• Ka mbaruar
Ali Kuçi, Gjelok Marko
  • Ali Kuçi, Gjelok Marko

Ali Kuçi, Gjelok Marko

2343
Dija-Poradeci

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.

46,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ali Kuçi, fenomen gjenial i rezistencës antinaziste
Origjinali: Ali Kuçi, fenomen gjenial i rezistencës antinaziste
Gjinia: Biografi, histori
Autori: Gjelok Marko
Shtëpia botuese: DIJA – Poradeci
Viti: 2011
Fq. 144
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-99956-98-32-4

Koment nga autori

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.

E, megjithë këto fakte e skena, po paraqes një libër ku del qartë triumfi i jetës mbi vdekjen, triumfi i lirisë mbi tiraninë e krimin, pavarësisht se vdekja, tirania e krimi shfaqen në formën më të egër e më ekstreme që ka njohur historia e njerëzimit. Por, ky libër është një dëshmi për faktin që jeta ka triumfuar mbi vdekjen dhe liria mbi tiraninë.

Mbi autorin

Gjelok Marko u lind më 10 maj 1962. Arsimin fillor e të mesëm e kreu në Pogradec. Në vitet 1981 – 1985 kreu studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë – Letërsi. Nga viti 1985 – 1991 punoi mësues në shkollën e mesme në Velçan të rrethi të Pogradecit. Gjatë kohës si student dhe gjatë periudhës si arsimtar është marrë me publicistikë e studime kritike letrare.

Ka bashkëpunuar me revistën "Hosteni", ndërsa studimet e tij kritike të kësaj kohe kanë të bëjnë me romanin satirik. Studimet e tij kritike filluan me temën për mbrojtjen e diplomës dhe vazhduan më tej në kuadrin e kualifikimit pasuniversitar me synimin për të marrë titullin "Kandidat i Shkencave". Në kuadrin e këtij programi, ai ka dhënë provimet pasuniversitare të Filozofisë dhe ka mbrojtur edhe gjuhën angleze.

Përfundimi i këtij programi u ndërpre me largimin e tij në Greqi në maj 1991. Gjatë qëndrimit të tij në Greqi është marrë kryesisht me përkthimin e leksioneve e literaturës biblike, si dhe me studimin e gjuhës greke. Që nga viti 1992 ka jetuar kryesisht në Gjermani. Gjatë kësaj kohe ai është marrë kryesisht me studime historike e biblike.

Objekt i studimeve të tij historike kanë qenë historia e Mesjetës së hershme dhe të vonë, si dhe periudha e Luftës së Dytë Botërore. Në kuadrin e studimeve biblike frut i punimeve të tij është përmbledhja "Themelet biblike të besimit të krishterë".

Detajet e librit
Dija-Poradeci
2343
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit, Stefan Zweig

Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
66,70 SEK
More

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.
138,00 SEK
More

Referenca: SKU000883

Botuesi: Onufri

Deri ne oren e fundit, Traudl Junge

Shkrimet e Traudl Junge, që u përkasin viteve 1947-1948, përbëjnë kujtime subjektive dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal. Në bashkëpunim me zonjën Junge, teksti është ndryshuar shumë pak, aty ku shiheshin dobësitë, që i ka të vetat një dorëshkrim.
80,50 SEK
More

Botuesi: Onufri

Vikama e tingullit, Vera Ibrahimi

Njerëz të dashur dhe personalitete të mëdha u ngjitën në Qiell…Disa, vetvetiu, u zbehën dhe mbetën në gjysmëhije… Por, lavdi Zotit, shumë e shumë të tjerë janë e do të jenë sërish dëshmitarë të kohëve tona, do të jenë mendërisht dhe shpirtërisht…
207,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.
230,00 SEK
More

Botuesi: Erik Botime

Lasgushi i Panjohur, Moikom Zeqo

 Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura të Mëdha si Lasgushi.
172,50 SEK
More

Botuesi: Fishta

Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar, Stefan Çapaliku

Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.
115,00 SEK
More

Botuesi: LINDDITA AE

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!
138,00 SEK
More

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU000551

Botuesi: OMSCA-1

Shakate tragjike te jetes sime, Dionis Bubani

Titulli: Shakatë tragjike të jetës simeOrigjinali: Shakatë tragjike të jetës simeGjinia: KujtimeAutori: Dionis BubaniShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2005Fq. 304Pesha: 0.35 kg.
74,75 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.
136,85 SEK
More

Referenca: 2096

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia 1943-1945, Bernd Fischer

Megjithëse populli shqiptar nuk është në përgjithësi kundër të huajve, ai ka preferenca të caktuara në lidhje me vendet e huaja, të cilat mund të ndahen në dy grupe: pro – perëndimore dhe pro – lindore.
172,50 SEK
More