Steve Jobs, Walter Isaacson
  • Steve Jobs, Walter Isaacson

Steve Jobs, Walter Isaacson

2256
Pegi

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. 

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Steve Jobs
Origjinali: Steve Jobs
Gjinia: Biografi
Autori: Walter Isaacson
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 616
Pesha: 0.89 kg
ISBN: 978-9928-124-74-6

Mbi librin

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues.

Pasioni i tij për përsosmëri dhe vullneti i pamposhtur revolucionarizuan gjashtë sektorë industrialë: kompjuterat, filmat vizatomorë, muzikën, telefonat, tabletat dhe botimet digjitale. Në një kohë kur shoqëritë nëpër botë përpiqen të ndërtojnë ekonomitë e erës digjitale, Jobsi është vlerësuar si ikona më e lartë e risisë dhe imagjinatës.

Ai e dinte që mënyra më e mirë për të krijuar vlerat në shekullin XXI ishte lidhja e krijimtarisë me teknologjinë, prandaj ndërtoi një kompani ku hovi i imagjinatës u kombinua me përmirësime të dukshme inxhinierike. Megjithëse bashkëpunoi për shkrimin e këtij libri, Jobsi nuk kërkoi të kontrollonte se çfarë ishte shkruar, madje nuk kërkoi as ta lexonte para se të botohej.

Ai nuk vendosi asnjë kufi, përkundrazi i nxiti njerëzit që njihte të flisnin në mënyrë të ndershme. "Kam bërë plot gjëra për të cilat nuk ndihem krenar, si për shembull kur lashë shtatzënë të dashurën në moshën njëzetetrevjeçare dhe se si e trajtova këtë fakt", më tha. "Po nuk kam fshehur në dollap ndonjë kufomë që nuk dua ta nxjerr." Jobsi flet ndershmërisht, shpeshherë në mënyrë pothuajse brutale për njerëzit më të cilët ka punuar dhe ka konkurruar.

Gjithashtu, miqtë, armiqtë dhe kolegët e tij japin një vështrim objektiv mbi pasionet, demonët, përsosmërinë, dëshirat, dellin e artistit, djalllëzinë dhe fiksimin për kontroll, që i dhanë formë qasjes së tij ndaj biznesit dhe produkteve novatore që lindën. Jobsi arriti t'i egërsonte dhe t'i dëshpëronte njerëzit rreth tij. Por personaliteti dhe produktet qenë të ndërlidhura, ashtu siç janë të ndërlidhura hardueri dhe softueri në produktet Apple.

Historia e tij e jashtëzakonshme, e treguar nëpërmjet kësaj biografie mjeshtërore, është e mbushur me mësime mbi drejtimin, risitë, vlerat dhe karakterin.

Fragment nga libri

Një ditë, Jobsi u fut në dhomën e punës së Leri Kenionit, një inxhinier që punonte me sistemin operativ të Macintoshit dhe iu ankua se kompjuteri donte shumë kohë që të ndizej. Kenioni nisi t'ia shpjegonte, por Jobsi e ndërpreu. "Po sikur të bëhet fjalë për të shpëtuar jetën e një njeriu, e gjen dot një mënyrë që ta shkurtosh me dhjetë sekonda kohën e ndezjes?"- e pyeti.

Kenioni tha se ndoshta mundej. Jobsi shkoi pranë një tabele dhe i sqaroi se, nëse ishin pesë milionë njerëz që përdornin Macintoshin dhe shpenzonin nga dhjetë sekonda më shumë duke e ndezur çdo ditë, do të thoshte se ishin më shumë se treqind milionë orë në vit të shpenzuara kot, çka ishin të barabarta me të paktën njëqind jetë njerëzish në vit.

"Leri mbeti gojëhapur dhe, pas pak javësh, erdhi dhe na tregoi që ndezja e kompjuterit bëhej njëzet e tetë sekonda më shpejt", kujtonte Atkinsoni. "Jobsi i frymëzonte njerëzit duke u paraqitur tërësinë e impaktit të një ideje apo projekti."

Detajet e librit
2256
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Faik Konica

Unë e Përdhunuara, Ramize Murtezi Shala

Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës  dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
960 Lekë
More

Botuesi: Pema

Jeta ime, Mahatma Gandi

 Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e...
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.
1 000 Lekë
More

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Ujku i Wall Street-it, Jordan Belfort

Një rrëfim i pushtetit dhe i paturpësisë amerikane, që do ta bënte krenar Tony Soprano – n... Në këtë rrëfim të lakmisë amerikane të fundshekullit të njëzetë, Belfort demonstron se , qoftë kur bursa është optimiste apo pesimiste, ata që e bëjnë interesante janë ujqit.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001118

Botuesi: Te tjere

Jeta ime... Interviste me Blendi Fevziun

Puna është jeta juaj. E tillë është edhe për Blendi Fevziun, i cili ka sjellë në një libër të përmbledhura 23 intervista të marra në studion e tij. Janë 23 personazhe që drejtpërdrejtë apo indirekt, në mënyrë të dukshme apo të kamufluar kanë dominuar jetën politike dhe publike në Shqipëri. 11 vite komunikim me publikun vjnë në një botim që sjell copëza të...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000959

Botuesi: Te tjere

Ridenimi, Fatos Lubonja

Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet - aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë. Ky botim ka mbaruar. Klikoni këtu për botimin e ri
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Tri gra, Lisa Taddeo

Megi, një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, nxënëse e shkollës së mesme në Dakotën e Veriut, gjoja ngatërrohet në një marrëdhënie dashurie me mësuesin e saj të anglishtes, i cili është i martuar; gjyqi penal që pasoi, e kthen përmbys komunitetin e tyre të qetë.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2726

Botuesi: Helga's Secrets

Nikola Tesla, John J. O'Neill

Nga një kohë e energjisë së papërpunuar mekanike të avullit dhe të fillimeve të ndrojtura të motorëve me djegie të brendshme, e cila nuk kishte asnjë shans që ta shtynte botën drejt zhvillimeve të sotme, Tesla bëri të lindte koha e shpërthimit gjigant të energjisë elektrike.
1 000 Lekë
More