• Banner

  • Ka mbaruar
Jeta ime, Marc Chagall
  • Jeta ime, Marc Chagall

Jeta ime, Marc Chagall

Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë. Në rininë e tij, Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë.

9,37 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jeta ime (kopertinë e trashë)
Gjinia: Autobiografi
Autori: Marc Chagall
Shqipëroi: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 160
Pesha: 0.37 kg
ISBN: 978-99956-87-44-1

Mbi librin

Mark Shagall është një nga artistët më të suksesshëm të shekullit XX. Biografia e tij "Jeta ime", e njohur edhe si "Mein Leiben" ose "Ma vie", u shkrua nga Shagalli në Moskë, ndërmjet viteve 1921 dhe 1922, kur ai ishte tridhjetë e pesë vjeç. Lirike dhe evokative, biografia e Shagallit duket sikur lidhet me një doktrinë të lashtë, sipas së cilës piktura, ashtu si poezia, duhet të simbolizojë eksperiencat e jetës, si dhe ndjesitë që ato evokojnë.

Në rininë e tij, Shagalli kishte ëndërruar të bëhej poet dhe gjatë gjithë jetës mbeti dashamirës i poezisë. Libri i tij "Jeta ime", në vetvete një poezi në prozë, është një vepër e rëndësishme në karrierën e Shagallit. Ai është një eksplorim i mrekullueshëm i kujtimeve të tij çifute – ruse për fshatin e tij të dashur Vitebsk dhe për "takimin" me avangardën në Parisin e fillimit të shekullit të njëzetë. Libri është një shembull i mirë i ndjeshmërisë dhe spiritualitetit të Shagallit.

Detajet e librit
2348
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Unë jam Malala, Malala Yousafzai

Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Rrugëtimi im, Pashk Përvathi

Në rrugën për t’u ngjitur jam rrëzuar disa herë, por nuk jam dorëzuar. Kjo ngjitje ka qenë e mundimshme, por drita, më në fund, është parë... Në këtë rrëfim të jetës sime, të hedhur në këtë libër, mos prisni penën e shkrimtarit. Unë nuk di të shkruaj si ata. Madje, as pretendimin nuk e kam të tillë, sepse për mua kjo është e pamundur. Por një gjë di t’jua...

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000959

Botuesi: Te tjere

Ridenimi, Fatos Lubonja

Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet - aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë. Ky botim ka mbaruar. Klikoni këtu për botimin e ri

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000068

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëheqja, Rudolph W. Giuliani

Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin

Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2935

Botuesi: Princi

Blendi Fevziu, Kastriot Myftaraj

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.

Çmimi 14,57 
More
In Stock

Botuesi: Dukagjini

Vepra e saj, Alketa Xhafa Mripa

“Vepra e saj” përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrëm e tyre – ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia,...

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)