Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham
  • Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham

Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham

2529

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe.

7,29 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Njëzet vjet ngatërresa ballkanike, vëllimi i dytë
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Edith Durham
Shqipëroi: Selaudin Toto
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2001
Fq. 310
Pesha: 0.341 kg.
ISBN: 978-99927-43-23-9

Mbi autoren

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të. Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj, Arthur Eduard Durham, ishte një kirurg i njohur në Londër.

Edukimin e mori në mënyrë private dhe shfaqi talent në ilustrime si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundur pjesëmarrjen në Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretërore e Arteve). Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuar të një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar në 1899. Pas vdekjes së babait, Editit iu desh të kujdesej me vite me rradhë për nënën e sëmurë që rezultoi si diçka shumë e lodhshme.

Në moshën 37 vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jasht vendit për t'u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t'i linte asaj mbresa të thella për të gjithë jetën. Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës.

Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe. Ajo shkruajti 7 libra rreth çështjeve të ballkanit, nga të cilët High Albania (Shqipëria e Epërme) e shkruajtur në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malsorëve të Shqipërisë Veriore.

Është për t'u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man) e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute). Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve.

Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej nga perkrahësit e shtetit serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t'a futur në territoret sllave. Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin "Krimbi serb" meqë nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e "Serbisë së Madhe", duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë.

Për më tepër, intelektualë angleze që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj "Black Lamb and Grey Falcon" si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmone janë ata qe masakrohen dhe jo masakratorët. Historiani i njohur R.W. Seton - Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro - Hungareze) komentoi, "Ndërkohë që gjithmonë denoncohet "mentaliteti i Ballkanit", edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë". Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot Editin dhe kanë rrespekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është "Mbretëresha e Malsorëve."

Ajo u mirëprit nga malsorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e "Burrneshave Shqiptare", që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri. Mbas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruajtur për të "Ajo na fali ne zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmëndjen e malsorve tanë." Ajo vazhdon të nderohet si "Heroinë Kombëtare" dhe në 2004 në një deklaratë të presidentit shqiptar, Alfred Moisiu, e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.

Detajet e librit
Argeta LMG
2529

Referencat specifike

isbn
978-99927-43-23-9
ean13
9789992743239
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Të bëhesh, Michelle Obama

Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brenda Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park.
Çmimi 18,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kështjella prej xhami, Jeannette Walls

Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. 
Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000271

Botuesi: Botimet Dudaj

Detyre mbreterore, Paul Burrell

Ai ishte maxhordomi i preferuar që krijoi një marrëdhënie të rrallë me Mbretëreshën. Ishte kryeshërbëtori të cilin Princesha e Ueilzit e quante "shkëmbi im" dhe "i vetmi njeri të cilit mund t'i besoj". U akuzua për vjedhje dhe, pas ndërhyrjes shumë të rëndësishme të sovranes, u shpall i pafajshëm.
Çmimi 11,45 
More
Ne gjendje

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...
Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Ditare: 1914-1920, Shuk Gurakuqi

Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
Çmimi 5,21 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Shqipëria e Epërme, Edith Durham

Një rrëfim magjepsës, tronditës, pse jo dhe dramatik, që sjellë të gjallë një botë sa epike e heroike aq edhe të prapambetur, primitive e të pamëshirshme, ku asgjë s'është ashtu siç duket dhe ç'është kryesorja, shpesh mjaft të ndryshme nga shëmbëllimet romantike që kemi për historinë.
Çmimi 11,45 
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook