• Banner

Ditet e fundit te Lev Tolstoit, Vladimir Certkov

Frymëmarrja e rëndë, që vazhdonte prej disa orësh, u këmbye befas me një frymëmarrje të dobët. Pas disa çastesh, edhe ajo u këput. Interval i një qetësie të thellë. Kurrfarë sforcimi, kurrfarë përpjekjeje. Mandej fryma e fundit, e mezidëgjueshme, e thellë – e thellë, e zgjatur...

4,95 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditët e fundit të Lev Tolstoit
Gjinia: Kujtime
Autori: Vladimir Certkov
Shqipëroi: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
Fq. 68
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-99927-53-57-9

Fragment nga libri

Frymëmarrja e rëndë, që vazhdonte prej disa orësh, u këmbye befas me një frymëmarrje të dobët. Pas disa çastesh, edhe ajo u këput. Interval i një qetësie të thellë. Kurrfarë sforcimi, kurrfarë përpjekjeje.

Mandej fryma e fundit, e mezidëgjueshme, e thellë – e thellë, e zgjatur... Duke kundruar në krevat lëvozhgën e asaj çka kishte qenë Lev Nikollajeviçi, m'u kujtua një copëz që rastësisht pata rrokur në vigjilje nga regëtimat e fundit të shpirtit të tij. Po rrija ato çaste përanash shtresave të tij. Ai merrte frymë me zor, shtrirë në shpinë.

Befas, si duket, vazhdonte me vete fillin e mendimit që e ngërthente, teksa arsyetonte vetëmevete, shqiptoi me zë të lartë: "Kaq e pata...Dukjet e mia...Boll me dukjet...Ja, pra e gjitha..." Çova nëpër mend idenë e Lev Tolstoit mbi jetën njerëzore, si shfaqje e frymës së Zotit, të përmbyllur përkohësisht në kufijtë e individit që gjakon t'i kapërcejë këta kufij, me qëllim që të shkrihet me shpirtërat e krijesave të tjera dhe me Zotin.

Dhe me një gjallëri të veçantë ndjeva se jeta prej një të kuptuari të tillë është një lumturi e pacënueshme nga asgjë dhe vdekja nuk ekziston. Dhe këtë vetëdije brenda meje nuk mund ta lëkundë asnjë vuajtje personale për humbjen e Lev Nikollajeviçit, si njeri e si mik.

Koment nga Vladimir Nabokov

Konti Lev Nikollajeviç Tolstoi (1828 – 1910), njeri me shpirt të fortë e të patundur, gjithë jetës copëtohej midis natyrës së tij të ndjeshme dhe mbindjeshmërisë së ndërgjegjies. Joshja dhe tundimi i qytetit e shpërngulnin atë shpesh nga udhëza e qetë e fshatit, nëpër të cilën Tolstoi asket digjej të ecte me po atë pasion me të cilin Tolstoi qejfli dëshironte i dalldisur ngushëllimet e epshit. Në rini pati sunduar epshi.

Më vonë, pas martesës (1862), Tolstoi gjeti prehjen shpirtërore në jetën familjare duke iu kushtuar drejtimit të çifligut (ai zotëronte toka pjellore në Vollgë) dhe punës mbi librat e tij më të mirë. Pikërisht në këtë periudhë, në vitet '60 dhe fillimin e viteve '70, ai krijoi kryeveprat e tij: romanin madhështor "Lufta dhe paqja" (1869) dhe romanin e pavdekshëm "Ana Karenina".

Dhe më vonë, në fund të viteve '70, kur i kishte kapërcyer qëkuri të dyzetat, ndërgjegjia triumfoi mbi interesat personale, mirëqenien familjare, karrierën marramendëse letrare, të cilën ai e sakrifikoi për hir të asaj që e quante borxh moral, duke parapëlqyer guximin piktoresk para krijimtarisë së thjeshtë, jetën e ashpër të bazuar në parimet racionale të moralit kristian dhe idesë abstrakte të humanizmit.

Dhe kur në vitin 1910 e kuptoi qartë se duke vazhduar të qëndronte në çifligun e tij, në gjirin e butë familjar, ai vazhdonte gjithaq t'i tradhtonte idealet e rrojtjes së thjeshtë e të pamëkatë, ky plak 80 vjeçar u largua nga shtëpia, u nis të shkonte më këmbë në manastir dhe, pa sosur gjer aty, takoi vdekjen në një han të vogël të një stacioni hekurudhor.

Nuk i duroj dot gërmimet në fakte biografike të shkrimtarëve të mëdhenj, ma shpifin njerëzit që vëzhgojnë si maniakë jetën e tyre përmjet vrimës së çelsit, ma shpif vulgariteti i "interesit të njeriut", ma shpifin fëshfërimat e fundeve dhe kuturisjet nëpër korridoret e kohës. Por ja se ç'dua të them.

Përvujtnia e ligë e Dostojevskit, dehja e tij me keqardhjen për të fyerit e të poshtëruarit, të gjitha këto kanë qenë tekembramja vetëm se emocione, ndërsa ajo laryshi e veçantë e kristianizmit të zymtë, të cilën predikonte Dostojevski, nuk e pengonte atë asfare të çonte një jetë tërësej të largët prej idealeve të tij. Ndërsa Tolstoi, sikundërse edhe përfaqësuesi i tij, Levini, përkundrazi ishte organikisht i paaftë për të imituar ndërgjegjien ndaj vuante egërsisht kur zanafilla kafshërore merrte të përpjetë mbi atë shpirtëroren.

Duke krijuar për veten një religjion të ri, një përzierje të doktrinës budiste mbi Nirvanën dhe Testamentit të Ri (e thënë ndryshe "Jezus minus kishë") dhe duke e ndjekur, ai mbërriti në përfundimin se arti është ateist ngase është i bazuar mbi përfytyrimin, mbi gënjeshtrën, mbi falsifikimin dhe, pa asfarë keqardhje, sakrifikoi dhuntinë e madhërishme të artistit duke u mjaftuar me rolin e filozofit të mërzitshëm, të rëndomtë edhe pse të esëllt.

Pasi kishte nënshtruar majat e artit me romanin "Ana Karenina", ai vendosi papritmas të kufizohej me artikujt moralizues dhe të mos shkruante gjë tjetër veç tyre. Për fat, i cytur nga nevoja e papërmbajtshme krijuese, ai i lëshonte udhë më të rrallë dhuntisë natyrore dhe kështu krijoi edhe disa vepra të mrekullueshme me një didaktikë të përllogaritur e të paturbulluar, ndër të tjera tregimin madhështor "Vdekja e Ivan Iliçit".

Të shumtë janë ata që kanë raporte të përziera ndjenjash ndaj Tolstoit. E pëlqejnë si artist dhe nuk e durojnë si predikues. Por, në të njëjtën kohë, ëshë e pamundur ta ndash Tolstoin artist nga Tolstoi predikues: gjithëpo ai zë i ulët e i prajshëm, po ato shpatulla të forta që bartën me lehtësi dhe barrën e vegimeve të mjegullta dhe peshën e rëndë të ideve.

Detajet e librit
2453
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000241

Ate Sergi, L.N. Tolstoi

Lindur në pronat e familjes në Yasnaya Polyana, 160 kilometra në jug të Moskës, Tolstoi nisi studimet në Universitetin Kazan në moshën 19 vjeçare. Në rini, kishte fuqi të mëdha fizike dhe zhdërvjelltësi, me uri të pakufishme për vodka dhe femra. Për rrjedhojë, nuk qe shumë i mirë si student.

Çmimi 1,98 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2109

Botuesi: Onufri

Tolstoi dhe gruaja e tij, Tihon Polner

Te libri që po ju ofroj, përpiqem t'i afrohem Tolstoit jo si një shenjtori. Për mua ai është një njeri (vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore nuk është e huaj. Kundërshtimin e ideve të tij ia kam lënë atij vetë. Alternimi i fazave të zhvillimit shpirtëror të Tolstoit gërshetohet (si për të gjithë njerëzit) me rrethanat e jetës së tij intime.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2958

Botuesi: Zambaku

Pullaliu, Lev Tolstoi

Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm.

Çmimi 3,96 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Ndre Mjeda, Rinush Idrizi

Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Gruaja brenda meje, Britney Spears

Shkruar me çiltërsi dhe humor të jashtëzakonshëm, kujtimet  revolucionare të Spears hedhin dritë mbi forcën e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë – dhe rëndësinë që ka një grua e cila, më në fund, e tregon historinë e saj, me fjalët e veta.

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Premtomë, baba, Joe Biden

Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët. Djali i madh i Xho dhe Xhill Bajdënit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2256

Botuesi: Pegi

Steve Jobs, Walter Isaacson

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. 

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Jeta ime, Demi Moore

Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001342

Botuesi: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Irisoft Education

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Unë jam Malala, Malala Yousafzai

Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)