiografisë, thyen heshtjen fajtore të së kaluarës dhe të së sotmes, hulumton në natën e diktaturës dhe sinjalizon horizonte të reja kërkimi."

Prof. Elio Miracco, Universiteti La Sapienza, Romë

Detajet e librit
UET Press
2667
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000960

Botuesi: Te tjere

Ikje nga trilli i perendive, Amik Kasoruho

Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Dje, sot, nesër, Sophia Loren

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000860

Botuesi: IDK

Kujtime 1885-1925, Eqrem bej Vlora

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.

Çmimi 12,88 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Muza

Diana: Historia e saj e vërtetë, Andrew Morton

E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes së bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit. 

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.

Çmimi 7,93 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2256

Botuesi: Pegi

Steve Jobs, Walter Isaacson

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. 

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)